- Sa vepra i ke të botuara?
- Asnjë.
- Si asnjë? Ti shkruan qysh se të njoh, që nga shkolla e mesme. Poezitë dhe tregimet tuaja janë botuar gjithandej gazetave e revistave letrare të kohës.
- Kam shkruar dhe janë botuar, por ja që s'u bëra shkrimtar.
- Po ti me krijimet tuaja ke fituar edhe çmime letrare.
- Poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj të botës nuk janë shpërblyer ndonjëherë, nuk kanë marrë çmime.
- Po a nuk e ke fare në plan ta botosh ndonjë liber?
- Eh... po kënaqem duke i lexuar të tjerët. Po edhe sikur ta botoj, kush do ta lexonte?
- Mirë, mirë... Nëse është problemi të lekët, më thuaj dhe unë mund ta financoj botimin e një apo dy librave.
- Faleminderit mik. Ku i dihet... mbase më mbushet mendja që dikur kah pleqëria edhe unë ta botoj një libër me këto zhgaravinat e mia, veç sa për t'ja bërë qejfin vetit! Ama, për t'u bërë shkrimtar, as që bëhet fjalë, sepse duhet shumë-shumë punë e mund. Mandej, duhet edhe dish shumë.
- Po pse bash kah pleqëria ore burr?!
- Po ndoshta deri athere mësohem të shkruaj si duhet!
- Mos bëj shaka! Unë dua që ketë vit ta kem në duar së paku një libër tuajin.
- Gjithçka mund të ndodh, po fillova të mendoj se jam bërë i ditur, po fillova të dashurohem në vetveten, po pash ëndërr se u bërë poet a shkrimtar, po më dha urdhër Perëndesha! Gjithçka mund të ndodh... gjithçka mund të ndodh... mund të ndodh!

0 comments:
Post a Comment