Wednesday, February 7, 2018

Arqile Gjata: AMBJENT FEMRASH


Në nderim të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte dashurinë e parë E.L
Ishte ambjent femrash
ato punonin, këndonin e mallkonin...
Më të bukura se kurmi i tyre
ishin kujtimet e disa orëve më parë,
lënë peng... tek i ngrohti shtrat!
Një nuse e re lëshonte buzëqeshje,
nderur mbi qerpik
i rinte një puthje e paharuar!
Ishte si kukull...pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve...e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje.
Shkurt 2013-Athinë
Nga Arqile Gjata-nga ditari i jetës.

0 comments:

Post a Comment