Friday, February 9, 2018

Arqile Gjata: DHE DIMRI “VDES”...

Keni parë se si dhe dimri vdes...?
Vdes nëpër peisazhe bore
kur jeta për rreth
pak e nga pak pa asnjë gjurmë ftohtësie,
përpjetë maleve me hije ngricash
qajnë kur del hëna
e një këngë dashurie fillon me zë të ulët.
Drurët e pyllit si të hiqnin shpirt
nuk flasin kur shkrihet bora,
ndonjë ulërimë ujku shuhet tek rrëshqet posht,
nëpër lumin e Vjosës, ujra shkumëbardha shkasin
në ato ujra që rrjedhin këqyrin veten,
dhe kur nëpër pemishte nuk bie më borë e dita rritet
...është koha kur bukurisht dhe dimri do “vdes”!
nga a,gjata

0 comments:

Post a Comment