Monday, September 5, 2016

Musa Jopulli - Nënë Tereza Dy Poezi

NËNË TEREZA
( 5 shtatori : Ditë e Shenjtë Tereza, Nënë Tereza)

“Kam etje për humanitetin”
E Shenjëta Tereza, është Nënë Tereza .
*
At-Dhé Gjergj Kastrioti ,
Mëmë-Dhé Nënë Tereza ,
Rrugë e gjatë, hap pas hapi ,
Dita e kombit është sot ,
Ti themi botës së jemi
Të parët e Evropës ,
Ne bijtë e Arbërisë !



Nënë Tereza

Zëri i vendosmërisë
Nënë Tereza
E dërguar nga Hyu
Nënë Tereza arbërore
"La dame du monde"
E dhuruar Hyjnore !
Në falje të mësimit
Në folje të mirësisë
" ju dua"
dhe
" jetoj si ju "
Misionare
E lindjeve të perendisë !
" Etje për Hyu-n "
Seigneur,
E kuptoj etjën tuaj
Dhe jam këtu
Ju dua dhe
Jetoj për ju.
Nënë Tereza
SHQIPTARE
Beatifikim
N' udhëtim sot
Shkup-Tiranë - Prishtinë
Emri Nënë Tereza
Krenaria jonë.
Nënë Tereza
Legjendë e gjallë
Dardane e Arbërisë !

0 comments:

Post a Comment