Thursday, October 13, 2016

Prend Buzhala - MIZOGJINIA OSE NJERIU QË URREN FEMRËN


(Çaste shkrimi: karakteret IV), 10
Ekziston dhe mizogjinia (njeriu mizogin) që urren gratë, që ka paragjykime e mospërfillje ndaj femrës, deri te përjashtimi social, diskriminimi seksual a te dhuna e shfrenuar.
1.
Urrejtja e mizoginit është paragjykim, nuk është e mbështetur shkencërisht... KJo prirje negative e karakterit, karakterizohet nga poshtërimi ndaj grave, nga diskriminimi gjinor, përdor dhunë ndaj femrës, përdor shaka përbuzëse ndaj saj etj. Nëse mizoggjinia ka mbështetje në disa religjione, ndër shqiptarë më së shumti e ka gjetur mbështetjen jo vetëm në religjion, por edhe në patriarkalizëm (“që lidhet me zakone a me norma sjelljeje të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha; që s'heq dorë nga zakonet e vjetruara, nga mënyra e vjetruar e jetesës etj.; i prapambetur”_ Fjalori i shqipes). Ka origjinë që nga kohët e lashta. Madje, Aristoteli thoshte “gratë ekzistojnë si qenie të deformuara natyrore, apo si meshkuj të papërfunduar...”,
Fryma dhe koncepti patriarkal edhe ndër shqiptarë, ka përcjellë ndër breza mendësinë se gratë duhet të lindin fëmijë meshkuj (ndryshe, ka ndodhë që edhe janë përzënë a shkurorëzuar), se gratë i “kanë mendët e shkurta”, se ato duhet të jenë të bukura, duhet të jenë të dëgjueshme, ta dëgjojnë dhe kuptojnë mirë se burri është kryesori. Shkencërisht është vërtetuar se gratë nën shtypjen e tillë vërtet edhe “deformohen”: dmth vuajnë nga apatia, pamja e tyre është e vuajtur, jeta e tillë nën shtypjen edhe të sëmundjes, sjell si pasojë anoreksinë (humbje e madhe e apetitit etj).
2.
Ishte normë e pashkruar: mendime ka të drejtë të japë vetëm burri, e po qe se gruaja flet dhe jep mendime, ajo është kurvë! Njeriu mizogjin, pra, harron se edhe gratë janë qenie racionale, kurse femrën e konsideron vetëm si objekt seksual... Dorothy L. Sayers do të thoshte: “Kudo që të takoni një njeri të madh, ju do të gjeni një nënë të madhe dhe, pas saj, qëndron një grua e madhe...”.

0 comments:

Post a Comment