Një fjalë ndez një hata
një fjalë prish një kala
fjala prish e pajton
burrë e grua
fjala prish e ndreq
mur dhe krua
fjala kall një zjarr
fjala ndal një sherr
një fjalë e vetme
e ashpër jo e butë
e nis një luftë
por prapë ajo
e ndal një konflikt
një fjalë pra,
shëron një plagë
prapë një fjalë
një zemër e lëndon
një fjalë e vetme
dy i dashuron
i ndanë, i bashkon
një fjalë e vetme
bëhet dhe sagë,
kur shpirti e këndon,
një fjalë e rëndë
i len të pashlyeshme
të vetat vragë,
madje shkakton
edhe tërmet
kur me qëllim e flet,
një fjalë që folet
gjithmonë të mbetet
qoftë për të mirë
qoftë për të keq
se fshinë dot
nga jeta jote
as i mallkuari
ai djall, ai dreq
prandaj...
ti o njeri
qofsh i keq
apo i mirë
para mendo
edhe pesho
pastaj vepro
dhe kurrë
mos u pendo
fjalën lëshoje
nga vetja shkarkoje!
në këtë mënyrë
vetëm e vetëm
me një fytyrë
pra,edhe veten
por edhe të tjerët
nga ankthi liroi..!
një fjalë prish një kala
fjala prish e pajton
burrë e grua
fjala prish e ndreq
mur dhe krua
fjala kall një zjarr
fjala ndal një sherr
një fjalë e vetme
e ashpër jo e butë
e nis një luftë
por prapë ajo
e ndal një konflikt
një fjalë pra,
shëron një plagë
prapë një fjalë
një zemër e lëndon
një fjalë e vetme
dy i dashuron
i ndanë, i bashkon
një fjalë e vetme
bëhet dhe sagë,
kur shpirti e këndon,
një fjalë e rëndë
i len të pashlyeshme
të vetat vragë,
madje shkakton
edhe tërmet
kur me qëllim e flet,
një fjalë që folet
gjithmonë të mbetet
qoftë për të mirë
qoftë për të keq
se fshinë dot
nga jeta jote
as i mallkuari
ai djall, ai dreq
prandaj...
ti o njeri
qofsh i keq
apo i mirë
para mendo
edhe pesho
pastaj vepro
dhe kurrë
mos u pendo
fjalën lëshoje
nga vetja shkarkoje!
në këtë mënyrë
vetëm e vetëm
me një fytyrë
pra,edhe veten
por edhe të tjerët
nga ankthi liroi..!
DRITË JETE
Në pëllëmbën time, jetime
përplot me vragë, hulli
lart të ngritur yjet e ndritur
të Arbnit, n’shkëlqim unë i mbaj,
përditë, të ndezur në dritë
dhe fjalët e tyre të arta e t’zjarrta,
si flakë qiriri, i thirri t’më vijnë,
t’shkruara e t’gatuara mirë...
me shije sikurse i ka hije
Gjuhës sonë Arbnore Hyjnore
kjo mrekulli, me këtë dritë jete
terrin e ndriçoj, askënd s’e lëndoj
dhe plagët që më kullojnë gjak,
i thaj, krejt i përthaj,
orteqet para dere vetë i çaj
dhe dijen për vete e mbaj
kjo dritë, po kjo dije
kurrë nuk të lë në hije
nuk mbetesh si fluska e zbrazët
por i fortë bëhesh, për vete mbahesh
përpjetës hyp e nuk shket as nuk rrëshqet
unë kështu shërohem dhe lirohem
nga makthe e sëmundje të kohës
mbrohem edhe fortë mbahem
mos pengohem, mos rrëzohem
veç përparimit tonë i gëzohem
unë nga pyka e huaj nuk ndahem
por, mes vete bashkohem dhe ...
labirintheve të jetës kur hyj a ngeci
forcë marr për vete, për tjerët rreth meje
këtë impuls jete sërish tek yjet un‘ e gjej
dhe shtigjeve e brigjeve të atdheut
rrugëve të drejta, të gjata por t‘mbara
t’lagështa apo t’thata, unë lëvizi njësoj
horizontalisht edhe vertikalisht
unë fort i ndjej, madje eci përpara
nga shtytja që ma jep gjaku im i Arbrit
që m’rrjedh pandalshëm edhe me gufim
shekujve të kuq vrullshëm nëpër dej
Motit tim të Madh,dimrave në lulzim
ne bijtë e Dritës, ne zogjtë e Shqipes
që nga Koha e Artë, sot e këtej!
përplot me vragë, hulli
lart të ngritur yjet e ndritur
të Arbnit, n’shkëlqim unë i mbaj,
përditë, të ndezur në dritë
dhe fjalët e tyre të arta e t’zjarrta,
si flakë qiriri, i thirri t’më vijnë,
t’shkruara e t’gatuara mirë...
me shije sikurse i ka hije
Gjuhës sonë Arbnore Hyjnore
kjo mrekulli, me këtë dritë jete
terrin e ndriçoj, askënd s’e lëndoj
dhe plagët që më kullojnë gjak,
i thaj, krejt i përthaj,
orteqet para dere vetë i çaj
dhe dijen për vete e mbaj
kjo dritë, po kjo dije
kurrë nuk të lë në hije
nuk mbetesh si fluska e zbrazët
por i fortë bëhesh, për vete mbahesh
përpjetës hyp e nuk shket as nuk rrëshqet
unë kështu shërohem dhe lirohem
nga makthe e sëmundje të kohës
mbrohem edhe fortë mbahem
mos pengohem, mos rrëzohem
veç përparimit tonë i gëzohem
unë nga pyka e huaj nuk ndahem
por, mes vete bashkohem dhe ...
labirintheve të jetës kur hyj a ngeci
forcë marr për vete, për tjerët rreth meje
këtë impuls jete sërish tek yjet un‘ e gjej
dhe shtigjeve e brigjeve të atdheut
rrugëve të drejta, të gjata por t‘mbara
t’lagështa apo t’thata, unë lëvizi njësoj
horizontalisht edhe vertikalisht
unë fort i ndjej, madje eci përpara
nga shtytja që ma jep gjaku im i Arbrit
që m’rrjedh pandalshëm edhe me gufim
shekujve të kuq vrullshëm nëpër dej
Motit tim të Madh,dimrave në lulzim
ne bijtë e Dritës, ne zogjtë e Shqipes
që nga Koha e Artë, sot e këtej!
KUR DJEPAT I PËRKUND MARShIMI
Dhe qyqja këndoi mbi mollë tri herë
dimri i madh prapë na ishte kthyer
qielli i vrenjtur, nuk dukej pranverë
kasneci klithte,prrillin na e kanë thyer.
dimri i madh prapë na ishte kthyer
qielli i vrenjtur, nuk dukej pranverë
kasneci klithte,prrillin na e kanë thyer.
Gjyshet, vajin e shndërruan në këngë
atë botë kur retë e zeza rranë mbi ne
ne ikëm rrugëve të zbathur, në këmbë
s’na lanë të merrnim as një grusht dhe.
atë botë kur retë e zeza rranë mbi ne
ne ikëm rrugëve të zbathur, në këmbë
s’na lanë të merrnim as një grusht dhe.
Djepat tundeshin n’marshimin e gjatë
vaji me këngën seç u bënë një
kush muhaxhir e kush refugjat
u degdisëm ne pyllit t’huaj me natë.
vaji me këngën seç u bënë një
kush muhaxhir e kush refugjat
u degdisëm ne pyllit t’huaj me natë.
Jehona çante tokën e mëmëdheut
kërkonte njerzit kah kishin vdekur
ajo e kërkonte njeriun prej dheu
donte t’i kthehej sërish atdheut.
kërkonte njerzit kah kishin vdekur
ajo e kërkonte njeriun prej dheu
donte t’i kthehej sërish atdheut.
Pa çka se veç eshtrat i kanë mbetur
por kujtimi për atë nuk është tretur
nu dashtë dhe n’valixhe eshtrat të kthehen
veç në tëndin atdhe, ata, të qetë prehen.
por kujtimi për atë nuk është tretur
nu dashtë dhe n’valixhe eshtrat të kthehen
veç në tëndin atdhe, ata, të qetë prehen.
KOMBI A FEJA
Se kush ma bëni
një pyetje banale,
që moti servohet
nëpër media
dhe radio-kanale,
nga emisarë
me tru gomari,
të denjë për lapidarë
të palarë,
ata pyesin se kush duhet
më shumë, “kombi a feja”?
dhe , ShQIPTARI,
atyre u them
ka thanë i pari,
ka: një komb,
një gjuhë, një flamur,
qoftë grua apo burr’,
i ri e plak kanë nji gjak,
një atdhe, një mëmëdhe
me një fe, ShQIPTARIA
n'tokë e n'det, për jetë
zot të LIRISË së vërtetë
janë ata vetë,
nga lindja tek perëndimi,
amaneti dhe betimi,
shqiponja dykrenare
fluturon e lirë nalt në qiell
krahët e hapur ia ngroh
që acari mos ta ftoh,
në rreze të arta
me shkëndija t’zjarrta,
i veti diell, që kur e ka pjellë
edhe vetë historia,
që s’e mba mend njerëzia
para se të ketë lindur
edhe lashtësia.
një pyetje banale,
që moti servohet
nëpër media
dhe radio-kanale,
nga emisarë
me tru gomari,
të denjë për lapidarë
të palarë,
ata pyesin se kush duhet
më shumë, “kombi a feja”?
dhe , ShQIPTARI,
atyre u them
ka thanë i pari,
ka: një komb,
një gjuhë, një flamur,
qoftë grua apo burr’,
i ri e plak kanë nji gjak,
një atdhe, një mëmëdhe
me një fe, ShQIPTARIA
n'tokë e n'det, për jetë
zot të LIRISË së vërtetë
janë ata vetë,
nga lindja tek perëndimi,
amaneti dhe betimi,
shqiponja dykrenare
fluturon e lirë nalt në qiell
krahët e hapur ia ngroh
që acari mos ta ftoh,
në rreze të arta
me shkëndija t’zjarrta,
i veti diell, që kur e ka pjellë
edhe vetë historia,
që s’e mba mend njerëzia
para se të ketë lindur
edhe lashtësia.
ETJE PËR KËNGË
Etjen e kam shumë të vjetër
shpirtit tim kurrë s’ju nda
me moshë sa plagët e mia
që trupi i përgjakur m’i ka.
shpirtit tim kurrë s’ju nda
me moshë sa plagët e mia
që trupi i përgjakur m’i ka.
Dhe kënga për plagët thuret
atëherë kur etja për këngë rritet
plagët lidhen shekujve në varg
e kur dhembja trupit i shtohet
shpirti veç me këngë lirohet.
atëherë kur etja për këngë rritet
plagët lidhen shekujve në varg
e kur dhembja trupit i shtohet
shpirti veç me këngë lirohet.
Etja për këngë nuk shuhet
përderisa plaga kullon gjak
tradita veç me këngë ruhet
që plagët të zbuten sadopak
e dhimbjes përbrenda
t’i vëhet kapak.
përderisa plaga kullon gjak
tradita veç me këngë ruhet
që plagët të zbuten sadopak
e dhimbjes përbrenda
t’i vëhet kapak.
Poemë për jetën që po e jetojmë ne sot
TREGTARËT E ShPIRTIT
Tregtarët e shpirtit
sot defilojnë pa u ndalur
sillen e mbështillen
gjithandej vrapojnë
edhe ditën me fener
zemrën mbushur plot vrer
me dëshirë të kallur
përpiqen e përpëliten
përparimin pët ta ndalur
s’i çakej, hiç pa pushuar
më thuan pareshtur
duhet të ndryshojë
më thuan të reformohem
nëse dua të mbijetojë...
patjetër duhet të devalvojë?!
sot defilojnë pa u ndalur
sillen e mbështillen
gjithandej vrapojnë
edhe ditën me fener
zemrën mbushur plot vrer
me dëshirë të kallur
përpiqen e përpëliten
përparimin pët ta ndalur
s’i çakej, hiç pa pushuar
më thuan pareshtur
duhet të ndryshojë
më thuan të reformohem
nëse dua të mbijetojë...
patjetër duhet të devalvojë?!
Po, nëse duash të mbijetosh
vetëm kështu ti do veprosh!
përndryshe ...aha...
keq do konfrontohesh
s’ke për të ecur përpara
as nuk do të afirmohesh
nga tjerët do pengohesh
do biesh, do rrëzohesh
mbase ka mundësi...
të të zhbëhet dhe fara.
vetëm kështu ti do veprosh!
përndryshe ...aha...
keq do konfrontohesh
s’ke për të ecur përpara
as nuk do të afirmohesh
nga tjerët do pengohesh
do biesh, do rrëzohesh
mbase ka mundësi...
të të zhbëhet dhe fara.
Unë, zgalem i stuhive...
dëshmitar i ndodhive
që përjetuar i kam...
në lëkurën time e nën të,
veten e ha në mendime
pyes ndërgjegjen time
vallë ç’u pengoka jeta ime?
kjo sublime, dhe e shenjtë
që më është veçse një,
vetëm un’ kam të drejtë
të vendosi për atë!
dhe një zot që ma dhuroi
kur mëma ime më solli n’jetë
vetëm për një të vërtetë
mëma ime atëbotë më tha:
mos e qit mendjen mbi kësulë
As truri mos të të avulldiset
po ti bir rro dhe puno
vetveten dëshmo!
mos qaj por këndo!
se veç një herë vdiset.
dëshmitar i ndodhive
që përjetuar i kam...
në lëkurën time e nën të,
veten e ha në mendime
pyes ndërgjegjen time
vallë ç’u pengoka jeta ime?
kjo sublime, dhe e shenjtë
që më është veçse një,
vetëm un’ kam të drejtë
të vendosi për atë!
dhe një zot që ma dhuroi
kur mëma ime më solli n’jetë
vetëm për një të vërtetë
mëma ime atëbotë më tha:
mos e qit mendjen mbi kësulë
As truri mos të të avulldiset
po ti bir rro dhe puno
vetveten dëshmo!
mos qaj por këndo!
se veç një herë vdiset.
Pastaj un’ marr frymë thellë
përbrenda këndellem
e marr edhe me sersem
pa druajtje atyre ua them:
unë nuk mund të ndryshojë
jeta nuk është një lojë
të sillet kush si të dojë
t’mundë dhe ta provosh
dhe kur të pendohesh
pastaj sërish të vazhdosh
jo,nuk më lejon boshti im
rreth të cilit un’ sillem
si Toka rreth Diellit
i kapur për unin tim
që ma la kadem Ati i im
e nuk mund të luaj nga ai
s’mund t’ua japë veten time
të tjerve tagër për ujem
sepse, një Un kam dhe
për të fortë mbahem,
as nuk përkulem
e as nuk i ndahem.
përbrenda këndellem
e marr edhe me sersem
pa druajtje atyre ua them:
unë nuk mund të ndryshojë
jeta nuk është një lojë
të sillet kush si të dojë
t’mundë dhe ta provosh
dhe kur të pendohesh
pastaj sërish të vazhdosh
jo,nuk më lejon boshti im
rreth të cilit un’ sillem
si Toka rreth Diellit
i kapur për unin tim
që ma la kadem Ati i im
e nuk mund të luaj nga ai
s’mund t’ua japë veten time
të tjerve tagër për ujem
sepse, një Un kam dhe
për të fortë mbahem,
as nuk përkulem
e as nuk i ndahem.
Ti, më shaj sa të duash
bile edhe më përbuz
unë, dëshirat dhe zemërimin
gjithmonë i kam bashkë,
dashurohem veç në flakë
dhe, të madh e kam durimin,
se zemra e ime m’i do me ashk
njësoj si lindjen e Diellit
ashtu edhe të tij perëndimin.
bile edhe më përbuz
unë, dëshirat dhe zemërimin
gjithmonë i kam bashkë,
dashurohem veç në flakë
dhe, të madh e kam durimin,
se zemra e ime m’i do me ashk
njësoj si lindjen e Diellit
ashtu edhe të tij perëndimin.
Në dorë i mbaj frerët e
shpërgajve të gjakut tim
që s’duron më sa s’vlon,
sepse ai nuk njeh kaza
shpirti kur ka pastërti,
kurqysh nuk devalvon
por veç për ideal rron
ai rron veç për të treguar
e jo për tu devalvuar.
shpërgajve të gjakut tim
që s’duron më sa s’vlon,
sepse ai nuk njeh kaza
shpirti kur ka pastërti,
kurqysh nuk devalvon
por veç për ideal rron
ai rron veç për të treguar
e jo për tu devalvuar.
Unë fjalën e kam kod
principet rregulla të caktuara
si definicione gjeometrie
të vërtetën ligj, synim
logjikën pasqyrë, reflektim
karakterin e qëndrueshëm
shpirtin të durueshëm
sa s’ka më, jam kështu si jam
por vetëm me një fytyrë
mundohem ta ruaj të papërlyer
vetëm për dy gishta hapësirë
si të re ashtu edhe të vjetër
nuk e ndërrova kurrë, dhe
as e ndërrojë me ndonjë tjetër.
principet rregulla të caktuara
si definicione gjeometrie
të vërtetën ligj, synim
logjikën pasqyrë, reflektim
karakterin e qëndrueshëm
shpirtin të durueshëm
sa s’ka më, jam kështu si jam
por vetëm me një fytyrë
mundohem ta ruaj të papërlyer
vetëm për dy gishta hapësirë
si të re ashtu edhe të vjetër
nuk e ndërrova kurrë, dhe
as e ndërrojë me ndonjë tjetër.
Edhe juve, sot ju them
kështu si jam, bile
do vazhdojë akoma të jem
amanet e kam këtë
nga Ati i Em, i cili më tha:
mullinjve të huaj bir
mos iu bër ujem!
Më tha përpara të shkojë
ashtu sikurse jam edhe sot
të eci i sigurt e qëndrueshëm
veç me hapin tim për mot
mendimit a idealit tim
sa më fortë t’i mbahem
rrugës që zgjodha vetë
kurrë mos t’i ndahem,
atë gjithnjë rëndë ta shkeli
dallgët e kohës vetë t’i çaj
frenat e mërisë sime
n’dorën time fortë t’i mbajë
edhe shtigjet e jetës,
tatëpjetës e përpjetës
i kapun pas të vërtetës,
përherë vetë t’i çeli
ndonse furtuna e egër
sinorit kur më shkeli
si shpesh m’i msheli
lëkurën time ma zhveshi
një këmishë të tjetrit
dashti të ma veshi
por si shpejt i ra pishman
kur e pa që unë nuk e veshi
jo, këmishën e zezë
sipër t’bardhit xhamadan.
kështu si jam, bile
do vazhdojë akoma të jem
amanet e kam këtë
nga Ati i Em, i cili më tha:
mullinjve të huaj bir
mos iu bër ujem!
Më tha përpara të shkojë
ashtu sikurse jam edhe sot
të eci i sigurt e qëndrueshëm
veç me hapin tim për mot
mendimit a idealit tim
sa më fortë t’i mbahem
rrugës që zgjodha vetë
kurrë mos t’i ndahem,
atë gjithnjë rëndë ta shkeli
dallgët e kohës vetë t’i çaj
frenat e mërisë sime
n’dorën time fortë t’i mbajë
edhe shtigjet e jetës,
tatëpjetës e përpjetës
i kapun pas të vërtetës,
përherë vetë t’i çeli
ndonse furtuna e egër
sinorit kur më shkeli
si shpesh m’i msheli
lëkurën time ma zhveshi
një këmishë të tjetrit
dashti të ma veshi
por si shpejt i ra pishman
kur e pa që unë nuk e veshi
jo, këmishën e zezë
sipër t’bardhit xhamadan.
Un’ prapëseprapë nuk ndalem
por kursesi edhe nuk falem
dhe, prapë dallkaukët
makutët e zuzarët
të shpirtit tregtarët
ah, këta harbutë?!
më thuan: - rro!
ti për jetë kujto,
mos u bën hero!
shmangiu drejtësisë!
mos aludo përjetësinë!
shite shpirtin dhe
ndërro lëkurën!
nëse do për ta kaluar urën
ndryshe nuk bën
kështu e ka rendi i ri botëror
ky biçim i globalizmit
ka vetëm një rrugë,
ka një rrugë të vështirë
me dy kahje të kundërta
ose bëhesh i përkëdheluri i tyre
ose do të ngordhësh,
si peshku pa ujë, siç thuan:
do të mbetesh “gjallë e në zall”.
por kursesi edhe nuk falem
dhe, prapë dallkaukët
makutët e zuzarët
të shpirtit tregtarët
ah, këta harbutë?!
më thuan: - rro!
ti për jetë kujto,
mos u bën hero!
shmangiu drejtësisë!
mos aludo përjetësinë!
shite shpirtin dhe
ndërro lëkurën!
nëse do për ta kaluar urën
ndryshe nuk bën
kështu e ka rendi i ri botëror
ky biçim i globalizmit
ka vetëm një rrugë,
ka një rrugë të vështirë
me dy kahje të kundërta
ose bëhesh i përkëdheluri i tyre
ose do të ngordhësh,
si peshku pa ujë, siç thuan:
do të mbetesh “gjallë e në zall”.
Pra, shpirtshiturit po azdisen
gjithandej po lulëzojnë
në sallamadi po gjezdisen
në salltanet të paparë jetojnë
djersën e huaj duke e marrë,
të tjerët seç po katandisen
as bukën e gojës s’e fitojnë
mundimet e shpirtit kalvar
jetë e vështirë... për litar.
gjithandej po lulëzojnë
në sallamadi po gjezdisen
në salltanet të paparë jetojnë
djersën e huaj duke e marrë,
të tjerët seç po katandisen
as bukën e gojës s’e fitojnë
mundimet e shpirtit kalvar
jetë e vështirë... për litar.
Tregtarë të ndyrë janë ata
qerrata e përmbi qerratenj
që sollën helm edhe zeher
këta shpirtprishur, këta lakenj
që dit për ditë na ngulfatën
n’derë na e sollën krajatën
dhe gojës na i vunë tapë
t’mos guxojë askush ta hapë
sepse ka masa ndëshkuese
për ata që s’janë të dëgjueshëm
dhe për ata që nuk marrin vesh
hundë e buzë në gjak, përshesh.
qerrata e përmbi qerratenj
që sollën helm edhe zeher
këta shpirtprishur, këta lakenj
që dit për ditë na ngulfatën
n’derë na e sollën krajatën
dhe gojës na i vunë tapë
t’mos guxojë askush ta hapë
sepse ka masa ndëshkuese
për ata që s’janë të dëgjueshëm
dhe për ata që nuk marrin vesh
hundë e buzë në gjak, përshesh.
Unë s’kam nevojë për kavall
këngës time solo ia them
jam këngëtar, jam bohem
brengën vetë e flak
as halli nuk më plak
edhe zëri nuk më shteret hala
se timbrin e ka kambanë
valvitet si flamuri n’kala
kur e merr dhenë bëhet jehonë
shkrreptimë për natën pa hënë
kushtrim për kohën lehonë
sepse, vetëm shpirti i dlirë
mund të bëjë sefa
pa i dhënë llogari askujt,
as të vetit e as të huajit.
këngës time solo ia them
jam këngëtar, jam bohem
brengën vetë e flak
as halli nuk më plak
edhe zëri nuk më shteret hala
se timbrin e ka kambanë
valvitet si flamuri n’kala
kur e merr dhenë bëhet jehonë
shkrreptimë për natën pa hënë
kushtrim për kohën lehonë
sepse, vetëm shpirti i dlirë
mund të bëjë sefa
pa i dhënë llogari askujt,
as të vetit e as të huajit.
Ju që dini me e ngrënë tagjinë
që dit e natë punuat për sajbinë
i pretë lisat e korisë dhe i sharruat
sipas urdhnit të zotnisë
edhe qenien tuaj e haruat
ju që shitni nderin për tenderin
për të rritun pasurinë e vdiqët njerëzinë
dhe kur të arrijë kushtrimi i lirisë
kur t’ju zbrazet strajca e taxhisë
e t’ju soset bashkë me ditën e zisë
atëherë po ju pyes se ku do të shkoni?
strehim ku dreqin do të kërkoni
do të përfundoni si çdo tradhëtor
me medalje turpi në kraharor
që vetë populli do t’jua dhurojë
për jetën e tij që ia bëtë lojë.
që dit e natë punuat për sajbinë
i pretë lisat e korisë dhe i sharruat
sipas urdhnit të zotnisë
edhe qenien tuaj e haruat
ju që shitni nderin për tenderin
për të rritun pasurinë e vdiqët njerëzinë
dhe kur të arrijë kushtrimi i lirisë
kur t’ju zbrazet strajca e taxhisë
e t’ju soset bashkë me ditën e zisë
atëherë po ju pyes se ku do të shkoni?
strehim ku dreqin do të kërkoni
do të përfundoni si çdo tradhëtor
me medalje turpi në kraharor
që vetë populli do t’jua dhurojë
për jetën e tij që ia bëtë lojë.
Pra, juve që jetën e bëni lojë
po jua them drejt në sy
hiq pa siklet e pa drojë
edhe syri pët s’ma bën
nëse mu kanoska anmiku
jam nga fisi me nam e nishan
që nuk i dridhet qerpiku
as nga pushka as nga jatagani
nuk koritem për luks e shkam
kallem sikur flaka e flakadanit
në log të burrave,në log të mejdanit
ia këputi sumbllat xhamadanit.
po jua them drejt në sy
hiq pa siklet e pa drojë
edhe syri pët s’ma bën
nëse mu kanoska anmiku
jam nga fisi me nam e nishan
që nuk i dridhet qerpiku
as nga pushka as nga jatagani
nuk koritem për luks e shkam
kallem sikur flaka e flakadanit
në log të burrave,në log të mejdanit
ia këputi sumbllat xhamadanit.
Nëse duhet, limfën time
nga gjaku im do ta ndajë
dhe në det të qetë
këndshëm do ta shndërroj’
edhe nëse kam dhimbje
lot nuk nxjerri e zë s’lëshoj
por unë, asesi, nuk ndryshoj
dhe fjalën e dhënë nuk e ha
por me fanatizëm e mbaj
bile në vend do ta çojë
përderisa të rrojë
madje, me nge, do të bëhem
Peshku i Artë...
dhe, detit të gjakut tim
edhe i vetëm n’u dashtë
un’ do të notojë pandalur
dit e natë në udhëtim
deri sa të mbërrijë në Tat
atje ku më parë
ndejti edhe im At
por ju, ju ta dini mirë
dhe në mend ta mbani
e si tagji mos ta hani, se
unë gdhihem gjithnjë me besën
përditë me timen shpresën
në çdo Agim të Bardhë,
rrugën e shkeli fortë e më fortë
drejt atij qëllimi madhështor
ku synon e mëton edhe karvani im,
dallgët i çajë me kraharor
në dasmë nuk shkoj i vetëm
por së bashku me dasmorë
e bajraktar me bajrak n’dorë,
kështu arrij i palëkundshëm,e
të lidhem edhe un’ në kurorë
te Ylli ynë i Bardhë
tek Ylli jonë Arbëror.
nga gjaku im do ta ndajë
dhe në det të qetë
këndshëm do ta shndërroj’
edhe nëse kam dhimbje
lot nuk nxjerri e zë s’lëshoj
por unë, asesi, nuk ndryshoj
dhe fjalën e dhënë nuk e ha
por me fanatizëm e mbaj
bile në vend do ta çojë
përderisa të rrojë
madje, me nge, do të bëhem
Peshku i Artë...
dhe, detit të gjakut tim
edhe i vetëm n’u dashtë
un’ do të notojë pandalur
dit e natë në udhëtim
deri sa të mbërrijë në Tat
atje ku më parë
ndejti edhe im At
por ju, ju ta dini mirë
dhe në mend ta mbani
e si tagji mos ta hani, se
unë gdhihem gjithnjë me besën
përditë me timen shpresën
në çdo Agim të Bardhë,
rrugën e shkeli fortë e më fortë
drejt atij qëllimi madhështor
ku synon e mëton edhe karvani im,
dallgët i çajë me kraharor
në dasmë nuk shkoj i vetëm
por së bashku me dasmorë
e bajraktar me bajrak n’dorë,
kështu arrij i palëkundshëm,e
të lidhem edhe un’ në kurorë
te Ylli ynë i Bardhë
tek Ylli jonë Arbëror.
0 comments:
Post a Comment