Tuesday, October 11, 2016

Vasil Tabaku - MOS E BËJ TË QAJ NJË GRUA

…Sepse lotët e saj
Janë gurë të zjarrtë
Mbi shpirtin tonë të trisht…
Lotët e një gruaje
Bëjnë qiejt të kullojnë
Mijëra pika yjesh të plagosur
Ngrenë retë mbi horizont
Dhe vrasin gjithë dashuritë…
Mos e bëj të qaj një grua
Shpirtin e saj prej deti lulesh
E thanë
Dhe me kënbët e tua prej pagani
Ke shkelur gjithë puthjet
Ke prangosur një përqafim
Ke robëruar një buzëqeshje
Ke vrarë
Dritën e diellit
Mbi hënën e fytyrës së saj prej nimfe
Ke përgjakur ëndërrat
Dhe ke tharë
Gjithë ngjyrat e trandafilave
Pëllumbat e bardh të gjinjëve
I ke mbështjellë me natë
Duke burgosur frymëmarrjen…
Mes e bej të qaj një grua
Fytyrën e ditës
Ke mbushur me lotë
Fytyrën time ke goditur me dorë
Mbi heshtjen time
Ke derdhur dhimbje
Mbi zemren time prej burri
Ke hedhur gurë të rëndë fyerjej
Duke vrarë
Gjithë fjalët e mia të pathëna
Mbetur
Mbi buzët e asaj gruaje
Si një puthje e parealizuar…
Të lutem
Mos e bëj të qaj një grua
Sepse në sytë e bukur të saj
Qanë gjithë njerzimi…

0 comments:

Post a Comment