Sot – horrat me kollare e plisa të bardhë
si për çdo përvjetor - do të vendosin lule
dhe të bëjnë foto tek shtatoret e heronjëve.

Sot – do ta kremtojmë lindjen tënde Kosovë
bashkë me ata që t‘kafshuan deri n'palcë
damarët t’i gjymtuan e diellin ta qorruan.

Sot – do ta festojmë ditëlindjen Ty Atdhe
tok me kopilat që Gjegjin duan ta dëbojnë
historinë ta vrasin – Flamurin ta ndalojnë.

Sot – do të këndojnë e të gëzohen – o Nënë
se po i varrosin ëndërrat e bijëve tu dëshmorë
dhe qiellit ia plagosin shqiponjat n‘fluturim.

Sot – do të bien fort daullet e turpit
do të çirren – të çirren e të çirren maskarenjtë
dhe Lirisë kanë për t’ja nxjerr dhëmbin e syrit.

0 comments:
Post a Comment