Wednesday, February 7, 2018

Prend BUZHALA: URTËSIA E KRISUR E FJALËS


(Çast lirik), 6
Poeti e ka pergamenë mençurie Fjalën e Tij,
si urtësia e krisur që çmendet e tërbohet nëpër botë.
Kohën e lojës me jetën e paska edhe mrekullia,
Dhe përkulet para Fjalës si para gruas perëndeshë,
Aty edhe ti paske riskun tënd të fatit:
te ky krahasim i perëndishëm.
Poezia qenka tallja më e bukur:
Është armike e iluzionit, nuk të siguron asgjë:
të zhvesh nga gjithçka. Asgjë, pos shpirtit, nuk të lë.
E ti, shkronjëtor u bëre,
një regjistrues i drithërimave të zemrës.

0 comments:

Post a Comment