Një tufë sorrash u derdh , me krrokamë, nëpër qiell. Ishte një pasdite janari. Bora e butë që ra këto ditë, i përcjellë me riga të buta të shiut, kishte shkrirë një pjesë të borës, trashësia e sëcilës kishte arritur gati tetëdhjetë centimetra.
Edhe atë ditë A. mori lopatën e plastikës , dhe hoqi shtresën e hollë të borës. Kishte frikë se natën do të binte edhe më shumë, dhe bora do të shtresohej edhe më .
Në mbrëmje u mblodh kruspull në shpirtin e tij. Përballë tij gaca zjarri përplaseshin për xhamin e kaminit. Pastaj shpërndahej një flakë, me ngjyra llojj lloje. Një flakë që krijonte një pikturë të gjallë, para syve të tij, pa brushë e ngjyrë. Një pamje aq mahnitëse , dhe çuditërisht të bukur. Nuk ishte hera e parë që po e shihte atë zjarr, por atë natë iu duk si një shkreptimë e rrufe bubullime, ndonëse ajo nuk ishte bubullimë, dhe nuk dëgjohej asgjë, veç ai ishte zhytur në atë pamje dhe po meditonte.Po çfarë po i ngjallte A. atë natë ai zjarr?
Pastaj zjarri nisi të shuhej ngadalë, flaka gati se u tret, dhe mbeti vetëm hiri. Ai hi i heshtur që përsëri mund të bëhej zjarr.
Fëmijët po loznin nëpër dhomë, secili duke dashur të tregojë aftësitë e tyre, qoftë në mbledhje të numrave, me zbritje, me të shkruar ndonë germë apo me të bërë ndonjë gjest për të rënë në sy. Botë e virgjër, mbase?
-Sofra është shtruar, A. – i erdhi një zë nga fundi i kuzhinës.
- Ja se po vij,- iu përgjegj . Po e përcjell edhe këtë pamje nga qyteti i ndotur. Në rrugë pa policë të uniformuar, me maska në gojë, gazetarë që intervistonin njerëz,hamej që kishin dalë në qytet për të bartur ndonjë gjë, nxënës të shkollave, protesta për pamjen e zymtë që kishte kapluar qytetin, reagim spontan të qytetarëve, bllokim rrugësh për të hyrë në qytet, lexim spikerësh për shkallën e lartë të ndotjes, kërkesë për të mbyllur përkohësisht shkollat.
Në skaj të një rrugice dy hamej me karrocë.-Si thua ti, i tha Urani Gencit- do të ketë bukë për ne këto ditë?
-Nuk e di, iu përgjegj Genci. Duart e tij ishin skuqur , ndonëse dita ishte me pak diell. Qeveria ka marrë vendim: nuk do të lë asnjë veturë të hyjë në qendër. Njerëzit zotërinj, të cilët qyteti ynë ka shumë, kanë nevojë për bartje të ushqimit deri të pallatet e tyre moderne. Ata nuk bartin asgjë në dorë.Madje sa shumë zotërinj ka Qeveria jonë, ke harruar ti ?
- E di. Si asnjëherë më parë. Rrinë nëpër zyra të ngrohta, mbajnë mbi tavolina letra e projekte, e secili prej tyre ka edhe sekretareshë... si nuk u bë njëherë t’i kisha parë nga afër çfarë jete bëjnë?
-Uran, më mirë është ta shohësh ti këtë karrocën tënde, ta lyesh me kallamaz, sepse zhurma që del nga ajo gërc-gërc, jo vetëm që i shurdhon njerëzit në rrugë, po ajo mund të mbërrijë deri në katet e pallatit. Nuk e sheh ti si janë futur brenda ata? Kanë mbyllur dritaret, se kanë frikë nga kundërmimi që e bart era, dhe mund t’u hyjë nëpër zyra. Ata kanë vënë maska nëpër zyra!
- E po, se mos po i dhimbset ndonjërit jeta ime dhe e jotja këtu në rrugë?-
-Ha bukën tënde e baj gajlen e huaj,- thotë një fjalë e urtë popullore Uran
- Po ç’rëndësi ka kjo për ne Genc?- i tha Urani. Në bëjmë punën tonë. Nuk e sheh sa policë rrinë me pipëza në gojë? Edhe ata bëjnë zhurmë, madje zhurma e pipzave është njësoj si ajo e fyellit.
-Mjegullnajë në Qeveri, mjegullnajë nëpër udhët e qytetit –përsëriti Genci. Dale more se po vjen një zotëri me kapelë të rëndë mbi kokë.
- Do m’i bartësh këto rroba dhe disa gjëra ushqimore deri te Kodra e diellit? Ka për të dy karrocat!
-Nga dhjetë euro për secilën karrocë. A bën t’i hedhim ?
- Shtrenjtë shumë,- u përgjegj , me fytyrë të mvrenjtur zotëriu.
Plasi një e qeshur e kalimtarëve. Po edhe ata kanë fëmijë, zotëri. Është kohë dimri. Qeveria ka ndaluar shitjen e qymyrit. Edhe ata duan të hanë e të ngrohen. Nata është e ftohtë e dimri mërdhinë edhe gurët . Dhe qeshën; hahahaha!
Zotëriu , i skuqur në fytyrë, ktheu kokën anash dhe nuk bëri zë. Ishin disa të rinj, të cilët kishin dalë me maska në fytyrë për të parë këtë rrëmujë .
-Ngarkoni shpejt , sa nuk ka filluar të bjerë shi ! E shihni si është vrenjtur qielli?
-E dimë ne rrugën. Sa herë kemi bartur në atë përpjetëzë, sa herë jemi djersitur e jemi bërë çullë e nga këmisha ka rrjedhur si ujë djersa...për dy euro? Sot është dita jonë,- mërmëruan të dy, duke ecur , të gëzuar se ndotja e ambientit u solli një ditë të mirë.
-Të thashë Uran unë sot, kur dolëm për punë?
- Nuk e besoja,- i tha Urani. Madje, si duket, kjo gjendje do të zgjasë disa ditë..Më vjen keq për njerëzit që i ngulfat kjo ndotje, po kush na pyet neve, hamejve, a kemi bukë për darkë a nuk kemi? Të ka pyetur ndokush deri sot Genc ?
- Nuk e mbaj mend nga vjeshta deri sot...foli si nëpër dhëmbë Genci.
Nata kishte rënë nëpër udhë Qyteti kishte nisur të boshatisej nga njerëzit. Vetëm ndonjë njeri shihej duke shëtitur ndonjë fëmijë në karrocë. Një kamion pastrues bëntë zhurmë gjithandej lagjes. A. ishte strukur në strofullën e vet ...Sa ishte shtruar darka.
–Pse po shkruan ti në telefon?- iu drejtua të birit.
- Rras ti bukë!,- iu përgjegj ai me një zemrin të paparë. Asnjë cent nuk e ke derdhur në këtë shtëpi. Asnjë.
- Ajo mbylli gojën. Kafshata e bukës i mbeti në fyt. Përpiu një gotë me ujë , dhe e zverdhur në fytyrë u tret nëpër dhoma. Përpiu edhe një dhimbje nënë, e cila ofshau thellë .Ndoshta edhe kishte derdhur ndonjë lot ! Pas pak ajo u kthye në sallon , me një tabak në dorë, dhe u solli nga një çaj. Buzëqeshja e saj dukej si e ngrirë !
A. u pre nç fytyrë. Atë natë ata kishin shkuar për kafe në shtëpinë e një miku. Po sjellja e të birit, në atë familje me të ëmën, i bëri të gjithë memec !
31.1.2018
0 comments:
Post a Comment