Wednesday, October 5, 2016

Kujtim Stojku - Profani i Madh


Kushtuar Dritero Agollit


Ti u linde dhe u rrite n’ato vite të vështira
Kur n’botë njerzit si ujq shqyenin njëri- tjetrin
E kësaj kohe si shpëtoi dot Shqipëria
Qielli mbarsej me re ,shkrepëtimat përshkonin vendin

Eh, Shqipëria jonë e gjorë që si qeshi buza kurrë
Mbi ballin e rrudhosur vështrimin thekur n’male
Fëmijët para kohe u poqën,krahut hodhën pushkët
Me vështrimin n’horizont, me besim dhe ëndrra për t’ardhmen

Dhe ëndrrat përziheshin me të fuqishmet krisma
Nga pushkët me gjalmë u kthyet me supe t’nxira
Shqipëria kishte aromën e barotit të athët
Ajo kishte kujë e vaj, prej shpirtit lëshonte britma

Në torbën e fishekëve të ishin përzierë vargjet
N’xhubletën e Lokes bërë copë copë
N’dritën e pishës e t’ kandilit që errësirën çante
N’ajkën e qumështit ishte melodia ku mileshin lopët

Nëpër kantiere përzierë me aromën e djersës
Ku çaheshin shkëmbinjtë e derdhej hekur- beton
N’çibukun me duhan t’fortë që ndizej me eshkën
Errësirën shekullore për t’gremisur, thellë n’hone poshtë

Kënga jote erdhi me permtimin e freskisë së korijes
Duke shpërthyer mugujt e paqartë të errësirës
Si ketrat nëpër pisha vinte duke kërcyer
Për t’thurur qilimin me lule zymbylash
Me gërma ari feksur prej dritës

M’kujtohet se brenda meje mbolle cicërimat e zogjëve
Përkdheljet me fjalën e gdhendur si degët me gjethe
Mbi bokat e murrëtyera bleta gumzhinte nëpër zgjoje
Nëpër hullitë përzierë,nektar artistik derdhje

Tash, vështrimi t’humbet honeve refleks i pasqyrave konkavë
Nën rrezet e zbehta t’hënës retë lëvizin çrregullisht
N’hapsirë n’majë çengelash rrinë varë
Ti qesh me ironi kur i dëgjon të thonë
Se u ndeshëm burrërisht me djallin e zi…

Profan i madh, i bindur për ëndrrën më të mirë
Rritur me vargjet e tua, n’gjokset tona këndojnë
Thithur aromën e tokës ku pikat e djersës ndrijnë
Si gurra ku buron uji,vargu yt merrte formë

Në gjurmët e Naimit u rrit vjersha dhe poema
U munde me t’Lekë Dukagjinit kanunë
Duke shpresuar për ëndrra dhe shpresa t’reja
Por pohove se ka qenë burrë, dhe trim si furtunë…

E, ti plugoje me fjalën e bukur shqipe hyjnore
N’këngët dhe ninullat që këndoheshin nëpër djepe
E gdhendje fjalën nga guri e cila petale lëshonte
E ajo gjithmonë nur më të bukur merrte

Me mundim gdhendje të moçmet fjalë
Si patriark i penës zemra n’gjoks t’hovte
Si bleta lule më lule mblodhe t’ëmblin nektar
Duke harrur me kujdes ,e lastarë t’rinj lëshonte...
 

0 comments:

Post a Comment