Sunday, October 16, 2016

Musa Jopulli - 28 Vallëzues... e publiku


Theatër në madhështi
të gurit të zhveshur
të bardhë i shëndritshëm,
28 vallëzues të bashkuar
gdhendën emrin e tyre
në koreografinë shqiptare !
Në mesin e tyre :
arkitekt,
ingjinier,
poet e shkrimtar,
vasha nga Camëria
studente,
ai i Ulçinit
kitarist,
një Zonjë e Rëndë shkodrane
në rolin e dirigjentës,
djaloshi nga Dibra
me çifteli ,
Lahutën ,
Dardania,
Laurinë e zotëronte matiani,
e në vëmendje ra një meso burrë
me këngën " Mora rrugën për Janinë "
me klarinet!
*Skenari :
përcaktues,
fuqizues,
publiku në rolin
e rrëzuarjës së një gardhi !
Festivali i parë kombëtar
në besnikërinë e memoareve ,
në fjalën e dhënë !
*QETËSI !
NDJEMORE !
Hapet perdja :
Orkestra edhe ajo në kompozim:
Kaba, klarinet,
pogonishte, polifoni,
pjesa më e bukur e lirizmit shqiptar !
Pastaj !
Festimi dhe duartrokitjet,
me fjalën e lirë artist-poet.
Arti bashkëkohorë
Intelegjenca e Instutucionit !
Temë në vete zuri vend
ngjyra e penës në poezi,
metaforë e LIRISË
e të gjitha epokave !

0 comments:

Post a Comment