E kam të vështirë që në këtë kapitiull të librit të flas
për librin. Çudi, do thoni u. Ju jeni marrë tërë jetën me librin e tash e
paskeni drojë që ta bëni një gjë të tillë. Po, kështu asht, se tërë jetën jam
marrë po ndryshimet që kanë ndodhur edhe në Maqedoni më kanë bërë që të hesht e
të skuqem për atë që është bërë pak.
Së pari, do doja që të tregoj dy-tre mendime të mençura
të marra nga urtësia botërore për librin. “Kur kam pak para, blej libra e kur
më tepron ndonjë, gjë blej ushqime dhe veshje” , “Ka krime më të kqqija se sa
djegia e librave. Të
mos i lexosh.
Libri gjithnjë ka
pasur dhe ka një rëndësi të madhe. Ata, librat kanë ruajtur dhe ruajnë në mes
kopertinave të tyre pasurinë më të rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë
të një populli. Në mes të kopertinave të një libri ka të shkruara gjëra shumë
të rëndësishme dhe shumë me vlera të karaktereve të ndryshme letrare,
kulturore, shkencore, historike etj. Sa i jepet sot një rëndësi e veçantë
botimit të librit, leximit të tij, paisjes së bibliotekave me libra është shumë
brengosëse. Kemi biblioteka të hapura nëpër qytete të banuara me shqiptarë dhe
sa është fondi i tyre dhe sa furnizohen ato me botime të reja. Shtrohet pyetja:
“Sa kemi të hapura biblioteka nëpër fshatrat tona dhe nëpër shkolla ku mësimi
zhvillohet në gjuhën shqipe.”” Edhe këtu duhet ndalur dhe menduar shumë e shumë
për të dhënë një vlerësim të duhur. Ajo që është më karakteristike dhe për tu
brengosur, është funksionimi ose mosfunsionimi, paisja, mospajisja, furnizimi-
mosfurnizimi i bibliotekave shkollore nëpër shkollat fillore, të mesme edhe ato
të larta, sidomos atyre nëpër fshatra pa i lënë anësh edhe ata nëpër qytete. Në
disa shkolla të fshatrave kanë ekzistuar dhe ekzistojnë disa bibliteka me një
numër shumë simbolik për të mos thënë aspak. Sa është i përshtatshëm lokali ku
janë të vendosura ato, dihet shumë mirë. Sidoqoftë, aty ku ekzistojnë edhe pse
nuk i plotësojnë sa duhet kërkesat e lexuesve (nxënësve), prapseprap dikushi
mund të lexojë ndonjë libër, edhe pse për fat të keq në ditët e sotme kemi
shumë pak lexues që nga nxënësit, studentët, arsimtarët dhe intelektualët në
përgjithësi. Ajo që duhet të na brengosë se në shumë shkolla nuk ekzistojnë
fare biblioteka nëpër shkolla, fshatra e qytete të banuara me shqiptarë dhe as
që kanë ekzistuar ndonjëherë. Nëse do të kishim kërkuar përgjigjen e
drejtorëve, pedagogëve, arsimtarëve dhe…,të disa shkollave se pse nuk
ekzistojnë bibliotekat shkollore do të na largojnë për të arsyetuar vetveten,
do të thonë se pushteti i kishte fajet. Nuk kemi pasur lokal e shumë arsye
tjera që fare nuk pijnë ujë. E dimë se pushtetin që e kemi pasur jasht shtetit
amë nuk është interesuar për të na hapur , për të na rregulluar, pajisur, për
të na furnizuar me biblioteka shkollore nëpër shkollat tona, si kanë bërë nëpër
shkollat ku mësimi zhvillohej në gjuhën e tyre. Jo që do të na hapnin
biblioteka dhe ato do i furnizonin me libra shqip kur dihet mirëfilli se ata
shkollave në gjuhën shqipe ua vënin drinat për të mos i hapur kurrë. E dimë mirëfilli se në çdo sferë na
penguan dhe edhe sot na pengojnë. Por, kemi edhe shumë raste kur e penguam dhe
sot po e pengojmë edhe vetë vetveten. E dimë se pushtetet që i patëm dhe disa
që i kemi edhe sot gjithmonë e kishin halë në sy shkollën shqipe dhe librin
shqip dhe mundoheshin dhe mundohen me metodat më të ndryshme ta dëmtojnë çdo
gjë që është shqiptare. Kemi shumë e shumë raste në kohëra të ndryshme. Shumë
vepra letrare, shkencore, historike e tjera nga pushteti u nxorrën nga
bibliotekat, shumë libra vetëm pse ishin në gjuhën shqipe dhe pse ishin shkruar
nga krijues shqiptarë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i tyre se ku
përfunduan. U burgosën sëbashku me atorët e tyre, u dogjën pa mbajtur llogari
dhe përgjegjësi. E plagosën rëndë një kulturë dhe art të lashtë. Veprat u
shpallën nacionaliste sëbashku me autorët e tyre duke menduar se do të
rrezikojnin e rrënonin shtetin. Sot e di gjithë bota se kush ishin
nacionalista, kush vinte dhe vënë dorë në kulturën, gjuhën, traditën…,
shqiptare, dihet mirëfilli se jo shqiptarët. A thua vallë pushtetarët
sllavo-komunist do të kishin arsyetuar vetveten para opinionit botëror kur pa
mëshirë dhe në mënyrë më çnjerëzore do të sulmojnë me rrebesh granatash bibliotekat,
ku do ti rrënonin tërësisht dhe do t’i digjnin ato së bashku me gjithë librat
që gjendeshin në raftat e bibliotekave.Nga tymi e flaka që i kaploi këto
biblioteka, asgjë nuk mbeti në to përveç tymit, pluhurit, shkrumbit nga librat
dhe objektet e djegura. Kush mund të jenë ata që vënë dorën dhe flakë në një
kulturë siç vepruan të çoruditurit?!
Objekti i
bibliotelës së shkollës fillore “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan të
komunes së Likovës djegur tërësish me gjithë librat gjetë vitit 2 001
Shqiptarët kurrë , nuk kanë pasur traditë të
vënë dorën ndaj kulturave të huaja, sepse nuk i ka lejuar dhe nuk i lejon
ndërgjegja e pastër e tyre kombëtare. Edhe pse, këto akte brutale dhe
çnjerëzore shumë rëndë i përjetuan shqiptarët në shpirtin e tyre. Asnjëherë nuk
mund të harrojnë tymin dhe flakën që e përpijnë bibliotekat e tyre dhe libri
shqip. Kjo do të mbetet një kujtesë e hidhur, që kurr nuk do të harrohen në
zemrat e tyre. Dhe tani duhet t’i rikthejnë bibliotekat nëpër shkolla, qytete,
fshatra në shtëpitë e tyre dhe t’i pajisin ato me libra. Dhe librat të jenë
përsëri në duart e nxënësve, arsimtarëve, intelektualëve dhe mbarë popullit
shqiptarë të të gjitha shtresave në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. T’i
japim një rëndësi të veçant librit, duke u nisur nga ajo se kultura e një
populli mund të dëmtohet, por kurrë nuk mund të shuhet, sepse vetë populli
është ai që do e mbajë gjallë dhe do ta kultivojë përderisa të jetë vetë
gjallë. Mebetemi me shpresë se në një të ardhme sa më të shpejtë të angazhohemi
nxënës, studentë, arsimtarë, intelektualë të të gjitha profesioneve të japim
një rëndësi dhe kontribut të madh për botimin, ruajtjen dhe leximin e librit,
sepse ai ka vlerën e vet shumë të madhe dhe të çmueshme. Ne brezat më të vjetër
të angazhohemi për të vënë librin në vendin e merituar që ai e ka. Të krijojmë
kushte për të hapur biblioteka, të paisen ato me libra, t’i lexojmë ato dhe të
mbjellim dashurinë tek gjeneratat e reja ndaj librit dhe leximit të tij. Jemi
dëshmitarë të kohës së sotme se për çdo ditë po na hapen ca lokale dhe po na
mbijnë si këpurdhat pas shiut, lokalet e natës, ku gjeneratën e re po na e
degjenerojnë. Individë të caktuar për interese të përfitimeve të tyre personale
duke ju servuar gjërat me këqija që i shkatërrojnë shëndetin e tyre dhe jetën.
Nuk do të thoja se nuk duhet të ketë lokale të mirëfillta ku gjenareta e re do
të kalojë kohën e lirë të argëtimit të tyre, por ato të jenë lokale të vërteta
dhe me kushte që nuk rrezikojnë qenien e re fizikisht dhe shpirtërisht. Sa i
përket bibliotekave dhe librit duke lexuar ate aq më tepër do të jemi më të
pasur me dituri, sepse vetëm me lexim dhe dituri do të ecim përpara. Lexues të
nderuar do të përmend një rast të një mikes, studente japoneze nga Japonia kur
kishte vizituar disa shkolla ne komunën ku unë jetoj pas konfliktit të vitit
2001. Në në mesin e shumë shkollave kishte vizituar edhe shkollën ku unë punoj
e sidomo ishte befasuar kur pa se biblioteka shkollore me tërë objektin e saj
ku ishte e vendosur dhe librat ishin djegur e bërë shkrumbë nga granatimet e
pamëshirëshme. Kjo mike na vizitoi shpesh gjatë vitit 2002/2004 dhe në fund na
solli një numër të konsiderueshëm librash për ta nisur fillimin e ripërtëritjes
së bibiotekës shkollore në shkollën tonë e më gjërë. Edhe ate të gjitha botimet
e këtyre librave ishin në gjuhën shqipe. Librat i kishte blerë nga paratë e
grumbulluara nga “Projekti i librarisë në Japoni.” Ky fond për librat në Japoni
ishte mbledhur nga shitja e tantelave të qëndisura nga gratë shqiptare që kanë qenë
refugjatë nga Kosova dhe nga gratë shqiptare nga Maqedonia, të cilat kanë
mbajtur refugjatë nga Kosova në familjet e tryre gjatë luftës së Kosovës. Pas
një kohe mikja studente nga Japonia do të më dërgoj një letër në të cilën do të
shkruante: “Leximi është ushqim për
trurin tonë. Librat na japin dituri. Librat na inspirojnë. Librat na
dhurojnë guxim.
Librat na mësojnë që të jemi të kujdesëshëm ndaj të tjerëve.
Duke lexuar libra, ne besojmë, ne mësojmë nga përvojat , dituria, dhe ngjarjet
dramatike të jetës së shumë njerëzve. Ju lutem shijoni botën e mrrekullueshme
të librave që keni para jush! Ne thellësisht dëshirojmë që në ardhmëri të
gjendemi në një rrugë të paqës dhe lumturisë të gjithë ju!”
Faleminderit ,Mike! Sërish po e mbyll me dy citate
që nuk duan koment vetëm që të heqësh skuqejen e të bësh më të mirën për librin
Mbase dhe ky libër do të jetë për më mirë.
Shpresojmë Nëse ke një kopsht e
një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet Libra janë aeroplani, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi.
Ata janë shtëpia.
0 comments:
Post a Comment