(Pak për raportet religjion - politikë - liri e besimit)
1.
Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji, me rastin e shugurimit të Kishës Katolike SHËN ABRAHAMI në Llapushnik, doli mbi vetveten shumëfish dhe lartësoi LIRINË E BESIMIT:
"Kur, në Ferizaj bëhet mysliman ditën e Bajramit Kolë Kasapi, të mos zemërohet prifti, po edhe kur Ismeti i kthehet fesë së të parëve e pagëzohet ditën e Pashkëve në këtë kishë ose në Katedrale, s’ka pse të hidhërohet hoxha. Si njëri si tjetri, duhet ta respektojnë lirinë e personit. Jo veç kaq, por kjo mënyrë e të jetuarit të lirë dhe të pajtuar, duhet të zbres edhe në familjet tona, që burri mos të pengojë gruan e as gruaja burrin, as prindi fëmijën, as fëmija prindin, në mënyrë që çdo individ të jetë i lirë të shpalosë bukurinë e shpirtit vet dhe të jetë i lirë të për ta jetuar fenë që ka zgjedhur, pa e cenuar harmoninë brenda familjes..."
Ky Ipeshkëv, për dallim nga ndonjë klerik i rrallë i përparshëm që u krijonte privilegje a mbështetje ndonjë politikani të djeshëm a të sotëm, tashmë ua ka prishur pak fitilin e interesave... prandaj të tillët nuk kanë se si të mos reagojnë ndaj tij, sepse ipeshkvi e ka bërë të ditur se Kisha nuk është filiale politike e ndonjë partie... Prandaj, të tillët, edhe në çastin më solemn, jo vetëm që nuk arrijnë ta kapërcejnë vetveten dhe shpirtvogëlsinë e interesave personale-politike; por shpërthejnë edhe në vrer! Kjo do të thotë se të tillët shkelin një normë shqiptare të traditës (shkeljet e lirisë së besimit po se po):
- nuk është në traditën shqiptare që tjetrit t’i sulmohet e fyhet festa, gëzimi apo dasma!
Ai vetëm madhëroi vlerat e harmonisë ndërfetare, bekoi Drenicën dhe veçoi:
"Ka disa që mendojnë se duke u ngritur mbi varret e dëshmorëve, mund të shihen më larg, por ne mendojmë se para varreve të dëshmorëve duhet të bimë në gjunjë dhe të lutemi për shpirtin e tyre, me ndjenjën e falënderimit dhe respektin për sakrificën e tyre. Ne duam të bimë në gjunjë para tyre dhe të lutemi. Simboli i sakrificës së Jasharëve, kur në vend të shtëpive të reja rreth Kullës së vjetër, ka varre, nuk duhet harruar kurrë."

2.
Aty është dhe protagonisti i veprave të mëdha të lirisë, i burgosuri politik, veprimtari e luftëtari i UÇK-së, Ismet Sopi (që ka shpallur besimin e familjeve të krishtera në këtë fshat):. Ai tha:
"Politika nuk ka vend në Kishën tonë!"
Desha të shtoj në fund një postulat të Epokës Moderne: institucionet fetare kanë të drejtë të kenë qëndrimet e interesimet e tyre për rrjedhat politike e shoqërore, por jo edhe të jenë pjesë qeverisëse e shtetit; ashtu sikundër dhe shteti laik ka të drejtë të dijë se ç'bëjnë institucionet fetare, por jo edhe t'ua diktojë atyre rendin shtëpiak...
Madje, për ta alrtësuar shpirtin shqiptar të harmonisë vëllazërore, aty kishte përplot shqipatrë të beimit mysliman, intelektualë e të tjerë...

3.
Këto ditë një grup klinasish ishim në Remnik të Vitisë. Në një shënim timin, po veçoj këtë përshkrim: “Posa të hysh në Remnik të Vitisë, të bie në dy minarja e një xhamie, me emblemën shqiptare të shqiponjës së flamurit kombëtar. "I ka rezistuar edhe luftës" thonë remnikasit... me bindjen se shenjat kombëtare nuk e mohojnë besimin...
Klinasit, të hënën, morën pjesë në një ngjarje të bukur arsimore, kulturore e përkujtimore: ishin të pranishëm në SHFMU "Hasan Alia - Remniku" në Remnik të Vitisë, ku u zbulua busti i shkollës që mban emrin e nacionalistit e kryengritësit të njohur shqiptar, që u vra më 1951.”
Xhamia me emblemën e shqiponjës!
Pse jo!
Shqiponja sfidoi Serbinë, luftën e fundit, pasluftën.
Remnikasit janë krenarë për të kaluarën e tyre...

4.
Të dy tempujt, edhe Kisha në Llapushnik, edhe Xhamia në Remnik, mbajnë simbole kombëtare.
Kosova, dhe shqiptarët përgjithësisht, e kanë dhënë provimin e vet të pjekurisë e të harmonisë shqiptare ndër shekuj, në këtë drejti

0 comments:
Post a Comment