Kjo botë ka rregullat e saj të jetës në çdo aspekt. Nuk mund të bësh çfarë
të duash dhe kur të duash, sepse çdokujt i jepet mundësia shansi të punoj dhe të
veproj për ta treguar veten se sa do
jesh i sukseshëm. Kjo ndodhë në profesion dhe jashta profesionit të cilin donë
ta ushtrosh, por ama në çdo gjë ka rregulla. Nëse del i sukseshëm në atë punë ose
aktivitete dhe njerëzit eminent të vlerësojnë se me të vërtetë ti me punën tënde ate e ke dëshmuar,
atëherërë nuk mbe tet asgjë tjetët pos të avanësohesh në atë punë të cilën je
duke e ushtruar ose në ndonjë aktivitet të cilin e ushtron jashta profesionin
tënd. Të dëshmuarit dhe të sukseseshmit duhe të lavdërohen nga mesi i n erëzve
ku punojnë dhe ku jetojnë, por gjithnjë vlerësimi duhe të bëhet sipas veprave
të cilat i kemi parë dhe i shohim me sy.
Asgjë nuk duhe të vlerësohet me fjaë boshe e
pa vepra. Sado që disa mundohen gjatë tërë karrierës së tyre jetësore të
shesin gogla për dushk është e kotë,
sepse populli nuk është aq fanatikë dhe mos ti kuptojë pallavrat mira dhe të
këqia, gënjeshtrat, mashtrimet, demagogjitë, hipokrizitë, “ patriotizmat “atdhetarizmat” të cilat duhet të shihen dhe dëshmohen para
asaj popullate ku jeton dhe vepron. Popullin mund ta mashtrosh njëherë, dy..,
por mos mendo se mund ta mashtrosh kur të duash ti, sepse edhe ai ha bukë dhe nuk kullot bar. Sot nuk është
koha si dikur më herët kur në mesin e
popullit shqiptar sidomos këtu në Maqedoni kishte shumë pak njerëz të shkolluar. Sot ke gjeneratën e re të të dy gjinive gati të gjithë me shkolla të mesme,
fakultete, magjistratura e doktarara
shkencore. Sot në mesin e ketij populli ka shumë vajza të reja dhe djemë të
rinj të cilët mund të udhëheqin me të gjitha institucionet ku do që të përcaktohen. Ka intelektualë të
mirëfilltë që mund të përzgjedhësh për ti dhënë një post për të udhëhequr shumë
mirë. Sot ke njerëz të penës dhe të pushkës që janë dëshmuar me vepra e jo me
demagogji. Sot ka njerëz nga mosha e re , e
mesme, e moshuar dhe ata (ato) të dëshmuar që në çdo aspekt e kanë
dëshmuar veten në çdo aspekt me aftësinë
dhe ndershmërinë e tyre. Nuk janë njerëz
që janë të korruptuaar ndonjëherë në
asnjë mënyrë në vendin e tyre ku kanë punuar dhe ku punojnë edhe sot, por edhe
më hiq edhe në pëlitikëbërje. Me njerëz të tillë mund të ec populli përpara, të
avancohen çështjet kombëtare , të funsionojnë institucionet në mënyrë të duhur
e jo të bëhhen lesh arapi dhe mos të dihe dihet kush han ,
kush pinë, kush paguan. Kush...?!...Nëse dy të parat nuk i dimë edhe pse i
dijmë, por i heshtim për shumë arsye këtë të tretën të gjithë e dimës se
populli gjithnjë paguan dhe është kurban
i atyre që në emër të popullit luajnë në valle me popullin për interesat
e veta, familjare, grupore, karrie riste e... etje. Flitet dhe përflitet në
kohën e fundit sidomos në aspektin politikë se ka ardhë koha e ndryshimeve dhe
si do që të jetë këto ndryshyme një ditë
duhet të bëhen dhe të ndodhin dhe siç bëhen në botën demokratike. Po trumbetohet
aq shumë me të madhe se këto n dryshyme duhet të ndodhin në
zgjedhjet parlamentare që do të mbahen siç thonë në dhjetor tëkëtij viti. A
duhe të bëhen ndryshime kudo qoftë dhe
jo vetëm në politikë. Unë do kisha thënë
gjithnnjë se aty ku punët nuk ecin përpara duhet të bëhen ndryshyme për të
shkuar nga e mbara. Aty ku ka dështime,.
Aty e keqja ka marrë hovë dhe nuk ka të ndaluar duhet patjetër të merren masa
dhe të bëhe ndryshime, sepse ato i sjellin dëme të mëdha kombit, popullit, vendit ku jetojme etj. Si dhe si
duhe të bëhen këto ndryshzme. Unë do mundohem ta them mendimin tim edhe pse nuk
jam në rangun e intelektualëve me ndonjë titull të lartë shkencor. Nuk jam
ndonjë njeri i politikës që kam bërë karrierë në politikë me vite të tëra duke
ndërruar postet që nga njëri vend në tjetrin, por nuk jam aspak edhe ndonjë
analist që fal Zotit sot i kemi me bollëk dhe ato gati për çdo natë po i
mbushin ekrane t televizive duke i ishitur gogla për dushk këtij populli të
lodhur, këtij populli të mjerë, këtij populli të varfur skajsmërisht, këtij
populli të vuajtur e të përvuajtur shekuj me radhë. Këtij populli përndjekur e të
përgjakur. Këtij populli që ende plagët i kanë të pashëruara. Këtij
poppulli.... Ndryshime na duhen. Kështu thuhet dhe shkruhet. Po edhe njëherë
unë po e përsëris se duhet çdoherë të ketë ndryshime. Gjaku duhet të freskohet
me gjak të ri Ndryshimet duhen të bëhen dhe duhet ti bëjnë më së tepërmi
gjeneratat e reja dhe njerëzit e aftë dhe intelektualë të mirëfilltë.Mua më
duket shumë absurd se si kërkohet të bëhen ndryshyme me njerëz të nje jtë dhe të dështuar?...Këtë
nuk mund ta kuptoj kursesi. Unë nuk mund ta kuptoj sa do që i lyen buzët me të
kuq, i rregullon, flokët, vishet me fustan
të ri, vë në dorë unaza të arit dhe gjerdan të arit në gushë, por kot e kanë të bëhet nuse, sepse
rudhat e tyre në ballë e në fytyrë duken që nga bjeshkët e larta. Kjo vlenë e
dhe për një burrë plak i cili don të bëhet dhëndër duke veshur kostume të reja
me një kollare të varur në q afë . E kotë është, or dhëndër, sepse ty ta kanë
mbytur rudhat në ballë e në fytyrë. Flokët dhe mustaqet të janë mbushur me
thinja të bardha. E tërë kjo lidhet me disa njerëz të politikës që në kohën e
fundit për çdo ditë kërkojnë dhe bëjnë apel për
ndryshime. Unë nuk e di se si
mund të bëjnë ndryshime njerëz të cilët kanë pas rast të bëjnë ndryshime me
vite të tëra dhe nuk kanë bërë dhe sot u paska dalur gjumi se duhet të bëjnë ndrshyme
po të njejtit. Ndryshime duhet bërë. Por, jo me ty dhe me mua që ishim me vite
të tëra në politikë dhe në poste. Jo me ty dhe me mua që bërë pasuri në kurriz
të popullit duke e mashtruar dhe gënjyer me patriotizëm të rrejshëm. Jo me mua
dhe me ty qe u futëm në parti dhe në funksione pa rripa patollonash, sepse nuk
kishim para për të blerë një rrip, por i lidhinim pantollonat me n jë pe. Jo me
mua dhe me ty që nuk kishim një gomar në ahur sa për të bartë dru e për ti ngrohur
familjet tona. Jo me ty dhe me mua që nuk e dinim se çfarë është makina.E kur u
futëm në pushtet vozitnim makina të modeleve me të reja, por kishim edhe vozitësa
pe rsonal. Jo me mua dhe me ty ndrshyme dhe në emër të, kombit, atdheut, dhe
popullit shëtitëm botën nëpër qielll e nëpër tokë. Jo me ty që çdo vit shkuam
në plazhet më të bukura me familjet tona. Jo me ty dhe me mua që nuk patem një
kasollë të vogël e në emër të popullit dhe atdhetarizmit bëmë shtëpia luksoze
dhe vila në vendin ku je tojmë dhe jasht
ven dit . Jo me mua dhe me ty që biznesi na shkoi dhe na shkon edhe sot si
hallvë. Jo me ty dha me mua ndryshyme që kur bijat dhe bijtë më të dashur të
këtij vendi gjatë vitit 2001 dhanë djerësën, gjakun, gjymtyrë dhe jetën e tyre
pëer liri e atdhe, ndërsa unë u strukëm
si struci në podrume ose ia mbathëm sëbashku me familjet tona atje ku
nuk ndjehej era e barotit. E unë e ti sorollateshim nëpër ëmëltre, çajtore,
kafiteri restorane, hotele e... E bijat dhe bijtë më të dasur e derdhnin
gjakun, i linin gjymtyrat e tyre dhe binin dëshmorë nëpër fusha e male duke
luftuar në vijën e frontit për atdhe e për liri. Jo ndryhyme me mua dhe me ty që me vite të tëra shfrytëzuam
benificione të llojllojshme me votën e këtij populli e sot mu ne të dy kërkojmë
ndryshime. Unë dhe ti sot krokasim
dhe kërkojmë ndryshime. Jo me ty dhe mua që deri më tani ndrruam aq shumë parti që
edhe emrat ua kemi harruar për ti
numëruar të gjkitha. Jo me ty dhe me mua që ia kemi rjepur lëkurën këtij
populli dhe ia kem i pirë gjakun me gënjeshtra
e mashtrimi gjithnjë në emër të patriatizmit tim dhe tëndit. Jo me ty dhe me
mua që deri dje hëngrëm me një sahan me ata që sot unë e ti i shajmë se na sollën në ketë gjendje të mjeruar si komb e si
popull. Jo ndryshime me mua dhe me
ty që i shajmë ata me të cilët
ishim deri dje bashkë. E që sot ose na e
ndalën tagjinë dhe deshë e pa deshtë u desh të largohemi i, sepse tagjia pa
djersë është shumë e lezetshme. Këtë e kem i shijuar edhe unë dhe ti dhe nuk
mun ta harrojmë. Jo me ty dhe me mua që sa herë donin për të na korruptuar na
korruptuan ne u kuruuptuam, sepse na vinte mirë ti mbushnim xhepat. Jo
ndryshime me ty dhe me mua, sepse poppulli na e njeh mirë e mirë karrierën
tonë. Jo me mua dhe me ti që shesim
patriotizëm sot në pranverën e vonuar.Jo me ty dhe me mua që shumë e shumë kam
për të thënë nga kjo që thash n ë këtë shkrim.
Një e di dhe shumë mirë po e kuptoj. Nuk e kem i lehtë të largohemi dhe ta harrojmë
karrierizmin , sepse na e ka he lmuar gjakun.Ndryshime me gjakun tim dhe tëndin
nuk mun d të bëhen as njëherë. Kjo është vetëm
një demagogji dhe hipokrizi që besoj se më nuk shitet. Ndryshime
po , por pa ty dhe pa mua. Me gjak të ri. Me të ri dhe të reja të panjollosur. Me njerëz
edhe më të moshuar , por me një bagazh të pastët gjatë karrierës së tyre.Jo me
mua dhe me ty që për interesat tona i kemi ndërrur partitë si lavirja burrat
dhe kurr nuk kemi bërë ndryhime sa ishim në poste. Atëherë kur na shonte mua
dhe ty uji në mullirin tonë personal ,familjarë, grupor, klanor dhe...
Monday, September 19, 2016
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment