Wednesday, February 7, 2018

NEHAT JAHIU: MBRËMË NA PASKA IKUR...


Mbrëmë paska ikur nga kjo botë
Duke i rrjedhur nga sytë lumi me lotë,
Me kokën të kthyer nga vendlindja
Djegur për së gjalli nga malli e dashuria.

Mbrëmë paska ikur atje ku nuk deshi
Aty ku fjala kurbet shpirtin ia treti,
Paska ikur në botën e amshuar
Me malin e dhimbjes në zemër ngarkuar.

Mbrëmë qenka ndarë nga kjo jetë
Një intelektual i thjeshtë dhe i vërtetë,
Një mik i mirë e një atdhetar
I përmalluar në dhe të huaj, mërgimtar.

Mbërëmë paska ikur profesor Feti Veseli
Që gjuhën e traditat kurrë nuk i shkeli,
Duke i thënë diktatorit sy më sy në gojë
Edhe i vdekur shpirtrisht ato do i mbrojë.

0 comments:

Post a Comment