Vitet e pajetuara të Munin Kastratit
E kishim pranë Muminin. Atë më të mirin
atë që vetëm zoti ia dinte plagët e mëdha të shpirtit, dhembjen për një tokë pa liri për një tokë pa
shkronja. E kishim mes nesh Muminin. Sot
ballë kujtimit dhe jetës së tij kemi një pasqyrë të madhe ku njeriu përherë
skuqet se nuk ka bërë atë që ka bërë ai në jetën e tij në shërbim të kombit.
Dikur jetonim me atë njeri që vetëm ai dinte se si mund ta doje tokën që të ka
rritur shkronjën shqipe, tokën e Iliridës dhe të Koosovës. Ia njohëm dikur ëndërrat Mumin Kastratit .Të
bukura. Të madhërishme bash si ylberet që binin dhe bien në ditët pranverore
apo vjeshtore në Sllupçan, në Likovë, në Kosovë, në mbarë shqiptarinë. E diku
do të jetonte Mumini, miq të mi. Diku do ta kishte një fqinj të mirë. Po ai
ishte bash vëlla me Mirësinë. Me lirinë. Me zilen e një shkolle. 15 vjet pa
Muminin. E si të ia bëjmë viteve që do të prekim nesër. Po ta kishim pranë atë
Muminin, atë atdhetar për besë të fjalës, fort do ta kishim peng se nuk e
njohëm edhe më mirë atë burrë fisnik.
Mësuesi dhe atdhetari Mumin Kastrati
Mumin Kastrati nga Hogoshti i takon plejadës së parë të misionarëve
të Arsimit Shqip në fshatin Hogosht, kreu edhe
Fakultetin por për shkaqe të regjimit fashisto-komunist dhe bindjeve të tij
atdhetare kaloi jetën duke u perballë me punë të rënda jasht profesionit të
tij. Lindi më 1 maj të vitit 1933 në Hogosht të Kamenicës ( Dardanës). Gjatë
vitit 1957 do të punoj në shkollën fillore “ Shaban Beqiri të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës dhe pastaj për
tu transferuar në shkollën fillore të fshatit Likovë ku edhe gjatë viti 1960 do
të burgoset. Si
pasojë e bindjeve politike u denua nga sistemi mëse i ndytë komunisto-fashist
jugosllav me 8-të vite burgim.
Përndjekjet, keqtrajtimet dhe burgosjet e mësimdhënësve shqiptarë nga
UDB-a në vitet 1945-1952 ishin
në shifra shumë të mëdha në tërë Kosovën të
cilat vazhduan edhe pas vitit 1952 e deri me rrëzimin
e sistemit famëkeq komunist. UDB-a këtë veprimtari antishqiptare e kryente
padyshim, në koordinim me strukturat më të larta partiake e shtetërore të
regjimit komunist duke pasur në mesin e saj edhe shumë bashkëpunëtorë
shqiptarë. Shumica nga këta mësues u larguan nga proçesi edukativo-arsimor por
disa prej tyre kanë përfunduar nëpër burgje të regjimit komunisto-fashist të
dërmuar edhe për vdekje :
Mumin Kastrati ishte dhe do të mbetet
pishtar i atdhedashurisë, lirisë dhe arsimit shqip ndërkaq vepra e tij, do të
jetë gjithmonë një udhërrëfyes për gjeneratat e sotme dhe të ardhme, jo vetëm
në Komunën e Kamenicës, por për gjithë vendin.
|
. Mumini do të arrestohej derisa punonte si
mësimdhënës në fshatin Likovë,
rrethina e Kumanovës të Maqedonsë dhe do të dënohej me 8 vite burg të rëndë,
por ai kurrë nuk u thye, andaj vepra dhe sakrificat e tij ishin frymëzuese
për kohën kur ai jetoi dhe veproi si dhe për brezat që do të vijnë, se si
duhet ta duam dhe të punojmë për atdheun dhe për kombin tonë
|
Mumini kudo që ishte shkëlqente jo vetëm me vlerat e tij arsimore,
pedagogjike e intelektuale, por edhe me ato morale e njerëzore. Kisha fatin dhe
nderin që profesorin miqësia dhe pamja e qeshur e gazmore. Mumin Kastrati ishte
lindur më 1 maj të vitit 1933 në Hogosht, lokalitet që shtrihet rrëzë maleve të
Kikës legjendare dhe duke qenë edhe zonë kufitare me Serbinë, në këtë vend janë
zhvilluar shumë luftëra të përgjakshme me hordhitë barbare serbe. Shkollën fillore katërklasëshe Mumini e ka
kryer në fshatin e lindjes, në Hogosht gjatë vitit shkollor 1945-46. Sipas të
dhënave, klasën e fundit të progjimnazit e ka kryer në Gjilan në vitin shkollor
1949-50, ndërsa kursin e ultë pedagogjik e ka kryer në Prishtinë, prej 20 maj e
gjer më 28 gusht të vitit 1951. Me qenë se në këtë periudhë kohore mungonin
njerëzit që dinin shkrim e lexim shqip, Mumin Kastrati me shkollimin që e
kishte bërë, më 1 shtator 1951, ka filluar të punojë si mësues në Shkollën
Fillore të fshatit Hajkobillë, duke vazhduar gjerë më 15 janar 1953, ndërsa një
ditë më vonë, më 16 janar 1953 ishte transferuar të punojë si mësues në fshatin
Kremenatë të Komunës së Kamenicës, duke punuar gjërë në përfundimin e vitit
shkollor më 31 gusht të vitit 1953. Pas përfundimit të kursit pedagogjik në
Pejë, Mumini ka filluar të punojë arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në
fshatin Muqivërc, pastaj pas mbarimit të Shkollës Normale në Prishtinë, në
shtator të vitit 1955, ka filluar të punojë në fshatin e lindjes në Hogosht
arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, kohë kur unë isha nxënës i tij. Gjatë
viteve 1956 – 58, ai ka studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në SHLP në Shkup.
Pastaj, ka punuar arsimtar i kësaj lënde në fshatin shkollën fillore “ Shaban
Beqiri të fshatit Sllupçan gjatë vitit 1957/ 58 që pastaj të transferohet në
shkollën fillore të fshatit Likovë të komunës së Likovës, rrethina e
Kumanovës ku arrestohet.. Veprimtaria e tij dhe edukimi i
gjeneratave të reja në frymën atdhetare, po përcilleshin nga organet e Punëve
të Brendshme të Maqedonisë dhe në janar të vitit 1960, ai u dënua më 6 vite
burgim të rëndë. Pasi u lirua nga burgu (pas dy vitesh pauzë) Mumin Kastrati ka punuar si arsimtar i lëndës
përkatëse në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjën e Siarinës, pastaj nga
një shtatori i vitit 1968 e gjer më 31 gusht të vitit 1970 ka punuar si
arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Emin Duraku” në
Prishtinë.
Në shtator të vitit 1970, Mumini kthehet në vendin e lindjes në Hogosht dhe filloi të punojë në shkollën fillore “Skënderbeu” si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Këtu isha duke punuar edhe unë fillimisht si arsimtar e pastaj edhe si drejtor i shkollës. Në angazhimet tona shpesh konsultoheshim për shumë gjëra. Kah fundi i vitit 1973 dhe fillimi i vitit 1974, në Kosovë rrethanat politike u ndryshuan për shqiptarët. Ai e dinte se shqiptarët po rrezikoheshin për çdo ditë, sepse Mumini rrjedh nga një familje e njohur patriotike që ka qenë gjithnjë në shënjestër të pushtetit serbo-jugosllav. Mësuesi dhe atdhetari Mumin Kastrati vdiq më 03.01. të vitit 2000 pa e përjetuar lirinë. Është detyrë e jona t’i kujtojmë figurat e shquara shqiptare, sepse falë punës, aktivitet dhe kontributit të tyre. Lavdi jetës dhe veprës së Mumin Kastratit dhe të gjithë atyre që dhanë një kontribut për arsimimin e gjeneratave të reja në frymën kombëtare dhe për lirinë e popullit.
Në shtator të vitit 1970, Mumini kthehet në vendin e lindjes në Hogosht dhe filloi të punojë në shkollën fillore “Skënderbeu” si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Këtu isha duke punuar edhe unë fillimisht si arsimtar e pastaj edhe si drejtor i shkollës. Në angazhimet tona shpesh konsultoheshim për shumë gjëra. Kah fundi i vitit 1973 dhe fillimi i vitit 1974, në Kosovë rrethanat politike u ndryshuan për shqiptarët. Ai e dinte se shqiptarët po rrezikoheshin për çdo ditë, sepse Mumini rrjedh nga një familje e njohur patriotike që ka qenë gjithnjë në shënjestër të pushtetit serbo-jugosllav. Mësuesi dhe atdhetari Mumin Kastrati vdiq më 03.01. të vitit 2000 pa e përjetuar lirinë. Është detyrë e jona t’i kujtojmë figurat e shquara shqiptare, sepse falë punës, aktivitet dhe kontributit të tyre. Lavdi jetës dhe veprës së Mumin Kastratit dhe të gjithë atyre që dhanë një kontribut për arsimimin e gjeneratave të reja në frymën kombëtare dhe për lirinë e popullit.
….Kur të dëgjoni
diku zile shkollore në trojet e Shqiptarisë, kujtojeni Mumin Kastratin! Kur të
dëgjoni një këngë për trimat kujtojeni
Muminin. Ai nuk ka nevojë për kurora, se të gjitha i kishte dhe i ka
jeta dhe vepra e tij e pavdekshme. E shkurtër, po e gjatë në bëmat e saj. E ai
që nga parajsa ku mendon për vitet e pengjet e tij ta panumërt të na e bëjë
hallall lotin e hidhur të ndarjes së madhe, të asaj ndarjeje që ka vetëm nisje
e kurrë kurrë mbërritje.
0 comments:
Post a Comment