Thursday, September 22, 2016

Prend Buzhala -Kundërrime 81 - 82



(Kundrime III), 81
1.
Në të kaluarën, diku kah shk XVIII, kur islamizimi i arbërorëve kishte marrë hov, doli në sipërfaqe emri i ri kombëtar: SHQIPTAR. Emri kombëtar ARBËN/ARBËR, te Perandoria turke ishte vënë në INDEX si emër heretik, emër i rrezikshëm. Të islamizuarit quheshin turk, si nga popullata vendase, si nga të islamizuarit, si nga vetë Perandoria Otomane.
Për të mos e lejuar shpërbërjen, për t'i pasur në qerthullin e vet TË ISLAMIZUARIT, arbërorët sakrifikuan emrin e tyre historik ARBËN/ARBËR, sepse brenda emrit SHQIPTAR, SHQIPNI/ SHQIPËRI mund "të strehoheshin" të gjithë, arbërorët (të krishterët) dhe "turqit" (të islamizuarit). Ishte një emër i ri historik... Emërtimi ndërkombëtar ALBAN/ALBANIA është i barasvlershëm me emërtimin ARBËN/ARBËR-ARBËNI/ARBËRI... por ky emërtim edhe sot është i barasvlershëm me emërtimin SHQIPTAR- SHQIPNI/SHQIPËRI
Ndërkaq, sot emëri e emërtimi ARBËN/ARBËR/ARBËRI përdoren për ta shënjuar lavdinë hsirporike e proverbiale të trimërisë e të traditave kastriotiane. Emërtimi i ri historik SHQIPTAR/SHQIPNI/SHQIPËRI nuk përfshiu arbëreshët e Greqisë, Italisë dhe Zarës. Dhe ky< fakt hsitorik është tejet domethënës (sepse ndër ta nuk pati të islamizuar).
2.
Të mos harrojmë: vetëdija kombëtare moderne e shek XIX, është e hershme e që i ka rrënjët në vetëdijen kombëtare etnike të atyre shekujve.
Po sot?
Nëse në ta kaluarën e bënë këtë kompromis e sakrificë historike, shqiptarët sot nuk janë të gatshëm që ta pjesëtojnë emrin e tyre (në KOMB KOSOVAR a në KOMB TË RI MUSLIMAN SHQIPTAR), as ta humbin prejardhjen e tyre, trashëgiminë e traditën e tyre...


SHQIPTARËSIA BURON
NGA VETËDIJA E FORTË ETNIKE ARBËRORE
(Kundrime III), 82
1.
Mendohet se emërtimi SHQIPE ishte i kohëve të lashta dhe i ruajtur në FLAMURIN TRADICIONAL ilir-arbëror-shqiptar. Vetë Konstandini i Madh e kishte këtë flamur, për të cilin thoshte se e kishte trashëguar nga Pirroja. Shqipja dykrenore, është simbol antik, pra simbol i lashtësisë dhe i trashëguar nga arbërit (Flamuri i përdorur nga Pirroja). Mjafton të lexohet Fjalimi i Skënderbeut kur arrit në Krujë (nga Barleti, nga Noli e nga gjithë historianët), ku nuk mban një Fjalim Fetar (sikur të kishte qenë ashtu, atëherë Barleti prift do ta kishte shënuar me devotshmëri). Por, në përfundim të Fjalimit përmendet së pari fjala FLAMUR e mandej vjen fjala Perëndi:
"Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndihmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. O Burrani!" (Përkthimi i Nolit).
2.
Ndodhi islamizimi, por nuk ndodhi braktisja e figurës së Skënderbeut, nuk ndodhi braktisja e flamurit të Skënderbeut. As braktisja e emrit të shqipes. Ashtu si te çdo komb, edhe tek shqiptarët ka ekzistuar ndërgjegjja etnike e përbashkët e që është vatra e kombit shqiptar. Madje, vetë krijimi i i "fesë së shqiptarit - shqiptaria" e konfirmon këtë, kur u krijua realiteti i ri historik i copëzimit fetar nga ana e Perandorisë, apo copëzimi administrativ-politik me anë të vilajeteve. Kronikat otomane (si kronikani otoman Kevëm), kur e nisën ushtrinë e tyre kundër Skënderbeut, thonë se e nisën me "flamurin e islamit për në vendin e shqiptarëve" (shih librin "Lufta shqiptaro-turke në shk XV: burime osmane", Tiranë 1968, fq 112), pra, përmendet si emërtim i përbashkësisë gjeo-politike e etnike. Kronikani tjetër otoman i viteve 1439-39, thotë se "ai sulltan vullnetmadh...duke i qëndruar besnik ajeteve të zotit dhe lartësimit të flamujve, ka pasur për qëllim që të mposhtë të pabindurit dhe të pafetë kokëfortë, dmth popullsinë shqiptare" (po aty, fq 149), pra përdoret emërtimi etnik "popullsi shqiptare". Në letrat e sulltan Mehmetit flitet për "të pafetë shqiptarë", dmth përdor emërtimin etnik; këso kronikash (nga vetë taborri armik), ka sa të duash, që dëshmojnë me forcë këto të vërteta, ashtu si ka edhe nga arkivat evropiane.
3.
Pra, arbërorët kishin një vetëdije të përkatësisë së gjuhës, të territorit, të përbashkësisë, të gjakut, të fesë së përbashkët, të identitetit të përbashkët evropian me popujt tjerë evropianë, (si përkatësi e përbashkët civilizuese). Skënderbeu mbajti Kuvendin e Lezhës vetëm me PRINCA ARBËRORË e jo me PRINCËR TË KRISHTERË TË VENDEVE TJERA EVROPIANE: ky FAKT HSITPORIK është mëse domethëns (morën pjesë përfaqësues edhe nga Kosova e Maqedonia e sotme), ku u bashkuan te kjo VETËDIJE E PËRBASHKËT krejt princat arbërorë, pra kishin edhe VETËDIJEN SHTETFORMUESE kastriotiane.

0 comments:

Post a Comment