Tuesday, February 13, 2018

Kujtim STOJKU: SIRTARËT E SHPIRTIT


Në skrivaninë time t’punës i ulur rri,
Sirtarët e shpirtit i hap me radhë,
Tingujt që dalin prej tyre me mall e thurin melodinë,
Notat e shkruara n’pentagram më bëjnë që të qaj.

Stilolapsi gërvish lehtë mbi fletët e bardha,
Se mendoja se kështu i isha futur punës,
Kur sirtarët e shpirtit një nga një i hapa,
Përmes fjalëve vitet e jetës i mblodha rrugës.


Kokëfortë vullneti një nga një po i hap kanatat,
Cingërima e menteshave të ndryshkura dëgjohet përreth,
Dhimbjet i mbledh nëpër të trupit rrashta,
Pena me gjuhën e saj mbi letër fjalët derdh.

Shpirti kullohet mbi ujëvarën e mendimeve,
Gazmohet nga simfonia e këngës së zogjëve që tufë këndojnë,
Vit pas viti janë mbledhur njollat e së djeshmes,
Të nesërmen dëgjohen si një e shurdhët jehonë.

E fjalët mbi fletën e bardhë dëshmojnë qartësisht,
Me t’gjitha ngjyrat pikturuar peizazhi i jetës,
Fjalët pranë njëra tjetrës gjenden shumë ligsht,
Jetën e përditshme e rrjepin gjithmonë,
Kur jeta hesht ndaj së vërtetës.

0 comments:

Post a Comment