Friday, February 9, 2018

Dhimitri Kokaveshi: Shkujdesje

GDHËNDUR.
Përkulur, përsosmërisë
dhe luleve
e gdhëndja, shkëlqimeve
plot ngrohtësi
më falte… ç’do rrezatim?...
Pranverë
mbi një ide, nuk doja
ikonën e saj!...
Dubluar luleve e lartësoja
dhe vlerat?...
Magjike apo mistike
simboleve
i shtrija, lulet?...
I mblidte dhe shkulte
petalet
rezervonte, dëshirave
dhe dijet?...
Zbukuronin ngjyrat!...
Plot ngrohtësi
i tejkalonte në mefshtësinë
e shpirtit
diellin arnonte!... Me mitet
si lulet
i mundonte, simboleve
dhe bukurisë
tharë!... Freskive, humbasnin
kur u shteronte
përkëdheljet?... Kur s’ njohin
dashurinë
largohen!... Dritës
dhe lulet
nënështrohen!... Mbi gëzim.

SHKUJDESJE.
Shkujdesjen e magjive
zbërtheja!...
Në trupin tënd?...
Derdheshin
kaltërsi dhe shkëmbi
rritej
përgjimeve!...
Tejkalonte
një përgjigje?... Nervozizmi
të një stuhie
i gdhendnin
valët?...
Nuk i afronin as
nuk përmbanin
çiltërsitë!...
I dorëzonin dhe
i rrëzonte
mes gdhëndjeve
gjendte
format artistike të një
pavlefshmërie
i qëndronin
mbi ndjenjat?...
E gurta
moralit dhe shkëmb
thyer
kurrë!... S’do qendroj. 
X
O prekje mëkati dhe e ndjesive!... Ujëvarat e shpirtit zbërthehen dhe varen në bukurinë orkestruese joshemi, kaltërsive, udhëtoj... vështrimet?...
Mos m'i zbeh, mos ma zbeh shpirtin,... mos ma kërko mos më dërgo në degradime dhe rrokullima turbullirash nuk qëndroj.
Sa më lodhin..., mundimet?...
Na ndrydhin.
Nuk rrihet mes tyre, nuk kam streh, nuk pihet as i qëndroj veç zgjoj, mundimet?....
Në qendër të llogjikës i zberthej dhe bukurisë, i adhuroj!... ... ... 

0 comments:

Post a Comment