Monday, September 19, 2016

Musa Jopulli - Nuk ka Mur që Nuk e shkrova emrin tënd Arbëri!


N' ujë t' Rugovës e t' Masianës shuava etjën !

(LKSHM)
Prishtinë -Mesianë- Deçan
Sofra e parë e Dardanisë, në qetësinë e saj kërkon DREJTËSI, parë se është lodhur nga zëra trishtimësh pa asnjë kod monden nga përbindshit n'ushqim frytash sjellur në shkallë intrigash korrupcionin më të lartë n'Evropë, më edhe përqarjet e ndikimet fetare që ngarkojnë dhe janë bërë plagë e rëndë, gjëmtë e së cilës ndihen në të katër anët e Atdheut !
Kushtetuta e ashtuquajtur “Kushtetuta e Kosovës", jo se nuk është studjuar dhe përpiluar nga tantë e dijshëm, por mbi të gjitha ajo u “lejon” dhe është gllabitur në grykësinë e kësaj politike dhe me njëmijëfytyrshin e tyre kanë “guxim” të dalin e të flasin për suksese, e që mund të jenë dhe mund të quhen gjithëfarë tjetër po jo suksese .
Vetë-t'instrumentalizuarit lozin vallën e djajëve me Drejtësinë !
*
Vetëdijësimin ta thërrasim në takim !
As nata nuk është më e errtë se totalitarizmi në politikën e Prishtinës !
Tash, nesër është vonë , kjo e “zezë mistere” kryefjalën Popull e ka mëveshur me “ngulfatje e shpresë “ me një thes , dhe më nuk dihet kush dha çka të bëjë me një gjendje të paimagjinuar nga atdhetarët, pra nga populli dardan ???
Kjo tokë, ky gjak, kjo mërgatë dje e sot lot i derdhur, mitologji e një populli pasqyrë mitike që gërryen shpirtin e çdo shqiptari që ka mendje të mirë !
Atdheu është tokë e dashur, kjo bukuri e “gabuar” ka rënë në duar' të një aparati politik mafioz, në duarë të një “besimi” monstruoz” .
Një komb ka themel të shëndetshëm vetëm në respekt të ligjit, të kulturës së tij , në fjalën e intelektualit të dëshmuar me vepra .
Populli shqiptar është lodhur nga kjo politikë ku asgjë nuk është në vija të filozofisë së kërkuar, idealit dhe gjakut të derdhur për lirinë e Atdheut .
Kësaj radhe n'emër të Drejtësisë, n'emër të mërgatës, n'emër të rinisë ( e vyer e pashme sa diku tjetër vështirë të gjindet), të hapen debate dhe t'i vihet fund deshtakës së deri sotme, të këtij sistemi demagogjik të paskurpulltë të derdhur nga thes intrigash, hajnisë dhe injorancës që ka gulfatur Dardaninë , që besa të tëra trojet e Arbërisë, pasqyrë e gjithë kësaj duket edhe mos pastertia në çdo cep t'Atdheut, çka është në kundërshtim me natyrën dhe vetë njeriun tonë kur dihet se shqiptarët janë të njohur për pastërti !
Adhuroj në “unë” që secili në logjikën e vet të jetë “unë” me sinqeritetin , me edukatë dhe kulturë ti vimë në shërbim të drejtës në mirësi të familjës, shoqërisë pra Atdheut .
Secili nga ne, pra duke filluar nga “unë” , e secili i thot veti “unë” të jemi në takim me orën e Atdheut, nuk kemi njerzë për të humbur, nuk kemi dobi në përqarje por në bashkim ideshë e filozofi të afrimit që ta ndrisim dhe ta vëmë në rrugë të mbarë Atdheun tonë, që ka të gjitha pasuritë e mundshme të jetohet dinjitetshëm, pastaj ana tjetër gjithë ato pasuri turizmi do të jenë pasuri e madhe për njeriun tonë, temë kjo më vete që do të na afroj me botën e kërkuar në njohje të kulturës dhe bukurive t'Atdheut tonë !
Asnjë fotografi nuk mund të flet apo të jetë më reale se syri i njeriut !
Drejtësia , kultura, ariti i të jetuarit me aromë të kuzhinës shqiptare nuk duhet lërë në atë “burgosje” të një aparti politik që nuk ka dhënë dhe nuk jep rezultate të kërkuara, bile as minimalën e tyre .
Është kohë të vetëdijësohemi, jo me t'ashpren, po me urtësinë më të madhe qe të mblidhemi rreth sofrës sonë, që t'ia heqim “ “ thonjëzat Atdheut !
Kisha , ajo serbe; xhamia, ajo turke e arabe janë bërë elemente të rrezikshme në trojet tona , të gjithë e dinë dhe nuk reagohet, jo me dhunë po me ligj në zbatim të mirësisë fetare, jo në urrejtje, po një besimi n' ide të sjelljeve të mira, po fatkeqsisht këto “kulte” janë të destinuara ta çrregullojnë shtetin dhe vetë njeriun tonë, dramë kjo tragjike deri në gulfatje të Dardanisë dhe Shqipërisë . Ky grusht i rëndë nga demagogët në krye të politikës për “hatër” të ish okupatorit i lejojnë këto , ata që deri dje na e kishin ndaluar edhe librin shqip, pra predikuesit e tillë janë virusi më i rrezikshëm i një kulture, i një kombi !
Jemi Republikë , jemi Shtet laïk !
Nuk e dhamë ujtë e RUGOVËS !
P.S. Kujdes “grackave” n'emër të fesë, kujdes “grackave” në "shpërthim të kulteve" !

0 comments:

Post a Comment