Tuesday, September 20, 2016

Nehat Jahiu - Përgjigjet e mia Shumëkujt ndoshta nuk i Pelqejnë





   Në shumë intervista që kam dhënë deri më tani pak sa që ndoshta përgjigjet e mia shumëkujt nuk i kanë pëlqyer, por ajo që është realitet duhet thënë pa marrë parasysh a i pëlqen dikujt apo nuk i pëlqen, sepse këtu nuk mund të japim si përgjigje për interesa dhe qejfe individësh apo grupe njerëzish që u pëlqen  apo nuk ju pëlqen, por duhet  thënë atë që duhet thënë Atë që është realitet. Atë që është në interes të arsimit në përgjithësi e mbi të gjitha në interes të nxënësit, kombit dhe mbarë shoqërisë ku jetojmë dhe veprojmë. Tani si pyetje nuk e kemi  se a kanë mundësi dhe a kanë të drejta shqiptarët të shkollohen në gjuhën e tyre amtare, por pyetja është sa jemi të kënaqur sot  vetë ne shqiptarët me nivelin e arsimit shqip në Maqedoni dhe Kosovë. Unë do të kisha thënë troç e shqip se personalisht  nuk e ndjej dhe nuk e shoh në një gjendje  të kënaqshme për ta thënë se jam i kënaqur kur  nuk  jam i kënaqur në shumë aspekte që shoh se nuk është në nivelin e duhur dhe se është e vërtetë  dhe e pamohueshme se që nga ai fillor dhe deri në atë të lartin arsim i shqip po çalon në shumë aspekte që besoj se edhe opinioni shqiptar mirëfilli këtë është duke e parë me sy. Dikur ka qenë e vështirë edhe njëra edhe tjetra, ndërsa sot më nuk ka ish Jugosllavi, por ka Maqedoni ku unë jetoj dhe veproj. Ka qenë vështirë dikur të jesh mësues i gjuhës shqipe. Nuk duhet mohuar se nga të gjithë të tjerët ka qenë më vështirë, sepse arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe ai i historisë janë shikur me një sy tjetër. Nëpërmjet një mësuesi të gjuhës dhe letërsisë gjithnjë është menduar një mësues i letërsisë po përcjellim një ide të rrezikshëm për shtetin duke ju mësuar  nxënësve për letërsinë shqipe dhe krijuesit letrar shqiptare një rrezikshmëri dhe ate sidomos nëpërmjet rilindasve tan që kjo ishte  një absurd. Në çdo rast mundoheshin të sajojnë diçka nacionaliste që mbjell nacionalizëm, irredentizëm, seperatizëm, prish kufinj, shkatrron shtete e çfarë jo tjetër që nuk kishte fare të bëhej me gjëra të tilla. Dëshira ime dhe mësuesve tjerë ishte që t’i mësonim  nxënësit me gjuhën tone amtare shqipe. T’i mësojmë për identetin tonë kombëtar, për historinë tonë dhe personalitet tona kombëtare e historike. T’i mësojmë për kulturën tone kombëtare. Ne, shqiptarët nuk i bënim dëm askujt dhe nuk rrezikonim askënd. Këtë donim ta përcillnim tek gjeneratat e reja. Ishte e drejtë personale, shoqërore dhe kombëtare dhe asgjë më tepër, sepse ky edhe ishte profesioni ynë që për mision e kishim këtë në përditshmërinë tonë ta përcillnim tek gjeneratat e reja. Për t’i mësuar dhe edukuar ata (ato) që në të ardhmen të jenë të dobishëm për familjen e tyre, për kombin, shoqërinë dhe atdheun dhe në këtë aspekt nuk kishte asgjë të keqe.  Po kuptohet dhe është më se e vërtetë se edhe njëra edhe tjetra në brenditë e tyre kanë shqiptari brenda, por aspak nuk kanë ndonjë cënim të një të drejte të dikujte sëpaku të ishte një thirrje e brendshme   për të ju kundërvënë të pavërtetave maqedonase. Kjo nuk kishte nevojë të bëhej, sepse ne si shqiptarë e dinim se  jetojmë në trojet tona dhe në këto vende ku jetonim ishim autokton me një histori dhe kulture të lashtë që e kishim trashëguar nga të parët tanë. Këtë shumë më mirë e dinin edhe maqedonasit, por disa  prej tyre e sidomos pjesa pushtetare maqedone që vepronte në ish Jugosllavi dhe këtu brenda në Maqedoni. këtë të vërtetë nuk donin ta pranonin si realitet. Shkruhet ajo autoktoni shqiptare si për monografinë   “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” ku me të vërtetë gjithëçka u dha deri në sakrificë e flijim brez pas brezi që gjeneratat të mësonin në gjuhën e tyre amtare. U takonte. Ishte një drejtë e tyre. Të ndërtoheshinn objekte shkollore në çdo fshat dhe qytet   dhe në çdo shkollë të jetë kuadri arsimor shqiptar  që do t’i mësonte dhe  edukonte fëmijët shqiptarë në gjuhën amtare.  Këtu nuk kishte diçka për t’u kundërvënë  të pavartetave  mbytëse maqedonase, por ishte një e vërtetë shumë e reale dhe e vërtetë se gjatë Luftës së Dytë Botërore ose të ashtuquajturës Luftës Nacionalçlirimtare ishte luftuar bashkarisht kundr fashizmit dhe pas dëbimit të tij. Pas përfundimit të saj çdokush të ishte i barabartë njëri me tjetrin në çdo aspect. Kjo u tradhëtua.  Shqiptarët filluan të shpallen edhe armiq të këtij shteti. Në fillim fillim çdo gjë kishte filluar mirë në çdo aspekt. Këtë po e them  për këtë periudhë kohore, ndërsa nuk po futem më gjërë e më gjatë për në kohërat e më hershme që kishin bërë shqiptarët shekuj me radhë që të shkollohen në gjuhën e tyre amtare kudo që jetonin dhe për këtë ishte sakrifikuar me gjak e jetë. Sa i përket  arsimit shqip duke u nisur se këtu nuk kishte kuadër atë e sollën më së shumti nga shteti amë Shqipëria, kishte nga Kosova dhe një pjesë nga, Presheva, Struga, Prespa etj që kontribuan aq shumë për edukimin dhe arsimimin e shqiptarëve duke dhënë çdo gjë nga vetja për t’u arsimuar kjo popullatë shqiptare në këto troje. Kishte numër të madh të analfebetëve, por pas një kohe disa pushtetarë të atëhershëm jugosllavë dhe maqedonas nuk mundnin ta gëlltisnin dhe ta përballonin me shovinizmin e tyre hapjen e shkollave shqipe dhe arsimimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare. Filluan përndjekjet, torturat, largimet, burgosjet e arsimdashësve  dhe   mësuesve të arsimit shqip. Këshu filluan përndjekjet e shqiptarëve në çdo aspekt duke i torturuar dhe duke i detyruar me dhunë t’i lëshojnë edhe trojet e tyre etnike dhe për t’u shpërngulur nga trojet për në Turqi e gjetiu. Kjo dukuri nuk mungoi edhe në arsim duke i përcjellë mësuesit shqiptarë dhe duke u veshur gjithçka nacionaliste vetëm e vetëm për t’i torturuar, duke ju bërë presione për t’u larguar nga shkolla dhe arsimi shqip, duke i burgosur.  Arsimi shqip ishte në një presion të pandërprerë vetëm e vetëm të mos ketë arsim shqip dhe mësues që do t’i mësonin dhe edukonin në gjuhën e tyre popullatën e tyre shqiptare. Ky ishte një relitet i paparë që bënin pushtetarët shovenë jugosllav e maqedon ndaj popullatës shqitare dukei diskriminur në çdo aspekt. Programet mësimore filluan të tkurren duke larguar shumëçka shqiptare. Me një fjalë i gjymtuan programet duke larguar gjithçka që ishte shqiptare duke bërë çdo libër dhe çdo auto armiq, Kështu e sakotasën arsimin dhe kulturën shqiptare duke përdorur metodat më të fëlliqura që mund të ekzistojnë, por  shqiptarët i përjetuan së bashku  me mësuesit e tyre të gjitha këto vetën e vetëm për ta mbajtur gjallë arsimin shqip dhe me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për te Lirisht mund të themi se arsimi shqip është pa  ndonjë censure, veç disa përjashtimeve. Për fat të keq tani arsimin shqip gjithkund ku jetojnë shqiptaret po e shkatërrojmë vetë duke mos u angazhuar të kemi arsim të mirëfilltë për të nxjerrë vlera. Është bërë një amulli që shumë pak i përkushtohet kësaj shtylle të këtij kombi dhe për të nxjerrur kualitet e jo kuantitet. Për të prodhuar vlera e jo antivlera. Sa e sa libra kanë përfunduar në atë kohë nëpër podrume dhe kurrë nuk ua kanë kthyer bibliotekave shkollore. Sa e sa prej tyre ishin djegur. Çdo libër  shkruar shqip ishte larguar dhe ishte ndaluar te lexohet nga nxënësit shqiptarë. Troç e shqip duke i çveshur nga elementi shqiptar që ishte e paduruar dhe nuk mundej të gëlltitej një gjë e tillë. Çdo gjë shqiptare  pengohej. Për mësuesit e asaj kohe ishte shumë vështirë, dhe sacrificë që të përballoheshin të gjitha për ta mbajtur gjallë arsimin shqip dhe për ta dhënë kontributin e profesionit të mësuesisë për të cilin ishim përcaktuar. Sot është shumë më ndryshe. Arsimi shqip që nga ai filluar dhe deri tek ai universitar merr frymë ndryshe, por u desh të sakrifikohet shumëçka edhe ajo më e shtrenjta gjaku dhe jeta e njerëzve  për t’i fituar këto të drejta që shqitaët të arsimohen në gjuhën e tyre shqipe edhe pse ka edhe shumë gjëra që duhet bërë që arsimi shqip të rrumbullaksohet me petkun e vet tërësisht ashtu siç i takon të jetë.   Indiferenca e tyre  ka qenë dhe është e rrezikshme dhe këtë duhet shikuar ashtu, sepse atyre ju duket shumë vështirë shumë absurd që të pranojnë të jenë të barabartë në çdo sferë shqiptarët me palën maqedonase. Këtë nuk mund ta paramendojnë. Kjo e pengon shumicën. Ata nuk mund të pajtohen. Këtij realiteti nuk mund t’i ikë askush dhe barazia në çdo aspekt duhet të jetë  në të gjitha sferat  nese duhet të jetojmë një jetë të përbashkët, ndryshe nuk ka mundësi dhe nuk ekziston mundësi tjetër.  Sa I përket indiferencës e qeverisjes së pjesës shqitare në Maqedoni nuk kam qenë asnjëherë i kënaqshme, që edhe sot e ndaj të njëjtin mendim. Ka shumë defekte. Nuk ka këmbëngulje që gjërat të zgjidhen njëherë e përgjithmonë dhe mos na shkojë koha gjithnjë që të merremi me këso gjëra që deri më tani është dashur të jenë tejkaluar tërësisht.. Çdokush duhet ta ketë pjesën e vet që i takon në çfardo sferë dhe të ecim përpara. Mjaftë më merremi me të njëjtat gjëra  duke numuruar në vend dhe duke mos zgjidhur gjërat njëherë e përgjithmonë. Jo të zgjidhen në mënyrë parciale ose gjysmake. Unë nuk mund të them se nuk janë orvatur për të bërë përpjekje të mjaftueshme pjesa qeverisëse së shqiptarëve për të promovuar vlerat e gjuhës dhe kulturës sonë autoktone, por jo me një vullnet dëshirë të madhe dhe me një këmbëngulësi. Këtu duhet  të ketë këmbëngulsi dhe të ulen njëherë e përgjithmonë me palën tjetër dhe të kryhen punët siç duhet njëherë e përgjithmonë ashtu siç duhen të kryhen e jo të nisen  dhe të lihen gjysmake dhe me anomali, sepse jo vetëm tani që do hasim në pengesa. Këtë do ua lëmë trashëgimi edhe gjeneratave të reja që të keni probleme në të ardhmën e tyre çdo herë. Këto çështje duhet zgjedhur një herë e përgjithmonë ashtu siç meritojnë të zgjithen. Mos të mbeten të cumgura dhe me vakume të zbrasta që do të krijojnë padrejtësi dhe problem mes palëve që jetojnë në këtë shtet e sidomos mes pales maqedone dhe asaj shqiptare.  Nga afërsia nuk kemi mundur ta shohim se shteti amë ka qenë më i preokupuar dikur se sa tani për ruajtjen e të drejtave dhe vlerave të trashigimisë kombëtare, sepse atherë kanë qenë dhe tërësisht punët ndryshe dhe në një distance më të largët dhe jashtë syve të opinionit, n dërsa tërësisht ndryshe. Sot njerëzit e pushtetit dhe të institucioneve janë shumë më afër për t’i parë me sy këto gjëra dhe aty ku shihet se nuk është në rregull të merren  masa dhe të jenë shumë më tepër të preokupuar për këto gjëra, sepse i takojnë vlerave dhe trashëgimisë të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Për këtë duhen të jenë me syçelë dhe më aktivë për të intervenuar edhe tek pushtetasit maqedonas, por kuptohet edhe tek pushtetarët shqiptarë të partive politike të këtij vendi që të jenë pak ma transparentë dhe duke mos u deklaruar vetëm në media me ndonjë deklaratë të tyre, por të merren masa hapa konkrete ndaj këtyre gjërave që dëmtojnë çështjen shqiptare. Mosruajtja e vlerava dhe trashëgimisë kombëtare në ato vende ku jetojnë shqiptarët autokton nëse nuk ruhen dhe kultivohen, atëherë ne si shqiptarë nuk kemi bërë asgjë, por vetëm kemi dëmtuar vet veten, sepse nëpërmjet këtyre vlerave ne identifilohemi. 
 Po ju them me siqeritetin më të madh se isha shumë i lumtur që punoja në këtë profesionin tim që nuk ma kishte imponuar askush, por e kisha përzgjedhur me dëshirën time dhe ishte kënaqësi e madhe të punosh me nxënës, por njëherit mbi supet e mia  mbaja një përgjegjësi shumë të madhe, sepse  kisha një obligim shumë me përgjegjësi, sepse në duart e mia kisha  gjeneratat e reja që duhej t’i arsimoja dhe edukoja. Këtë përgjegjësi ia pata vënë vetes që  ta kryeja me sinqeritetin më të  madh, sepse që në atë kohë e dija se para meje është ardhmëria e kombit dhe mbarë shoqërisë dhe misionin tim të shenjtë duhej ta kryeja, ashtu siç duhej dhe siç më takonte ta kryeja dhe për gjithë këtë le të flasin, le të shkruajnë  ish nxënësit e mi të cilët sot janë të vetëdijshëm me profesione të ndryshme. Do isha shumë i lumtur për të gjitha të metat që kam pas,  le t’i thonë lirë dhe atëherë do jem edhe shumë më i kënaqur dhe do ju falënderohem.  Tani më ata janë të gjithë të pjekur në moshë dhe dinë të vlerësojnë për gjithëçka, ndërsa atëherë kanë qenë në moshë shumë të re dhe nuk kanë mund ndoshta të dallojnë atë që është dashur të dallojnë për shkak moshës së tyre shumë të re.Jam munduar gjithnjë të jap kontributin tim që më ka takuar dhe aq sa kam mundur. Sa e kam realizuar atë le të kenë vlerësuar në atë kohë nxënësit e mi, por le të vlerësojnë kur sot janë më të rritur dhe më të moshuar dhe le ta thonë fjalën e tyre të realtë për punën time të një arsimtari. Unë kam menduar gjithnjë se para vetes kam një qenie të gjallë nxënësin dhe për të duhet dhënë gjithëçka  që kam mund të jap, sepse me të vërtetë ky profesion është shumë i shenjtë dhe ka një përgjegjësi të madhe, sepse që nga mësimi fillor nis një rrugëtim i drejtë për një njeri për të ardhmën e tij arsimore dhe edukative.
 Është pak sa vështirë të thuhet ajo që duhet thënë në disa pyetje që më janë parashtruar shumëherë të radhës, por realiteti dhe e vërteta qoftë e ëmbël apo e hidhur duhet thënë ashtu siç është. Në këtë aspekt ka një dallim shumë të madh në mes të gjenerates para meje, times dhe  kësaj të tanishmës. Unë në këtë rast shpreh opinionin tim  dhe e them atë që duhet thënë pa marrë parasysh a i pëlqen dikujt apo nuk i pëlqen. Pedanteria  e një punëtori të arsimit shumë dallon në veshmbathje. Në pamje duhet të jetë dhe ashtu si duhet të duket. Ndoshta te të gjithë kjo dukuri nuk është, por duhet ndarë shapin nga sheqeri, por një pjesë e madhe në këtë aspekt janë në thumb të kritikës sime që nuk besoj se nuk janë edhe nga prindërit dhe mbarë shoqëria. Mësuesi, arsimtari, edukatori, pedagogu të dalë para nxënësve, studentave me një veshje të tillë është për tu habitur. Për të mos e lodhur tepër lexuesin në këtë rast duke radhitur veshjen e disa të tillëve të të dy gjinive është për keqardhje. Këtë e sheh edhe syri i nxënësit dhe i prindit, po dhe i të gjithë neve. Besoj se gati të gjithë e ndajnë mendimin me mua  se kjo veshje nuk i takon aspak një mësimdhënësi, edukatori, pedagogu, por unë këtë rast fajet ua lë njerëzve përgjegjës të institucioneve përkatëse    arsimore që të tillët i lënë të futen në mësonjëtore me këtë veshje.  Nëse ndalemi sot dhe tërheqim një paralele dhe bëjmë një dallim të një kohe të mëhershme dje kësaj të sotmes. Nëse është në pyetje konkretisht tek kuadri arsimor në shkollat shqipe dikur dhe sot ka dallim shumë të madh. Dikur shumë vështirë e kishim për të gjetur kuadër arsimor me shkollë të mesme nëpër shkolla fillore. Sot kjo qindpërqind është tejkaluar dhe kuadri  është i plotësuar në çdo shkollë për çdo lëmi me kuadër specialist, por tani duhet të  tërheqim atë pjesën tjetër se sa punohet nga disa nga ky kuadër dhe sa është i përgatitur profesionalisht në vepër e jo në letër është  për t’u disktuar dhe duhet të diskutohet dhe ate që nga mësimi fillor, i mesëm e deri tek ai universitar dhe të marrim  shoshën për ta shoshitur grurin dhe të shohim sa do na dalë gruri  I pastër dhe sa egjër (kokol). Të ulemi të bisedojnë cilësin dhe shumën.   Po sa janë të interesuara institucionet  përkatëse të angazhohen për një kuadër të mirëfilltë dhe mësim cilësor?  Edhe në këtë aspekt çalon shumë dhe shumë pak bëhet për të bërë një punë e tillë. Mua me duket se shumë është lënë në mënyrë stihike të veprohet dhe në ndërgjegje, ndërsa ne vetë e dimë se sa janë disa të vetëdishëm për ta përdorur ndërgjegjen dhe sa janë për ta keqpërdorur.  Shkurt e thjesht shumë pak në këtë aspekt ka angazhime konkrete, njerëzit kompetentë të jenë më shpesh në vetëngjarje nëpër shkolla se sa të kërkohet të marrin të dhëna statistikore nëpërmjet telefonit apo emailit. Unë dua të shpreh mendimin tim jo se është mirë ana mësimore, por ajo edukative është lënë shumë anash. Poashtu për keqardhje është që për çdo vit bëjnë eksperimente me planprograme duke marrë modele me shtete të tjera që janë shumë para nesh me kushte për mësimdhënien në shkolla se sa te ne kur akoma kemi mbetur me shkumësa dhe me objekte   katastrofale ku zhvillohet mësimi. Arsimtarët sot lirisht mund t’i quajmë administratorë. I kanë ngarkuar aq tepër me administratë sa që duhet lënë mangu atë thelbësoren për t’u marrë me ca gjëra administrative që nuk ia vlejnë për asgjë. Njëherit edhe në aspektin  material e financiar janë dobët, sepse edhe kjo ju jep stimulim arsimtarëve.
Mua dhe të gjithëve që duhet sot më së shumti të na brengos  një gjë shumë me rëndësi që nuk guxojmë ta shikojmë politizimin e shkollave tona. Aq thellë ka hyrë kudo politizimi saqë me të vërtetë është shumë një gjë absurde, një gjë jo e logjikshme, një gjë e panevojshme, sepse dihet se ky term politizim jo që nuk duhet të përdoret, por as që guxon dhe as qe duhet fare të ketë vend në shkolla. E gjithë kjo nis që nga  përcaktimi os përzgjedhja e kuadrit, zgjedhjes se   udhëheqësisë së shkollave, këshillave të shkollave, këshillit të prindërve   dhe duke vazhduar edhe në instancat më të larta arsimore. E tërë kjo bëhet nga partia, e cila vjen në pushtet dhe të gjitha këto i bënë për t’i pas njerëzit e vet partiakë në gjirin e vet, ndërsa aspak  nuk shikohet interesi i nxënësve dhe arsimi në përgjithësi. Ky  është një fenomem ose më mirë do të kisha thënë një virus shkatërrues për arsimin, sepse punësimi i kuadrit në këtë mënyrë dhe politizimi i shkollave në ketë mënyrë sjëll vetëm dëm e aspak dobi në proçesin edukativo- arsimore, Kjo ka filluar të prezentojë ( paraqesë) dobësitë e saja, sepse në vend të vlerës në të shumtën e rasteve na vjen antivlera dhe shkollat  qe nga  udheheqësi i saj dhe stafi i tij i dobët nuk mund të sjellë suksese të mira në shkollë, pos dobësi dhe pasoja. Këto pasoja bien në kurrizin e nxënësve. Kështu që ne nuk mund të trumbetojme se kemi një përparim në arsimin shqip. Është vetëm një mashtrim i vetvetes, ndërsa e është e kundërta se për çdo ditë po na shtohet kuantiteti i po na zvoglohet kualiteti në  proçesin edukativo arsimor në arsimin shqip. Me këtë rast ne nuk ecim para, por shkojmë prapa. Në këtë rast ne nuk e përparojmë kombin, të cilit i takojmë, por e dëmtojmë. Në këtë rast nuk e çojmë përpara atdheun dhe shoqërinë.  E dëmtojmë me të madhe. Në këtë rast nuk tregohemi patriotë, por armiq të popullit dhe atdheut tonë.  Pos politizimit që bëhet nëpërmjet partive në pushtet  me pranimin e kuadrit dhe udhëheqësisë kemi edhe shumë  gjëra tjera që janë politizuar. Këtu mund të përmendim lirisht edhe politizimin e teksteve shkollore me njerëz të politizuar që nga autorët e teksteve, por edhe futjen e njësive mësimore                                                                                                                                                                                                                          e sidomos në letërsi duke futur tekste të të gjitha zhanreve nga të ashtuquajtur krijues letrarë të politizuar tej mase e që autori i përpilimi i testit na i fut krijimet e tilla. E gjithë kjo po e dëmton arsimimin duke i ofruar nxënësit ajo që nuk i takon as për nga vlera e as për nga mosha. Dita-ditës në vend që ta përparojmë arsimin ne po e rëndojmë dhe po e dëmtojmë. Në këtë mënyre ne nuk po e avancojmë arsimin tonë kombëtar dhe arrijtjet e suksesshme te tij, por po i mëshojmë një shuplakë të rëndë arsimit  shqip duke e lënë atë në vend ose duke e çuar mbrapa. E njëjta gjë siç veprohet me tekstet e gjuhës letërsisë e njëjta gjë veprohet edhe me lëndën e historisë duke përzgjedhur si përpilues të tekstit  autorin i cili nuk bën tekstin drejt. Nuk i tregon ngjarjet sipaj etapave të kohës kur kanë ndodhur ngjarjet, por bën të kundërtën siç i dikton politika. Unë besoj se kudo  në botë luftohet kjo dukuri e mospolitizimit të teksteve shkollore këtu te ne ndodh e kundërta duke dhënë kontribut të madh që t’i politizojmë edhe tekstet shkollore. Kjo për mua dhe për të gjethe ne duhet të jetë një brengosje e madhe dhe duhet që sa më shpejt të angazhohemi të gjithë bashkarisht dhe të çlirohemi nga kjo dukuri e shëmtur dhe shumë e dëmshme për të gjithë ne, por mbi të gjitha për nxënësit, për gjeneratën e re, për ardhmërinë tonë kombëtare.Pos politizimit në kohën e fundit me vite me radhë kenmi fenomenin e nepotizmit. Të ndalemi të shikojmë dhe të  shohim se si na ka kapluar nepotizmi nëpër shkolla. Ky fenomen ka kapluar me të madhe dhe nëse bëjmë një stastikë do habitemi se çfarë nepotizmi kemi n ëpër shkolla. Ky është një absurd mbi absurdin dhe është jo për tu habitur, por për t’u çmendur me një dukuri të tillë që kjo nuk ndodhë askund në botë . Për këto dhe shumë gjëra tjera duhen të jenë përgjegjës njerëzit që përgjigjen në Ministrinë e Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Inspektoriati i Arsimit etj. Është për t’u habitur se kemi shumë raste të çuditshme kur një kuadër jo adekuat i lëndës përkatëse e ligjëron ate lëndë kur e dimë dhe se kemi kuadër të diplomuar të kësaj lënde që rri në shtëpi me vite të tëra. Të gjitha këto bëhen vetëm për interesa familjare te neopotizmit, partiake, klaneve, grupeve të njerëzve nuk ju dhemb aspak shpirti se në këso raste viktimë është nxënësi.   Po nëse nisemi dhe bëjmë një lexim të teksteve shkollore do të shohim gjëra aq  prekëse sa që nuk ka koment kur shohim gjithçka në to e nuk shohim ate që duhet parë dhe atë që duhet ta kenë nxënësit në tekstin e tyre për ta mësuar. Kjo shihet në shumë tekste, por më brengosëse është tek libra e lëndës së historisë, të Arsimit Muzikor e tek ndonjë lëndë tjetër.   Ku janë njerëzit tanë kompetentë që punojnë nëpër këto vende dhe kryesisht   kanë për obligim t’i shqyrtojnë këto tekste. Nëse nuk janë të përshtatshëm për nxënësit shqiptarë duhen të reagojnë dhe jo të rrinë duarkryq me vite të tëra duke bërë sehir dhe duke shikuar se si diskriminohen nxënësit me  kulturën, artin dhe historinë e një populli. Sa ju takon nxënësve shqiptarë ta mësojnë historinë e vet dhe sa e kanë në tekstet e tyre të përfshirë ate dhe sa e mësojnë. Për këtë fjalën duhet ta thonë arsimtarët e lëndës dhe njerëzit kompentet të resorit përkates etj., por ata heshtin. Pse heshtin e dinë vetë ata. Sa i përket këtij fenomeni dhe kësaj gjendjeje  nuk është si një fenomen apo dukuri që ka filluar sot apo dje, por është prezent me vite e vite të tëra  që bëhet kjo padrejtesi ndaj nxënësve shqiptarë. Bëhet një shkelje flagrante që askush nuk mund ta arsyetojë këtë dukuri çoroditëse. Të gjitha këto gjëra nuk bëhen pa qëllime, por bëhen me qëllime të caktuara, ndërsa njerëzit tanë shqiptarë kompetentë mbeten gjithnjë me fjalët se do i rishikojmë këto gjëra, do i përmisojmë, do marrim masa për t’i eliminuar dhe në fund  nuk ka asgjë. Nxënësit shqiptarë nuk marrin   kulturën dhe historinë e tyre komëtare siç e mësojnë ata të palës tjetër. E ne rrimë duarkryq dhe presim nga hëna mos vallë dikush do vijë dhe do na i zgjidhë. Arsimtarët e lëndëve disa herë i kanë intervenuar, por edhe i kanë  penguar duke mos i marrë fare dhe duke nos punuar me këto tekste të gjymta që nuk përfaqësojnë ate shqiptare. Kanë reaguar Shoqatat e Arsimtarëve që urgjentisht të merren masa   nga  e kush janë këta njerëz kompentetët Janë njerëzit e Ministrisësë Arsimit, por çdo kërkesë ka hasur gjithmonë në premtime, sepse kanë hasur  tek njerëzit kompetentë veshshurdhër që nuk ju intereson fare historia apo kultura e popullit të tyre, pos foteles që duan ta ruajnë dhe mos ta humbin. Përgjigja pse nuk mësohet historia dhe kultura shqiptare dhe pse nuk është e prezentuar sipas planprogrameve  në tekstet shkollore duhet ta japë Ministria e Arsimit. Për fat të keq, asnjëherë nuk e dha.  Gjithnjë mbeten fjalët se së shpejti këto gjëra do të shqyrtohen, do të formohen komisione  që do merren me këtë çështje dhe do zgjidhet ky proplem, por gjithnjë kjo çështje mbeti e pazgjithur dhe nxënësi shqiptar nuk ka tekst shkollor, nga i cili do të mësojë historinë e vet dhe të popullit të tij.
Nëse do marrësh  një libër të historisë apo të Artit Muzikor do të shohësh gjëra skandaloze sa që do habitesh se si mund të ndodhin para syve tanë këto gjëra e ne mos të reagojmë, por të heshtim. Në këtë rast trajtuam vetëm disa tekste, por  anomali ka edhe në shumë të tjera si në shkollat fillore, ashtu edhe në ato të mesme. Kur jemi te tekstet e përkthyera që autori nuk është shqiptar aty shohim gjëra tërësisht të përkthyera gabim sa që aq shumë bëjnë huti tek nxënësit duke hasur në moskuptimin e termave jo të përshtatshme të përkthyera dhe duke mos ia përshtat fare përkthyesi gjuhës së nxënësit.



0 comments:

Post a Comment