Oh,çfarë bletësh të ëmbla dhe
punëtore,
Por ata se kanë për gjë që të
na thumbojnë,
Mbledhin nektarin nëpër lule,e
pavdekshmja aromë,
Pastaj fluturojnë me shpejtësi,në
hoje mjaltin kullojnë.
Aroma e pishave dhe
lisave,zgjohen të mbrojtura nga dielli,
Të durueshëm si gjithmonë
vjeshtën e kanë pritur,
Ca lule me erë të keqe bletët i
trembi,
Po ta thithnin këtë nektar,mjalti
do të dilte i hidhur.
Binin lodrat dhe cyrlet sa të
çanin daullen e veshit,
Oshtima e qartë dhe e ftohtë
çante satenin e kostumit të zi,
Gështenja kërcente e gëzuar
duke hedhur vallen e vet,
Bënte publike mallin,thoshte
ky është zgjoi im.
Dimri ka filluar të çojë
lajmet e para,
Hojet për çudi mjerisht qenkan
boshatisur,
Bletë të liga që në kohë lindën
shumë larg,
Mbretëresha e tyre s’paska lënë
asnjë gjurmë,
E prandaj mjalti paska shije të
hidhur.
Bletët gumëzhinin gjithë zhurmë
pa bërë asnjë punë,
Prej zhurmës së tyre,valë valë
dridhej ajri,
I ndoqa pas nga zhurma se bënin
zu zu,
Bletë të pabesa,tashmë në dimër
keni vendosur të vidhni mjaltin.
Kur prej zgjojeve ata dilnin vazhdimisht
kërkonin për të ngrënë,
Njëra pas tjetrës si të babëzitura
thithnin nektarin e barishteve të hidhura,
U kacafytën me njëra tjetrën
zhurmë të madhe duke bërë,
Kur shijuan mjaltin që ishte
pelin,si të çmendura filluan nga të bërtiturat….
0 comments:
Post a Comment