Thursday, October 13, 2016

Vasil tabaku - Njeri

…sepse ke shpirt
Dhe zemra është emëri yt…
Je frymë mbi puthjen e artë
Një psherëtim e dridhëshme
Plot dritë dhe zjarr…
Je një ëndër
ende e pa realizuar,
Një përqafim
Mbetur peng
Mbi kraharorin e dikujt…
NJERI
Perëndi e dhimbjes
Me malet e trishtimit
dhe dashurisë
Me detet e shpresës
Dhe tufanet e pasionit
NJERI
Univers I gjelbërt
Me trandafila buzësh
Dhe zambakët e puthjes së brishtë
Ku jeta lulëzon
Përmes brohorimash drite
Me copëza diejësh
Dhe prushërime yjesh pafund.
NJERI
Madhështi e frymës
E dritës, rrufeve të qiejëve pafund
Dhe brohorima gëzimi të kaltër…
TI
Ndërtues I BOTËS
Dhe shkatërrues I sajë
TI
Mrekullia e puthjes dhe dashurisë
NJERI…

0 comments:

Post a Comment