(Kundrime III), 64
Në një lutje drejtuar tash Shën Nënës Tereze, thuhet: "I kujtove njerëzimit se gëzimi nuk blihet me para."
Le ta quajmë dhe shenjtore e buzëqeshjes dhe gëzimit.

1.
E, buzëqeshja, posi qeshja, për njeriun është thelb qenësor, tek përcaktohet si homo ludens. Dhe jo pak estetë e krijues të arteve, frymëzimin dhe poetin i kanë konsideruar dhe ende i konsiderojnë se kanë origjinë hyjnore. Në librat e shenjtë buzëqeshja shqiptohet si fuqi mbi të këqijat dhe mbi të ligat. Porse Buzëqeshja Krijuese e Hyjit qëndron mu në themel të Krijimit të Botës; ai është Krijues, Urtak, Arkitekt, Këshilldhënës: ”Atje isha dhe gëzohesha si fëmijë”, thotë Hyji, ky semper creator, në bashkëligjërim e në shoqëri me Urtinë, në ato çaste të krijimit të botës (“Libri i Fjalëve të Urta”, 8,30), tek po krijonte “nga asgjëja”, apo nga “materia e amshueshme”, apo “nga vetvetja”. Nga ana tjetër, në librat e sipërpërmendur shpesh thuhet: ligjëron Urtësia, flet Urtia, thërret Urtësia, lëshon zërin e vet Mençuria etj.

2.
Tek të rriturit dhe tek të vegjlit, qeshja dhe buzëqeshja dinë të jenë me ngjyresë ironike ndaj veprimeve të neveritshme njerëzore, posi qeshja e Hyjit tek “Psalmet”, e cila është një vërejtje për mëkatarët e Dheut: “Qeshet ai që selinë e ka në qiell/ i Larti Zot i përqesh ata” që e përbuzin urtinë, drejtësinë, të mirat. Kur ajo deklaronte se është një laps në dorën e Zotit, tekstet e lutjet ne saj buronin nga veprimatria praktike e saj, nga një frymëim që sintetizon ndërgjegjen e ndërdijen njerëzore, mu ashtu si shprehet ajo, në takim me të brakisurit e me secilën qenie njerëzore në botë:
"E kurrë nuk mund ta dimë
se sda të mira sjell një buzëqeshje e thjeshtë.
Një buzëqeshje
është sikur një prekje.
Ajo sjell në jetën tonë diçka
nga bota hyjnore."
Diku tjetër ajo shkruan: "Gëzimi duhet të jetë veçori thelbësore e jetës sonë."

3.
Buzëqeshja dhe gëzimi janë të domosdoshme sidomos për fëmijët. Në përcjellje të kësaj hareje e buzëqeshjeje, janë loja, vallja, kënga, përralla, imagjinata, natyra pamjeçelur, blerimi, zogjtë, flora, fauna, dashuria ndaj prindit e ndaj shkollës, mësuesi, libri.
"Në buzët tona
përherë duhet të jetë një buzëqeshje -
për çdo fëmijë që i ndihmojmë,
për secilin që e përkrahim e i japim mjekime.
Kiashte për të qenë gabim i madh
që të japim vetëm barna.
Ne duhet t'u dhurojmë zemrën tonë."
Këtë hare e këtë buzëqeshje, ajo e ngre në kuintesencë të jetës dhe veprimit.

AMË E DHEMBJEVE TË SHTATIT,
AMË E DHEMBJEVE TË LINDJES
AMË E DHEMBJEVE TË LINDJES
Në heshtje po t'i lexojmë Dhembjet e Shtatit,
atë rënkim psherëtimëtretur, mbytur në zërin e vetmisë.
Atë plagë po ta lexojmë
përmes Bubullimave të Jetës.
Atë klithmë-flamur-mundimplotë: Amë
e Dashurisë së Madhe, lindur nga farëdhembjet.
Lule Fati e çelur nga vitet mbërthyer prangash,
si një vashë që fat tjetër s'i qet vetes
e pajën e nusërisë e lë në arkë.
O Amë e Dhembjes ,o Amë e Lindjes
lidh kurorë me Afshin e Jetës:
e provon heshtjen para të zezave të robit,
e ndien pikëllimin e njeriut pa atdhe.
E njeriut të anëbrigjeve,të anëdeteve.
E njeriut të Anës së Lumenjve.
Ballin Ti na e stolis me vurratat e pezmit,
e provon vetminë e gruas pa njeri në vatër.
Në gjak t'i njohim veprat tua të kuqe,-
e njeh zhgënjimin e njeriut në ideale,
në Statujën e Urtisë i ke skalitë sprovat e rënda:
Amë e Kohës që zhvesh lakuriq ankthin para botës,
i peshon caqet e tragjedisë kombëtare.
Amë e Brengës së Njeriut pa sy,
Amë e Vdekjes së Luftëtarit për bukurinë e Atdheut,
Amë e Zisë së Popullit që humb më të dashurit,
Amë e Krenarisë për njeriun e përbuzur.
Amë e Buzëqeshjes që i këndell të trishtuarit,
që gjarprin e nxjerr nga vrima.
Po t'i njohim Dhembjet e Shtatit,o Amë e Përvojës:
je Degë e ngarkuar me fryte e barrë,
plak që njeh vijat e Kujtimeve e vijat e Fatit.
Po të njohim,Amë e Dritës,që buron nga Dhembjet e Lindjes.

0 comments:
Post a Comment