Sunday, October 9, 2016

Prend Buzhala - HUMANISTËT ARBËRORË TË KOSOVËS DARDANE

HUMANISTËT ARBËRORË TË KOSOVËS DARDANE:
dhe NOVOBERDA , SHKËLQIMI I SAJ HSITORIK
1. Në Epokën e Pasilire banorët e Kosovës quheshin ARBËN/ARBËNORË. Kishin principatat e veta me emra arbërorë në krejt hapësirat e sotme entike (askund atëbotë nuk përmendej emërtimi KOSOVË). Në librin e tij kushtuar Lekë Dukagjinit, studiuesi Tonin Çobani dëshmon se Principata e Dukagjinëve kishte dy qendra, Lezhën dhe Ulpianën (afër Lipjanit të sotëm), si kryeqytet të Principatës, të cilin e shkatërruan turqit me themel. Te “Historia e Popullit Shqiptar” (Vëllimi I, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, f. 469) thuhet se “Pali (Pal Duakgjini 1411–1458), për të cilin Gjon Muzaka rrëfen se është edukuar pranë Gjon Kastriotit, ka qenë aktiv në jetën politike. Ai ka marrë pjesë në kuvendin e Lezhës dhe që në fillim është bashkuar me Skënderbeun.
2.
Emra që përmenden (gjithnjë në kuadrin e Kishës katolike-arbërore e shqiptare), gjenden gjerësisht te vëllimet "Arbërit ndërmjet Perëndimit e Lindjes gjatë Mesjetës" (me 510 faqe) të Prof. dr. Jahja Drançollit dhe "Dilemat e Arbërit" (studime mbi Shqipërinë mesjetare) të Pëllumb Xhufit (tekst me 617 faqe). Ndër ta, po përmendim, pos Niketë Dardanit, edhe Shën Hilaronin ( vdiq më 420), familje bujarësh arbërorë në Raguzë, si Berisha, Gjini, Spani, Rchusi, Sorgo, Spani, Gjoni, Tani etj. përmenden zejtarë, tregtarë e klerikë katolikë arbërorë, ipeshkvi Graciani, kleriku dominikan Dominik Topia...
Ndërkaq, burri i shquar i urdhrit dominikan Valeri Novobërdasi (1474) ishte profesor i teologjisë, konventual në Raguzë e Lezhë; Gjon Vaji (1450) që vepron në Kosovë, kishte titullin bacalareus; at Arman Teutoni, Gjon Mazreku (1393), at Shtjefë Zaharia (1393, Ulqin), frati Jan Nika (1488, pleban i Novobërdës), motër Domenika nga Tivari (1493), at Alberti i Novobërdës konventual i Raguzës (1499-1529), at Lukë Mazi i Trepçës (1534-36), i shquar për kujdesin e të krishterëve arbër. Urdhrat kishtarë katolik[ e arbërorë, pas rënies së Kosovës (1455), Shkodrës (1479), Durrësit (1501), Tivarit e Ulqinit (1501) nën sundimin e gjenocidin otoman, pushuan së vepruari, por kleri katolik arbëror vazhdoi qëndresën e organizuar kundër Perandorisë otomane.
3.
Si piktorë të njohur evropianë përmenden arbërorët Gjon Injaci dhe Gjon Progoni (shk 15), që ishin nga Novobërda, e që shërbyen në Raguzë. Qytetet mesjetare arbërore qenë ngritur pranë minierave, të cilat u pushtuan nga otomanët dhe pikërisht në ato vende shkaktuan një etnocid e eksod të të krishterëve katolikë, kur pushtuan Novobërdën. Kisha e Manastirit të Deçanit ruan trajta të ndërtimtarisë arbërore-dalmate, ku përmendet arkitekti arbëror (i ritit perëndimor) Atë Vita Kuçi-Cuci, i cili ishte rektor i kishës së Shën Mërisë në Kotorr. Kishën e Deçanit, me 18 skulptorë e gurskalitës arbërorë katolikë, e ndërtoi atë Vita Kuçi. Përmendet skulptori i madh arbëror (katolik) Mikel Tivarasi (i njohur në gjithë Evropën), si dhe skulptorët e njohur Gjin Aleksi e Mark Nikollë Gjoka (të atyre viteve). Këto trajta skulpturore hasen edhe në katedralen (katolike) të Novobërdës. Për këta skulptorë të shquar arbërorë, flasin studiuesit gjermanë e shumë studiues të tjerë.
Arbërori Jak Pjetër Llukari - familja e gjerë Llukaj shtrihej në shumë vise të Kosovës(1551-1615), ishte historiani i njohur i epokës së Humanizmit e Renesancës, që shkroi veprën historiko-letrare "Analet e Rrushës (Raguzës)", i cili flet për ngjarjet e Kosovës dhe përmend arbrin dukë Bogdanin në shekujt paraosmanë(paraardhës i Pjetër Bogdanit). Pastaj sunduesi arbëror (katolik) i Zetës - Kocapar (Cocciapar), Ky historian jep njoftime, emra arbërorësh e vendbanimesh të Kosovës në vazhdimësi etj.
4.
Në fazën e saj të parë ortodoksia nuk ishte nacionale, mbasi Kisha drejtohej nga Perandoria Bizantine, me premisa universale, kozmopolite. Por e tillë ajo u bë me themelimin e Kishës ortodokse serbe, pas vitit 1346, ku kishat sllave identifikohen me shtetin e etninë. Perandori Dushan ndalon propagandën katolike. Papa Benedikti XI (1303), përmend famullitë katolike në Trepçë, Graçanicë, dioqeza e Kotrrit, Prizrenit, Janjevës, Novobërdës etj...hapësira të ritit katolik në këtë mbretëri, që përputhen me trojet ku jetonin shqiptarët. Drançolli, sipas dokumenteve të kohës, thekson se ka shumë më tepër shënime për Kishën katolike në Kosovën arbërore, se sa për atë ortodokse serbe etj. Por letrat e papëve, kronikat e kohës, relacionet e priftërinjve (prej qindra faqesh), letërkëmbimet etj, flasin për rrënimet e përvetësimet e kishave të moçme arbërore nga serbët.
5.
Tek vepra "Ipeshkvia Shkup-Prizren ndër shekuj" e Gaspër Gjinit(1986 kroatsht, 1992 shqip), flasin për të vërtetën e temës përkatëse, ku shtrirje të kishave katolike hasen kudo nëpër Serbi, ka pasur qindra vendbanime me arbër, e lëre më me shumicë nëpër Kosovë. Te Manastiri i Deçanit hasen emra tipikë shqiptarë për besimin katolik si Gjin, Gjon, Llesh, Prengë, Llesh, etj (Pëllum Xhufi: "Dilemat e Arbërit"), e e jo emra ortodoksë; aty flitet për konvertim të dhunshëm të katolikëve në ortodoksë (fq. 36), si luftë kundër "herezisë katolike". Kurse gjatë shekujve ky manastir është ruajtur nga shqiptarët (e krishterë dhe myslimanë), sipas traditës së "Kanunit të Lekë Dukagjinit"(shih Mark Krasniqi, shkrimi "Manastiri i Deçanit në traditën e popullsisë shqiptare të rrethinave" në librin "Nga gurra e traditës", 1991). Ndërsa pjesa "Kisha e krishterë ndër shqiptarët e ritit romak dhe atij lindor..." trajton këto probleme në kuadër të librit "Krishtenizmi ndër shqiptarë" të Zef Mirditës (të paktën, Zef Mirdita u shpall shkencëtar i vitit 2011 nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës). Në librat e tij "Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare" e "Ilire-shqiptarët e serbët në Kosovë" të dr. Rexhep Doçit, trajtohen këto probleme, si tek pjesa e librit të parë me titullin "Ndriçimi i zanafillës së kishave dhe krishterimit në Kosovë" - Kisha e Bajës së Mitrovicës, Kisha e Decviçit në Drenicë, shndërrimi i disa kishave në xhami etj ( që të gjitha katolike)... Herezi,për Kishën ortodokse të Car Dushanit, ishte katoilicizmi, po qe se ishe katolik dhe dihet historikisht dhuna e përgjakshme që ka ushtruar ai. E vërteta me Kishën ortodokse Serbe është krejt tjetër nga ai i kishave ortodokse në Greqi, Shqipëri apo Rumani. Kisha serbe shkatërroi edhe atë solidaritet e afri që kishin ritet lindore e perëndimore me njëri-tjetrin (dëshmi është riti lindor i të krishterëve arbëreshë në Itali). Kodi i Car Dushanit theksonte se "protopapët e kishave të mëdha duhet të konvertojnë latinët (arbërorët katolikë) në çdo qytet e fshat. Në rast se gjendet një klerik latin që përpiqet të konvertojë një të krishterë në besimin latin, ai do të dënohet me vdekje:..." 

0 comments:

Post a Comment