1.
Ideologema SHQIPTARIA (feja e shqiptarit), ka rrënjët e veta historike... ashtu sikundër dhe emërtimi SHQIP, SHQIPTAR... DHE ashtu sikundër ekzistojnë Edhe për emërtimet "serb"/"shka", "shqa" etj...
Kjo "feja e shqiptarit", e detyroi në Mesjetë Car Dushanin ta nxjerrë "ZAKONIK"-un e vet kundër shqiptarëve, kundër "arbanaška vera" (feja arbërore, "feja shqiptare"), si shkruan ky "ZAKONIK" serb: për të cilën fe "heretike-katolike-latine" flet ky ZAKONIK... deri te marrja e pronave, djegia e shtëpisë vrasjet... e masat tjera drakonike kundër "herezisë latine", me të cilën konsideroheshin arbërorët, që duhet të kthehen "në krishterim", dmth në ortodoksë)...
Edhe Pjetër Bogdani te 'Çeta e profetëve" flet për serbët, të cilët "fenë katolike" të arbërve e quajnë "arbanaška vera" (Fe shqiptare):
"per te ndrittune ate te vobek dhee t' Arbenit, e te Scerbijsse, issilli, e madhe pjesse flet Arbenisct, tue kjanune dalune dheut se Arbenit, e mbielle Scenjtene Fee ndee dheete Desposit : prasctu Schiete, per Antonomasij, Feesse Catholiche i thone Arbanascka vera". Apo sipas grafisë bogdaniane: "...e mbielle Scenjtene Fee nde ξeete Desposit: prasctu Schiete, per Antonomasij, Feesse Catholiche i ξξone Arbanascka vera".
Shekulli XIX... që nga RILINDJA KOMËTARE e këndej i dha përmkbajtje të re historike kësaj ideologeme. Prandaj Naim Frashëri ka vargjet himnizuese: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar"... ajo e Pashko Vasës: "Feja e shqiptarit asht shqiptaria." E njohur si traditë e tolerancës fetare që nga kohët ilirike, kjo formulë rilindase e shpëtoi kombin shqiptar...

2.
Meqë islamizimi kishte marrë hov në shekullin XVIII, shfaqet emri i ri etnik, në fakt, rigjallërohet një shenjë e moçme ligjërimore etnike ("si me thanunë shqip", thonë autorët e vjetër): meqë emërtimet ARBËRI e GJUHË ARBËNISHT ishin të rrezikshme për Perandorinë otomane (me këto emërtime ARBËRI, ARBËNISHTE, konsideroheshin pjesa e krishterë, e përndjekur, ndërkohë që brenda një familjeje kishte një arbër e një "turk" si vllazën të një babe e nëne), atëherë emërtimi i ri e ruan "fenë shqiptare", zhduk emërtimin "turk" për të islamizuarit, ruan lidhjet e rrënjët e vjetra - lind si bashkim kombëtar i feve brenda një IDEOLOGEME... Nëse ndër popujt tjerë të islamizuarit janë përjashtuar prej kombit ose kanë krijuar kombe të reja, kjo nuk ndodh tek shqiptarët, pikërisht pse IDEOLOGEMA e re shfaqet si MBUROJË KOMBËTARE e ruajtjes së qenies sonë... (tek sllavët emërtimi SHIPTAR, ka ngarkesa negative, pezhorative, por rilindësit i dhanë kuptim, e himnizuan)...
E njohur si traditë e tolerancës fetare që nga kohët ilirike (të kujtohet shpejt e shpejt Konstantini i Madh, perandor ilir i Perandorisë Romake, i cili nxori EDIKTIN E TOLERANCËS më 311, kur brenda një familjeje jetonin një ilir pagan e një ilir i krishterë).,... tash, në rrethana të reja historike, kjo formulë rilindase e shpëtoi kombin shqiptar...

3.
Kroatët e serbët i patën krijuar që nël shekullin e kaluar amëzat e tyre kulturore (me serinë botimeve të trashëgimisë[ së tyre në lëmin e letrave).
Po shqiptarët?
Është mirë të formohet kjo AMËZ SHQIPTARE që do ta nxirrte në dritë gjithë KORPUSIN E LETRAVE ILIRE, ARBËRORE E SHQIPTARE...
(Rishkrime, 17 shtator 2016)

0 comments:
Post a Comment