Sunday, September 4, 2016

Musa Jopulli - Shekulli Arbëror


Nëna Tereze, një varg tjetër, meritore Mentore !
… në gjuhë të botës, fletët më të mrekulluara, n'udhëtim shpirti yt në banjim të lindjeve tona, e hyjnishme, shpirt hyjnie, që ndritë mendje etje biblike, Jesusin e pagëzove me emrin NJERI, ti ishe e bukur në pamje, asimetrike shpirt bukurie, ishe dhe mbete në përjetësi kërkuese e dashurisë, dashuria the është e pafundme në kërkim parajse, në sy, në ballin tënd, lexova thjeshtësinë e adhurimit, mistike e kopshtit me lule, e lulëzimit aromë parajse, nobelizmi gjeografik Dardania një planetë më vete, n'Indi the këtu kanë lindur mrekullitë e filozofisë , n'emër të luftrave qajte me lotin ngjyrë shqiptare, atë rrjedhë loti ta mora për penën time të shkrimit,TOKA ËSHTË E MREKULLUESHME, ME FILOZOFINË T' ËNDE T' URTËSISE, Nëna Tereze mveshur me rrobën e shenjtë, në fund të një rruge një portë ku shkruante : jeta nuk ka çmim, parajsa është shpirti juaj ...
*
Dardani, atje n'Irlandën e kujtimeve t'mia e deri në Calcuta, letra jote Motër e Nënë biblike me lotin e penës, udhëtare në dritë dielli,në shëndritje hëne, n'udhëtim të mirësisë, mbretëreshë e urtësisë, Nëna Tereze shqiptare,
Nëna Tereze, Nënë e botës ,
NËNË !
musa, jupolli * shekulli ynë

0 comments:

Post a Comment