Tuesday, September 20, 2016

Prend Buzhala - Kundërrime 80

KARAKTERI I SHQIPTARIT: NOPÇA DHE ELIOT
Në shqip tashmë e kemi librin e Franc Nopçes "Fiset e Malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre", i botuar më 2013 në Tiranë e në përgatitje e përkthim të Mihallaq Zallarit.
1.
Nopça me të drejtë thekson se edhe karakteri kombëtar shqiptar, si çdo karakter tjetër kombëtar, ka faqet e mira dhe të dobëta, prandaj shpjegohet përse ndryshon aq tepër gjykimi sipas shijeve personale, i këndvështruar nga të huajtë. Në Shqipëri, të hujave, thekson Nopça, u bie në sy lakmia për të holla. (Të mos harrojmë, Nopça i botoi këto shkrime mbi shqiptarët në dekadat e para të shekullit XX). Ndërkaq, ai, si tipar, përmend ambicien personale: "Nuk njoh shqiptar që të quhet modest. Më duket se dëshira intensive e çdo shqiptari, është të dallohet në një mënyrë nga të tjerët, qoftë edhe për amrët e mira, veshjet e bukura, t'i përmendet emri, t'ua shkojë shokëve të fisit. Malësori lakmon të nderohet ose t'ia kenë frikën, duke u mbajtur pas zakoneve të fisit të tij...
Frika se mos përbuzet, e nxit atë si malësor të zbatojë kodin e nderit në mënyrë të përpiktë.
Shqiptarët me kulturë më të lartë, lakmojnë të kenë të holla, për të fituar ndikim më të madh; politikani shqiptar lakmon së paku të luajë rolin e një shefi partie etj." (në faqet 31-35 të këtij libri).
2.
"Talljet pa të keq, lojë me fjalë që nuk therin, shqiptari i ka qef. Ai që nukkupton shaka, merret për budalla. Në mbarim të gotstive të mëdha, improvizohen këpngë ku vihen në dukje anët e dobëta të pjesëmarrësve...."( ."( fq.42).
Përmend shpirtin e shqiptarit për humor, për ta kaluar kohën, në mënyrë inteligjente,...
Lavdon zgjuarësinë e shqiptarëve, për ta arrtitur pa mundim qëllimin, në një kohë të shkurtër, duke i ndërlidhur gjërat e duke shikuar anën praktike.
Flet për shpirtin tregtar që kanë ata, duke pushtuar tregjet... lakmon të fitojë me sa më pak mundim...
Ligjëron për mendësinë prakitke në zanatin e luftës (shkaktimi e shfrytëzimi i rrëmujës, plaçkitje, ku preferojnë pusitë dhe dhelpëritë, se sa ndonjë sulm të hapur...
Përmendet dashuria e madhe e prindërve për fëmijët... shfrytëzimi i keq i kafshëve, ...
Përmendet urrejtja që lëshon rrënjë të thella e rritet për një kohë të gjatë kundër tjetrit, një urrejtje për vdekje,
Por e përmend moralin e fortë (shqiptari nuk vepron kundër ndërgjegjes së tij)...
Nopça vë në pah dhe gatishmërinl e shqiptarit për t'i ndihmuar të tjerët, gjë e cila mungon në Evropën e qytetëruar. Madje, edhe kur shqiptari që ndihmon, e bart mbi kurriz njeriun me shkallë më të ulët hierarkike. Dhe këto tipare Noçna i evidencon diku më 1905! Përmend dashurinë e shqiptarit për të vërtetën, por edhe frikën e ndërgjegjshme që të mos preket ambicia e tjerit.
3.
Mirëpo, në këtë vëllim,Nopça jep dhe një panoramë këndvështrimesh krejt të kundërta të autorëve të huaj. Kësisoj, në faqen 25, jepet mendimi i një autori që quhet ELIOT-i, në vitin 1908:
“Edhe shqiptarëve me pozitë (ose kulturë?!) të lartë iu mungon shumë herë një mendim-bazë në veprimet e tyre. Influencohen nga motive dhe simpatira personale. Gegët janë prej natyre luftarakë. Të gjithë janë shumë të zgjuar dhe nuk e njohin urrejtjen fetare; urrejnë vjedhjen, por grabitja nuk u duket diçka çnderuese. Është popull tradhtar dhe padrejtësisht e mbajnë për popull besnik; janë të pa bindshëm dhe kanë një neveritje të natyrshme, kur dikush i urdhëron, qoftë klerik apo laik. E braktisin lehtë vendin e tyre. Kodi i nderit zbatohet instinktivisht dhe vetëm sepse për ndryshe jetesa do të ishte e pamundur nga shkaku i grindjeve (armiqësive) të vazhdueshme.”
Një lëndë për qëndrimet e sotme kritike dhe realiste ndaj vetvetes, apo jo!
(Prend Buzhala, 19 shtator 2016)

0 comments:

Post a Comment