Dikur, kur e martonim një mashkull të shtëpisë, gëzoheshim të gjithë. Mandej, menjëherë nisnin përgatitjet për të dytin, të tretin... në familjen tonë, deri te i gjashti. Dhjetë nuse, katër vëllezër dhe gjashtë nga djemtë tanë që tashmë janë bërë baballarë dhe e kanë mbushur nga 30, deri në 55 vjet. Madje, edhe ndonjë nip është i martuar...
1.
Por viteve të fundit ndërruan adetet. Tashmë secili e ka nga një "nuse" që e gjen në shitore a shop mobile. Me të bisedon, qesh, këndon, fotografohet, shëtit nëpër parqe, me të shëtit nëpër autobusë, rrugëve, me veturë, madje nuk i ndahet as në ndonjë tubim, në ndonjë ndejë, bile-bile,e dhe në orë mësimi a ligjëratash. Hiç pa u skuqur!
E keqja është se tash këta "po martohen" krejt fëmijë: e blejnë "nusen" në mobi-shop, dhe, ende pa u vënë push fytyra, krejt çiliminj, ata përqafohen me "nuset" e tyre. Vërtet dikur fëmijët tanë i fejonim në djep, por që të vinte koha që ai në klasë të parë "të fejohet" e "të martohet", kjo nuk ishte parë e dëgjuar!

2.
Edhe në këtë mbrëmje vikendi, kur jemi tubuar afro 50 anëtarë të familjes së gjerë, për një gazmend familjar, secili flet me "nusen" e tij, e "puth" atë, e "përqafon, shkrihen së qeshuri...
Askush me askënd tjetër as nuk bisedon, as nuk qesh...
Duken krejt të harlisur, të çartur, si ata njerëzit e çmendur që flasin vetemëvete a që shtrihen në psikiatri.
O Zot, më kaploi sikleti, mua plakut!
Si mu shndërrua shtëpia në spital psikiatrik, ku njerëzit flasin me gishta!
Eh, plakat dikur mallkonin: “U bafsh që me folë me gishta!”
Çfarë mallkimi tash u dynd te këta breza!
Ndonjë të ri, kur e gudulis së tepërmi “nusja”, ia mësyn tualetit duke hingërizur...
Tashmë ju po e dini se këto "nuse" janë telefonat mobilë...

0 comments:
Post a Comment