Saturday, February 10, 2018

Ramiz Kuqi: Ç’PASKA SONTE


Kjo erë që fërfellinë. E dëgjoj si tranden degët e thata , si këputën e derdhën nëpër udhë. E udhët janë me shtresa akujsh.
Fluskat e borës së egër kanë mbuluar gjurmët e këpucëve pa numër. E fjala përpëlitet mes shkronjave të një libri- një rrëfim për palmat, të cilat i dogji dimri i ftohtë, buzë lumit. E palmat janë shdërruar në legjendë. Se një herë e një kohë, i kishte mbjellë një protagonist i ditëve të para pas luftës , dhe një mëngjes ua kishte kthyer shpinën. Nga zemrimi-palmat folën me valët e lumit të trazuar nëpër dallgë, pas shirave të marsit.
Sonte vargun tim ma trazojnë ëndrrat e përflakura. E gjumi ka marrë malet. Endet nëpër plagë të kohës, si një Marathonomak. Me plagë në trup- do të shpërndaj lajmin se po vjen e bardha ditë e dritë. Njerëzia kanë hapur dritaret e sogjojnë qiellin me yje dhe hënën e mbarsuar . Po ditën e lindjes së agimit të ri nuk kanë arritur ta kuptojnë.
E premtja do të jetë përplot sirahiq, si dikur . Besimtarët, pas faljes, do të mësojnë se ç’farë kanë thënë politikanët e së premtës . Më pas, dita do të mbulohet me lajme të reja-Koreja e Veriut mund të lansojë raketa të reja.
Në Ballkanin ende të trazuar ende vazhdojnë të përflitet ndarja e vendit Jug e Veri. Miti për Kosovën e humbur zgjohet vetëm nga priftërinjtë ortodoksë?
C’paska sonte kjo erë që fërfëllinë?

0 comments:

Post a Comment