Sunday, September 4, 2016

Eshref Berisha - Zoti në Shërbimin Tim


(Nënë Tereza në bisedë me Zotin)
Zot,
Ti më solle në këtë botë
Tani mbaju!
Pajtohem me caktimin e Ditës së Amshimit.
Borxhin do ta kthej
Por Ti,
Bekimin ma ke borxh.
Ti më jep shëndetin.
Fatin.
Gëzimin.
Më jep lumturinë!
Ma jetëso ëndrrën!
E di se Ti të gjitha i ke në dorë dhe guxon
Por një gjë unë kurrë nuk do ta lë në dorën tënde,
Që ti të ma marrësh besimin në Ty.
Jo!
Këtë, jo.
Eshref Berisha
04. 09. 2016. Prishtinë.

0 comments:

Post a Comment