A e dini se kush ia vë vulën një vlerësimi të dytë? Kjo,faktikisht është një
fyerje për arritjen e një tjetri. Këta janë dështakë në fushën e vet dhe kanë guximin të kritikojnë të tjerët.Këto, janë ata mediokërr që ulen duke u dridhur dhe
menduar se mos puna e dikujt është më e madhe se ajo e tyre,
nuk kanë as idenë e
vakët të vetmisë që vjen kur ju keni arritur majën më të lartë.Këta mjeranë kanë një mnedje shterpë që flasin me fjalët e të tjerëve,idetë e të tjerëve,dhe u mbushet mendja se u peshon shumë me të vërtetë ajo kokë. Vetmia
respektohet njëtrajtësisht për arritjet e admirueshme,sepse ai që ka mendje krijuese nuk ka kohë të merret me të tjerët,ai përhumbet në vetminë e tij në kërkim të ideve të reja.Kurse ata nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër.Ata vetëm se zbardhin dhëmbët e
tyre të cilët duken si minjtë që dalin nga vrimat,duke menduar se ju jeni i kënaqur
kur e leni madhështinë tuaj të zbehet,dhe ata nga pas zvarriten pas jush si gjarpërinj duke derdhur helm sa të mundin kundrejt jush dhe veprës suaj.Ata kanë disa ide të çuditshme,janë gati që të japin një vit nga jeta e tyre,vetëm e vetëm që t'i bëjnë talentet të dridhen kur të dëgjojnë për këtë ose atë kokë të madhe që merr vesh nga letërsia,shkenca, historia,gjuha dhe filozofia,por vetë nuk është në gjendje të shkruajë asgjë.Ata e kanë zili arritjen tuaj,ëndrra e
tyre e madhështisë është bërë një botë e cila dëshmon se të gjithë njerzit janë
bërë inferiorë për falenderimet e tyre.Ata nuk e dinë se kjo është një ëndërr e
cila dëshmon pagabueshmërine e mediokritetit,sepse kjo lloj bote është ajo që
arritjet e njeriut nuk do të jenë në gjendje që ta mbajnë dhe ta çojnë përpara,sepse ata këto njerëz do t'i kryqëzojnë pa mëshirë duke u bërë vetë martirë.A i keni dëgjuar në bisedat e përditshme se si thonë...vjellin çdo ndyrësi që u bluan mendja...sa kohë paskan pasur për të gjitha këto,dhe sa pak për të na reklamuar huazimet e të tjerëve si vepër të tyren.Kujtojnë se ne nuk i kuptojmë...Çfarë mediokrish mjeranë...Ata po ngrenë kryqet anës rrugës si ushtria e Pilatit për të kryqëzuarit e radhës.Ata nuk kanë asnjë mënyrë
për të ditur se çfarë mendon ti kur je i rrethuar me urrejtje nga inferiorët.llafazanët dhe intrigantët që do të nxijnë disa faqe të bardha nga mendja e tyre boshe,duke vjellur nga bota e tyre shpirtërore atë që ata i karakterizon.Kjo urrejtje dhe mërzitje e tmerrshme,humbja e shpresës,shterrimi i një truri mashkullorë e paralizojnë mërzinë.Nga
ky shkak je lavdëruar dhe mikluar prej njerëzëve që nuk të respektojnë.A keni
pasur ndonjëherë mall për dikë që mund të iu admirojë? Për diçka që të mos iu
shikojë me përçmim sepse gjithçka keni arritur me punën dhe talentin tuaj,keni
kapur majën sipas admiruesve,kurse për disa të tjerë jeni një hiç.Ata kthehen në qesharakë sepse nuk e njohin dhe as që e kuptojnë hiçin dhe nuncin...
Ne këta i dëgjojmë për ditë...
Ne këta i dëgjojmë për ditë...
Njerzit nuk duan të mendojnë,për më tepër ata marrin disa
shqetësime mbi vete dhe për këtë nuk duan ta lodhin trurin. Por nga njëlloj instikti
ata mendojnë dhe kjo i bën ata fajtorë.Pra,ata ndjekin duke bekuar të gjithë ata
që u i justifikon për të mos menduar.Kushdo që ka një virtyt të lartë
intelektual nga ajo që ata dinë si mëkat të tyre, e pranojnë me fisnikëri atë.Ata
nuk e dinë se kjo ëndërr është një dëshmi e pagabueshme e mediokritetit.Sepse
kjo lloj bote është ajo që arritjet e njeriut nuk do të jenë në gjendje që ta
mbajnë…
Kjo armatë e tërë mediokrish që ka marrë në dorë rolin e martirit...ju ndjek kudo me shterpësinë e tyre...
Kjo armatë e tërë mediokrish që ka marrë në dorë rolin e martirit...ju ndjek kudo me shterpësinë e tyre...
0 comments:
Post a Comment