Sunday, September 4, 2016

Mentor Thaçi - Shënjtorja Jonë Nënë Terezë

Nga vazhdimësia: java, muaji dhe viti i Nanës sonë të Shejtë Terezë ...

E Shejta jonë Nanë, nga sot e përmot,
a jemi edhe ne bij të Shejtnisë tënde?
Të gjitha nanat janë të shejta,
e jona është Shëntore Arbnore!
Ah ... Shejtnimi yt ... sot,
na njomi në lot ...
mallin, sall krenaria e thotë!
A thua ... po i japim fund
mallkimit e vetëmallkimit
të Etnikumit tim
që dhuron sall njerëz sublim,
a u nisem në mbarërikthim?!
Loti im i përmallimit tu bëftë dritë
të na jepësh bekimin ... përnatë, përditë ...
Hyjnesha jonë Shëntorja Nënë,
nga shpirti të thëm: AMEN!!!
...
Mentor Thaçi
VS., 4 Shtator 2016

0 comments:

Post a Comment