Friday, February 23, 2018

Nebih Bunjaku: MURE TMERRI

Minatorëve ‘89
Dimra t’ashpër me errësirë
Plot me ngrica e shtrëngatë
Jetën peng, fatin mënxyrë
Si t’jetohet vallë kjo natë
Rrudhave të ballit dje dhe sot
U janë skalitur elegjitë tona
Bukën 7 korshe ngjyer në lot
Djerë e gjak ngarkuat n’vagona
Revolta juaj – burim shekullor
Nga pasha e rëndë e robërisë
Thellë nga Hadi del me zor
Faqja e Re e antologjisë
Horizonteve të nëntokës
8 ditë e net buzë pavdekësisë
U mekoi gjiu i Nënëlokes
Në sprovë garash të Urisë
Në zgafellë jeta skëterrë
Pritja ankth – ankthi shekull
Hiena, çakej në portë, në derë
Gojëhapur u presin në mjegull
Jastëk gurin – zemrën shkëmb
Vepra juaj – vulë kushtrimi
Mure tmerri kudo shemb
Nga Tien An Meni tek Berlini Agjensi

0 comments:

Post a Comment