Thursday, September 8, 2016

Prend Buzhala -Shkrimi e Leximi i Takojnë Njeriut të Kulturës


(Kundrime në Ditën Botërore të Shkrimit dhe Leximit, III), 66
Është thënë: kombet, popujt, entitë, të cilat mbështeten në shkrimin dhe leximin, e kanë ruajtur identitetin e tyre, trashëgiminë e tyre kultorore, tërësinë e tyre territoriale e gjuhësore. Janë ndër kombet më të zhvilluara edhe sot... Shembuj të tillë, në Evropë e në Azi, janë bota antike greke e romake dhe hebrenjtë.
Po ilirët, ku ishin?
Pikërisht pse nuk i kushtuan rëndësi shkrimit, ndodhi çka ndodhi ndër shekuj e mileniume... ose i kishim dhe armiqtë na i shuan fare.. duke i ndihmuar edhe vetë... për të keq!
1.
Leximi i një libri (letrar e joletrar), të detyron që ta shpërfaqësh gjykimin e vlerave, kurse lënda përmbajtjesore ngërthehet brenda vetë aktit të njohjes, dijes, shkencës, nga njëra anë, dhe në vetë aktin estetik, nga ana tjetër. Spektri autorial i interesimeve të leximit të librit është i gjerë në hapësirë dhe kohë, por edhe i kondensuar në lexim-shtjellimin e tij. Nuk është thënë më kot se secili lexim është personal, sado që autori i një vepre këmbëngul që kritika të jetë sa më racionale, sa më objektive, pa leximin e saj emocional.
A mund të shmanget edhe një përmasë e leximit, siç është leximi krijues? Thjesht, çfarë është vetë natyra e kritikës letrare.
Së këndejmi, leximi i librave të larmishëm, zhanresh letrare, publicistike, sociokultuore, filozofike etj etj, na shtrëngon që vlerësimin dhe format e interpretimit t’i shikojmë si shteg sprovimesh për ta kryer misionin e saj themelor: për ta bërë më të pasur ndjeshmërinë e lexuesit për librin dhe për ta bërë më të kondensuar mendimin e opinionit për librin përgjithësisht.
2.
Leximi nuk e përmbush vetëm kënaqësinë personale, por edhe nevojat e ndryshme kulturore, pikërisht për faktin që libri e formon njeriun; dhe, pikërisht, për faktin që njeriu është krijues, themelues e formues i i kulturës, së këndejmi, dhe humanizues i rrethit ku jeton. Osvald Shpengler do të thoshte: “Fjala i takon njeriut në përgjithësi, kurse shkrimi i takon njeriut të kulturës, në veçanti. Të folurit dhe dëgjimi ndodh në të tashmen, afër nesh, kurse me anë të shkrimit u flasim edhe njerëzve, të cilët asnjëherë nuk i kemi takuar, u flasim edhe atyre që nuk kanë lindur, së këndejmi zëri i njeriut dëgjohet ndër shekuj pas vdekjes së tij. Shkrimi është njëra ndër trajtat e para të dhuntisë historike. Libri jeton nëpërmes leximeve. Tashmë trajtën e shkruar të librit po e zëvendësojnë format e shkrimit elektronik. Kështu, edhe kulturën e mbështetur në fjalën e shkruar, po e zëvendëson gjithnjë e më shumë ajo që mbështetet në mjetet dhe mediet audio-vizuale.
3.
Koha jonë po e përjeton një paradoks: e parashikon shuarjen e librit dhe lindjen e galaktikave të reja të Gutenbergut:
"Të gjithë ne përfaqësojmë njerëzit e Gutenbergut që e duan dhe e vlerësojnë librin. Zëvendësimi i librit me ekranin televiziv e me atë të kompjuterit, na duket si triumf i barbarizmit. Megjithatë, mediumi elektronik nuk do ta zhdukë civilizimin e librit. Ato (ekranet elektronike) do ta ndryshojnë radikalisht mënyrën e të menduarit dhe të veprimit të njerëzve, ndërkohë që mënyra të reja të komunikimit, në rrjedhën e kohës, do të ofrojnë mundësi adekuate për organizim dhe për ta kuptuar botën në të cilën jetojmë", thoshte Alvin Kernan (The Death of Literature), 1992).
4.
Njerëzit nuk do të reshtin asnjëherë të mos e kërkojnë librin, për t’i gjetur aty përgjigjet më të besueshme dhe kikat ku të mbështeten; pikërisht për faktin pse drita që ngërthen libri, nuk zbehet e as nuk humb asnjëherë, një dritë mu si e atyre galaktikave gutenbergiane të kozmosit që na shigjetojnë... Urtia e librave ndër mileniume e shekuj, është e gjallë, që lëviz si frymë ekzistence asnjëherë e shuar.
Të duket sikur libri i kohëve të shkuara është shenjë e urtësisë që e gjen lexuesin e vet në secilën kohë, për t’i shenjtëruar ata me frymën e vet të gjallë të urtisë. Lexuesi i shenjtëruar dhe krijuesi i shenjtëruar ecin dorëpërdore në secilën kohë.
Por leximi ka edhe kontekstin e vet kohor. H. L. Borhes thotë: “E çfarë qenka ai libër, po qe se nuk e hapim?” Por nëse e lexojmë, ndodh diçka e çuditshme, besoj që secilën herë libri ndryshon. Herakliti tha se askush nuk lahet në të njëjtin ujë të lumit. Secilën herë, kur lexojmë një libër, libri ndryshon, konotacioni i fjalëve është krejtësisht tjetër.



Nëna Tereze e Shenjtë - 

ÇMIMET DHE NDERIMET MË TË LARTA BOTËRORE
1. NORVEGJI

Çmimi NOBEL PËR PAQE

Në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe. Ajo refuzoi të marrë pjesë në një banket festiv për laureatë. Lutet që Çmimi prej 192 000 dollarësh, t'i jepet të varfërve në Indi.
2. NË INDI
Çmimet më të larta O(ndër shumë të tjera):
1962: Nëna Tereze u nderua me çmimin e qeverisë indiane, "Padma Shri". mori çmime edhe në dekadat e ardhshme...
1962 Urdhri Lotus, Indi
1972: Çmimin "Jawaharlal Nehru" për Mirëkuptim Ndërkombëtar
1980: mori çmimin më të lartë indian qytetar "Bharat Ratna".
Biografinë e saj zyrtare e ka shkruar një nëpunës civil indian, Navin Chawla, më 1992.
3. NË SHBA

1970 Good Samaritan Award, SHBA
1985, Çmimi më i lartë shtetëror amerikan, "Medalja Presidenciale të Lirisë" (e dhënë nga presidenti Regan).
1996 E emruar Qyetare Nderi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
I është djhënë edhe « Medalja e Artë e Kongresit Amerikan». Ajo është qytetare nderi e Uashingtonit, Nju Jorkut, San Françiskos, Ohaios, Toledo-s, Bostonit dhe e shumë qyteteve të tjerë.

4. AZI

Në vitin 1962, Nëna Tereze mori "Ramon Magsaysay" për Paqe, Mirëkuptim Ndërkombëtar dhe për veprimtari në Azinë Jugore dhe Lindore. Ky çmim është përmendur shpesh si "Çmimin Nobel aziatik".
5. Australi
Nëna Tereze mori çmimin e shumë qeverive dhe organizatave civile. Ajo është emëruar anëtare nderi me "Urdhërin e Australisë" në vitin 1982, "për shërbimin ndaj bashkësisë së popujve të Australisë dhe humanizmit në përgjithësi".

6. Britani e Madhe 

E shpall Qytetare Nderi.
1970 Çmimi Templeton
(Ky çmim, midis dy mijë personaliteteve të botës, fitoi çmimin britanik «Tempelon » dhënë nga Princi Filip.)
Mbretëria e Bashkuar i ka akorduar Nënë Terezës dekoratën më të lartë civile «Urdhërin e Lartë të Meritës » nga vetë mbretëresha Elisabetë.

7. ITALI

1978 Çmimi Balzan - për paqe e vëllazërim midis popujve.

8. HAITI

1981, Çmimi Legjioni i Nderit Haitian

9. VATIKAN

1971: Papa Pali VI ia dha asaj Çmimin e Paqes , i quajtur sipas Papa Gjonit XXIII, duke e vlerësuar punën e saj të bamirësisë ndaj të varfërve, veprëne saj të dashurisë së krishterë dhe të përpjekjeve të saj për paqe.
1976: Çmimi kishtar "Pacem in terris"
2003 (Më 19 tetor) Papa Gjon Pali II. e shpall Të Lume. Kjo ka ndodhur shumë më shpejt se sa është rasti për aktet e beatifikimeve (lumnimeve) të tjera.
2016 (4 shtator), Kanonizimi nga Papa Françesku. Shpallet SHENJTE, E Shenjta Nëna Tereze, ose Shën Terezja e Kalkutës.
10. SHQIPËRI, KOSOVË 

Në Shqipëri, më 1996, i jepet Çmimi më i Lartë NDERI I KOMBIT
Në shqipëri është krijuar Urdhëri «Nënë Tereza», me të cilin janë dekoruar mjaft personalitete botërore, si ish Presidenti amerikan Bill Klinton, gjenerali i NATO-s Ueslli Klark, Hillari Klinton etj. Nga Shqipëria Nënë Tereza është dekoruar me çmimin ««Urdhëri i Klasit I». Me emrin e shenjtores është emëruar aeroporti i Rinasit, Qendra Spitalore Univesitare dhe sheshi para Universitetit Shtetëror të Tiranës.Në sheshin e Universitetit ngrihet përmendorja e saj.
Edhe në Kosovë janë ngritur përmendore të Nënë Terezës: Prishtinë, Gjakovë, Klinë, Pejë, Novoselë e Epërme, Mitrovicë etj.
Në vitin 1990, ajo është shpallur Anëtare Nderi e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
12. TË TJERA ÇMIME, NDERIME E VLERËSIME:
a) Të tjera çmime, nderime e vlerësime: KANADAJA e ka nderuar Nënë Terezën me titullin «Dhurata e Paqes». ish-BASHKI MI SOVJETIK i ka akorduar « Medaljen e Artë të Paqes».
Nëna Tereze është dekoruar me çmimin e UNESKO-s me medaljen «Ceres» për mirëkuptim dhe paqe dhe nga Organizata Botërore e Ushqimit FAO.
Shteti i VENEZUELËS i ka dhënë mirënjohjen «Urdhëri i Çlirimtarit »
India dhe Suedia kanë nxjerrë pulla postare me portretin e Nënë Terezës, ndërsa Holanda e ka pagëzuar me lulen kombëtare të hollandezëve, me Tulipanin.
b) FILMA, LIBRA...
- Në fillim të viteve 1970, Nëna Tereze u bë e njohur ndërkombëtarisht. Popullariteti i saj në këtë kohë i atribuohet në masë të madhe filmit dokumentar "Diçka e bukur për Zotin" (1969), i cili ishte filmuar nga Malcolm Muggeridge. Bazuar në këtë film, i njëjti autor botoi një libër.
- Kevin Connor është regjisor i filmit kushtuar jetës së Nënës Tereze "Në emër të Perëndisë së të varfërve", i vitit 1997. Roli kryesor luhet nga Geraldine Chaplin, bija e Charlie Chaplin. Filmi fitoi çmimin në Festivalin e ArtFilm në vitin 1998.
- Rreth jetës së Nënës Tereze është bërë dhe një seri televizive italiane "Nëna Tereze" në vitin 2003. Rolin kryesor e luan Olivia Hussey. Kjo mini-seri është përpunuar më vonë në filmin televiziv "Nënë Terezja e Kalkutës" që mori çmimin e SHBA Camilo, më 2007.
Përpos filmave të larttheksuar dhe filmave të shumtë dokumentarë, për Nënën Tereze janë shkruar qindra libra e biografi në shumë gjuhë të botës.
Po ashtu, është lauruar me çmime të shumta HONORIS CAUSA dhe doktore nderi në shumë universitete evropiane e amerikane, në mbi tridhjetë universiteteve më në zë të Botës : Kembrixhit, Delhit, San Diegos, Milanos, Harvardit, Luvenit, Brukselit e të tjerë.


0 comments:

Post a Comment