Monday, February 5, 2018

Dhimitri Kokaveshi: Cikël Poetik

TEJKALIME.
Mbi rezultatet e tua
përkëdheljet
shokove!... Dhe dashurinë
manifestimeve
nuk e pranoj, mbi fllade
ngrohtësie
tejkaluar më nxit
rrëfimet?...
Momenteve... si një krijim
në madhështi
të ëndërruar m'i dhuro
ato!...
Që skllavërojnë
fantazitë
dhe shpirtin në forma lirie!...
Ma rifresko.

VETËTIMAT.
Vetetimat!...
Nuk hapin kanione
Në rrëmbimin
Hapësire pο…
Kushtet atmosferike
Në miliona vjet!...
Rënkim!
Dhe unë?!...
Kërkoj
Brazda
Kanione
Trurit!...
T’i thelloj.
Si engjëjt, gjithmonë
mendimi
më pushton, joshjes
dhe bukurisë
Natyrën...e lëroj.

JOSHJA.
Humbas brenda teje
se më huazove... ëndrrat.

0 comments:

Post a Comment