Saturday, February 17, 2018

Nikollë Loka: Në fillin e Ariadnës


I masim largësitë
me fillin e Ariadnës,
humbim labirintheve
lakadredha,
me një unë dhe ti
vetëm për vetëm,
dhe parasysh
një mal me mjegull.
Tresim nën udhë
mendime hijekeqe,
trishtohemi prej largësisë
kur njohim dritën,
por valët s'i ndal dot
një mal me mjegull,
e rruga s' ka si humb
në labirinthe!
Kthjelltësia është bekim,
kur laget në pikla vese,
në malin ngrit mbi tym,
mbi mjegull edhe brymë,
ecja është shpëtim
ndalesa është vdekje,
në fillin e Ariadnës
leqe - leqe.

0 comments:

Post a Comment