Monday, February 5, 2018

Sadbere Gagica Spahija: MOS I HARRO

Puthjet e vargjeve në vjeshtë
Lulet e majit në pranverë
Kur zgjohem nga ëndrrat e mia
Më duken se ikën stinët si erë
Rri e përplasem nëpër këto udhë mërgimi
Sytë kanë harruar të shohin qiellin
Koha më iku si rigat e shiut
Pa i përqafuar rrezet e diellit
Ti hesht mbi dhembjen time
Unë çdo natë rri në dritare të shpirtit
Askush veç teje s’e njeh këtë udhë
Ndaj loti më derdhet si në ngashërime
Mos harro ditën kur të takova
Erdha si një pëllumbeshë me krah shqiponje
Në ikje duke përenduar dielli
Në belbëzim orësh…nuk të harrova
Po ikin ditët sërish do mbushet mali me gjethe
Do të fluturojnë mbi shkrepa malesh zogj
Në vetminë time jam ngrisur këtë dimër
Sytë e stinës i pres në përqafim si në ethe

0 comments:

Post a Comment