Ishte verë . Dielli përcëllonte. Zëri i radios , herë humbte , për shkak të luginave e maleve, kur po gjarpëronte drejt detit autobusi, përplot me udhëtarë.. Dikush gërhaste, dukush lexonte ndonjë libër . Ndonjë njeri i moshuar, edhe pse në aautobus ishte e ndaluar të ndizte cigaren, nuk i përmbahej këtij rregulli të shkruar. Autobusi ishte me dy kate, Në katin e dytë të zihej fryma. Kondicioneri kishte një defekt të vogël. Në atë zagushi, udhëtarët që vinin nga Berni- nisën të reagonin.- Ndaleni autobusin , se na u zu fryma! Një nënë mbante në prehër një fëmijë flokëkqçurrela, i cili nuk ndalej së qari. Nga poshtë dëgjohej edhe ndonjë zë fëmije që të dyjat kryzëzoheshin në korridorin mes dy kateve. – A dëgjon ore burr ky shofer a nuk dëgjon?- thonin udhëtarët.
-Ndale, se na doli shpirti !- u dëgjua një zë burri, më kumbues.
- Pritni, ju lus. Edhe pesë minuta. Aty do të pushojmë , dhe nuk nisemi pa e rregulluar kondicionerin. Edhe unë jam bërë çull nga djersët. E di se kam një përgjegjësi për udhëtarët. Zëri i shoferit u shpërnda nëpër kate, përmes mikrofonit të vogël, sa një kuti duhani. Ju lus të keni konsideratë!
- Do të presim,- u dëgjuan disa zëra në katin e parë. Zërat tjerë, të katit të parë, nuk u dëgjuan në katin e parë. Pas disa lakesave, autobusi kapërceu një copë mali dhe përpara shtrihej një fushë e gjelbëruar. Gruri kishte nisur të piqej. Disa makina ishin strukur buzë rrugës për të nisur korrjen e grurit. Disa kositës, me kositëse motorrike, hiqnin barin rreth asfaltit, e rritur më shumë se gjysmë metre. Kishte mbajtur verë e begatë, shi natën e diell ditën. Edhe bletët atëbotë kishin dhënë mjaltë shumë.
- Je mirë Hans?- i tha Petriti. Kemi bërë udhë të gjatë. Mbase jemi lodhur. Por do ndalemi mbase për të pushuar pak. Do të pimë kafe?
- Po, po i tha Hansi, në një gjermanishte. E ndonjë fjalë edhe në shqip.
- Të kujtohet kur ike buzë detit ? Ke ndonjë kujtim nga andej?- e ngacmoi Petriti.
- Mos ma prek plagën e vjetër. Mbaj mend si sot. Ne zbritëm në mbrëmje. Qyteti ishte përplot drita neoni . Në mbrëmje rrugët gumëzhinin nga ecja e njerëzve. Zëra këngësh diku në thellësi të detit. Unë dhe Perini . u vendosën në hotel “ Gabrieli Sabatini”. Isha lodhur shumë. Gjumi m’i kishte rënduar qepallat e syve e mezi ngrija kokën. Bëra një dush në banjo dhe dola në tarracë. Pamja e detit më mahniti. Dëgjoja valët e detit që përplaseshin deri në plazhë. Një zë nga brenda më thoshte..sikur vinte nga fundi i detit: dil e sodit këtë bukuri hyjnore !
- Bëre dushin? – iu drejtua Hansi Petritit. E di se sa herë vonohesh, Të pëlqen uji i ngrohtë valë dhe mezi del nga andej.
-Gati jam,- u dëgjua zëri i tij. – Po çfarë ke që nxiton? Nuk je lodhur?
-E ndjej edhe lodhjen, por dua të dal, Të endem nëpër buzë detit.
- Si ore ? Vërtet e ke?
- Kurrë nuk të kam gënjyer Petrit. –Do të më shoqërosh? Ti e njeg çdo cep të kësaj toke. Çdo rrugë e rrugicë. Me ke thënë se nuk do ta prish disponimin? Se do të ndjek në çdo hap? E unë kam shumë ëndrra. Më pëlqen mbrëmja pranë detit. Edhe kur ikëm në Spanjë. Ke harruar kur iknin vonë e ktheheshin në agim?
- Uh edhe ti Hans. Nga nuk më end. Po më rikthen atje sonte? Po bëhem gati.
- Unë jam gati !,- i tha Hansi.
Ishte ora nëntë e natës. Një polic në rrugë ndali një shofer nën ndikim të alkoolit. Bënte zigzake dhe nuk e ndalte burinë e makinës. A u ndal, pasi patrulla rrugore i doli përpara, në kryqëzim. Dy patrulluese rrugore e shoqëruan për dikund. Mbase deri në stacionin policor.
-Kudo ka shkelje, - i tha Petriti Hansit. Por këtu si duket ka rend dhe qetësi. Kjo më bën të lumtur-, i tha Petriti Hansit.
- Ulemi për të pirë kafe Hans?- dhe bëri edhe disa hapa andej Petriti. Përballë rrugës ishte e hapur një kafiteri e madhe, me shumë lule anash, të cilat shpërndanin aromë të këndshme. Pas pak , erdhi një kamerier shtatgjatë me kokën e rruar. Mbante një tepsi të hollë në dorë për të shpërndarë gjërat e porositura. Ishte i tëri gaz. Në pamje të parë, dukej i lumtur.- Doni të pini diçka?- u tha mysafirëve.
- Hansi u hamend pak. Iu duk ky shërbim i mirë. Ai kujtoi Bernin dhe kamerierët atje . Janë të shkathtë këtu kamerierët. Kanë sy si guaca detit , dhe fluturojnë si shqiponja qielli. Hmmm.. u zu ngushtë Hansi? – Çfarë po pimë, Petrit?
- Dy kafe, pa sheqer çun. Kamerieri, si e mori porosinë, iku si vetëtimë dhe ua solli kafetë. Me kujdesin më të madh, me buzëqeshje rinore ua servoi miqve të panjohur, të cilët po i takonte për herë të parë aty. Duke u larguar, ai kapërceu nëpër turmë .Sa vinin e dilnin mysafirët dhe djaloshi donte të kënaqte shijen e secilit. Në krye të një tavoline rrinin dy njerëz, me zinxhirë në qafë dhe pinin birra. Dukeshin hijerëndë. Përcillnin me sy tre kamerierët me sy...dhe këta e ndjenin këtë shikim të rreptë, që nuk shfaqej, por që dukej : nga qëndrimi i tyre, nga zëri, lëvizja e duarve.
- Më pëlequ kafja Petrit -, iu drejtua Hansi. Do rrimë edhe pak dhe do të ikim. Të pushojmë sonte e nesër ikim te deti. Të ikim ?
- Po, pohoi me kokë Petriti. Ta presin kamerierin për të paguar. – Do të vish, ia bëri me dorë, pa nxjerr zërin kamerierit ?
- Pa një , pa dy, kamerieri ua solli letrën për pagesë. Ua lëshoi mbi tavolnë dhe po priste pagesën,. Ndërkohë, një plakë u alivanos në rreshtin e dytë. Dy të rinj vrapuan, i hodhën ujë në fytyrë,e ulën në një ulëse më të madhe . Ajo u këndell dhe i falënderoi ata.- Si të quajnë?- e pyeti Petriti kamerierin.
- Afrim, - i tha Petritit, me një zë të ulet e përvuajtës. Jam nga Kraja. Ka dy vite që vij këtu. Paguhem mirë për punën që e bëj. Orar pune të fiksuar nuk kemi. Punojmë nga dhjetë e dymbëdhjetë orë në ditë. Na zë gjumi në këmbë, kur ikim në banesë. Është një dhomë e vogël. Nuk e paguajmë shtrenjtë. Jemi mësuar aty. Jam student në Tiranë, për arkitekturë. Babanë e kam të sëmurë. Ai merr një pension të vogël. Mamaja punon në një kioske dhe shet duhan e ndonjë gjë të vogëla aty, lojëra fëmijësh. Kur vjen vjeshta, unë ik për Krajë, rri pak ditë dhe nisem për Tiranë.
Hansi e shikoi me dhimbje. Pastaj ikën për në banesë të hotelit me Petritin. Nuk llafosën shumë rrugës. Hansi kishte rënë në meditime . Një qen, në fund të lagjes së banimit, sikur i zgjoi nga ajo heshtje. –Je lodhur Petrit?
-Ndjehem i lodhur,- iu përgjegj Petriti. Por nuk munda të ta prish disponimin.
- Faleminderit Petrit ! M’u dhimbs shumë çuni nga Kraja.Nesër do ikim , në mbrëmje atje. Kam edhe një ide. Do ta marr çunin për punë sezonale, verës në Bern. Kam nevojë për një punëtor në pemëtari. Mbase do t’i ndihmoj kjo atje. Edha paga, gjithsesi. Ndoshta di ndonjë gjuhë?
- Mrekulli Hans. Ti je një mik zemërbutë. Edhe mua më ndihmove shumë në fillim. Unë erdha si azilant . me një çantë ku kisha futur disa rrobe për veshje. Ende më duket se e dëgjon nënën time: Paç fat në jetë, biri im! Kudo që të shkosh, sillu mirë e ndershëm me njerëz. Ai zë më përcjell edhe sot, pas shumë vitësh. – Të kujtohet kur unë , në atë mëngjes vjeshte, pak para se të vinte dimri,erdha dhe kërkova punë. Ishte një e shtunë tetori. Koha kishte nisur të prishej. Qielli ishte mbushur me re. E ra shi i madh atë ditë. Era rrokullisi çarçafët nëpër tavolina. Unë u ngrita, pa më thënë askush asgjë- i mblodha ato. Ti më kishe parë nga zyra dhe e kishe porositur Gencin, një shqiptar nga Tetova që kishte kohë që punonte aty, të më takonit.
- E di , Petrit. Unë u bëra mik me Ty. Ti më rrëmbeve me punën që bëre atë natë, kur era po përpinte çdo gjë. Dhe, nuk munda të mos të thërras. E di kur erdhe në zyrën time. Flisje një frëngjishte jo shumë të zotëruar.Por shpejt u këndelle. Madje, myshtërinjtë ishin shumë të kënaqur me shërbimin që ua bëje. Ua rrëmbeve zemrat !- Ke takuar më Eldën? Më ke folur shumë herë për portretin e saj.
- Kanë ikur shumë stinë. Mbase gati dy dekada. E takova një ditë mëngjesi , kur po futej nëpër dallgë deti. Kishte sy gllabërues. Qepallat e saj ishin si të dallëndyshes. E përcolla me sy..Nuk isha i martuar. Sa kisha mbaruar shërbimin ushtarak ! E përcolla me sy zogu. Ajo u zhyr në det dhe nuk doli një kohë. M’u duk sa një orë. Notoi si delfinë, herë në shpinë e herë herë me not mashkulli. Kur doli në breg , shikoi anash çadrave . U ndal për një çast para çadrës sime..pa e ditur se unë po e sodisja nga larg.. – Ishte uji i ngrhtë?.- mëzi më doli zëri nga goja.
- Mund ta provosh. Deti është skaj më skaj, i gjërë, i thellë. I pafund. Keni ndonjë fjalë tjetër ? – më tha dhe u zhduk nëpër turmën e njerëzve. Mbaj mend se mbante syza dielli.Duke perënduar dielli, disa re të bardha u derdhën nëpër qiell. Nata po vinte me riga të imëta të shiut. Pushuesit nisën të mblidhnin plaçkat. Ndërsa, Elida ishte shtrirë dhe nuk i bërri përshtypje shiu. Ishte futur në një botë...e më duket se fliste më vete. Kur turma zbrazi plazhën, ajo u rrotullua nëpër rërë dhe më pa si po rrija nën çadër, i trembur.- Nuk paske ikur ende?
- Jo, i thashë, me një zë të zhagitës. Më pëlqen kur bie shi. Shiu do të thotë begati. Në ara rritën të mbjellat.
- Ti je pemëtarë?- më pati thënë atëherë.
-Po. Një ditë ika për Bern. Atje u punësova te miku Hans. Kam ardhur me të në bregdet.- Nga është miku juaj?
- Është nga Zvicra. Vjen për herë të parë me mua këtu.
- Çudi po më vjen. –Po ti pse nuk ikën nga shiu? Nuk t’i lag flokët?
- M’i lag. Po disi jam ngujuar sonte këtu. Nuk më bëjnë këmbët të largohem.
- Do më shoqërosh për një kafe?- i tha Elida. Fjala e saj, - më erdhi si këmbanë nëpër veshë. Nuk e di as sot se si e ndjeva veten. Mua po më thoshte? Nuk mund të besoja !
- Po, i thashë me gjysmë zëri. Pastaj ikëm nëpër shi, të lagur deri në kërthizë. Kur u futëm në një kthinë të restoranit ku ajo banonte me mikun Geri, ajo qeshi me zë. Sa më pëlqen nata me shi ! – tha . Zëri i saj ishte frymëzues. Unë po ngjitëm në katin e dytë, në dhomën tridhjetë e shtatë. Për një kohë të shkurtër, do të zbres për të pirë kafe, me Gerin, mikun tim gjerman. Ka shumë vite që bashkëjetoj atje..- Do të më presësh?- më tha.
- Pohova me kokë, pa bërë zë.
Ajo erdhi , pa u vonuar shumë. Kishte veshur një fustan të hollë dhe një bluzë ngjyrë trëndafili.
-Ky është Geri, miku im simpatik. Ka një kompani arti dizajn atje. Unë u punësova si e re . Ai ma rrëmbeu zemrën. Është tip i butë dhe, nuk mban zemrim me mua..edhe kur grish ndonjë mik për kafe, ja si sonte kur ti je me ne. –Unë jam edhe nesër në plazhë. Mund të pimë kafe në mëngjes. Geri do të udhëtojë për në Berlin. Unë do ta vazhdoj pushimin. Më pëlqen dielli i detit !
- U ngrita . Përshëndetja ishte e ngrohtë. Ajo më shtrëngoi dorën dhe, si falënderin përse e kisha shoqëruar deri në dyert e hotelit, më puthi në faqe. Një drithërime e butë m’u shpërnda, si mornica nëpër trup. Ndjeva sikur më kafshoi diçka, por nuk e dija se çka. Duke ikur, unë nxora nga çanta romanin e Viktor Hygos “ Të mjerët “ dhe ia nënshkrova . Mbaje këtë libër, si kujtim. Mbase mund të mos takohemi. Duket se koha do të jetë me shi nesër!
- Nëse del dielli, jam te e njëjta çadër. Nëse jo, do të ik për Tiranë. Natën e mirë më tha dhe iku nëpër shkallë. Ia pashë vetëm kokën , kur e hapi derën ku e priste në përqafim Geri.
- Nuk e ke takuar më?- i tha Hansi, pasi e kishte dëgjuar me ankth këtë rrëfim.
- Jo. Nuk e di nga e ka tretur jeta. Kohë të ikura ..mbase edhe një kujtim jete nga deti. Ngjyra e syve të saj më ka përcjellë..por dikur nisi të zbehej , dhe nuk mbaj mend më asgjë. Ndoshta jeton në Berlin, me Gerin..me fëmijë..Kanë ikur shumë stinë miku Hans ! – Të biem në gjumë, sepse jemi lodhur. Askush nu e di se çka të sjell dita e nesërme. Secili jeton me një shpresë..në fund të fundit, jeta është si një ëndërr, e bukur a e frikshme.
Kur ishte në këto meditime, një zë telefoni e zgjoi Petritin .Ka ardhur Musai ..Për një javë punë në xhami..Mund të vish me Farkatarin? Jeni të nderuar !
Më vjen mirë Naser. Të lus, m’i bëj të fala..Ia kthyen shpinën në Berlin..Nuk e do njeriun e formuar kombëtarisht sot askush..Dje e donin..Ja si jemi ne..Si ta kalojmë urën, ia numrojmë shkeljet e patkoit ..ecim nëpër gjurmë..Ia kthyen shpinën Naser !
Muzgu ishte shpërndarë nëpër udhët e boshatisura të Berlinit. Bora kishte harruar të zbriste mbi qytetin ku derdheshin në shkëlqim dritat e forta të neonit. Para se të binte shi, Petriti e kishte takuar Hansin në restoranin e tij. Ai i kishte rrëfyer për Elidën.. me të cilën ishte ndarë, por miqësinë me të nuk e kishte humbur. Ai i kishte thënë, për herë të parë, se sa herë takohej për kafe, zakonisht në orët e vona të mbrëmjes, se ajo vinte me librin që ia kishe dhuruar ti, atë natë kur po binte shi në bregdet. Sa herë kishte thënë; do kthehem një ditë të hotel “ Gabriel Sabatini”, ..ndoshta thoshte shpesh..për ta takuar. Një mëngjes, ajo më paskësh thënë: do të ik në bregdet...të ulem aty, t’i mbyll sytë..ndoshta e takoj .. Po ajo erdhi e trembur. Më tha ta dëgjoja një ëndërr. Ishte skuqur në fytyrë..Sytë e saj ishin të përlotura.. E kam parë në ëndërr Petritin më tha , dhe u shkreh në vaj. Ma solli një trëndafil të kuq e ma vuri mbi buzë. Por nuk arriti të më puth “ dhe shikoi qiellin si e humbur. Në dorë po mbante librin e Viktor Hygos, e shtrëngonte sikur të mbante në dorë një zog, të cilin nuk donte ta lëshonte për fluturim.
Petriti ishte shtrirë në kanape. Tingujt e muzikës së lehtë “ I dehur jam..këmbët s’më mbajnë”. Ishte tretur si nëpër dallgët e jetës!
Saturday, February 24, 2018
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment