N`Xhemre e Mine djallin gjuajtët me gur
Kur dielli i nxehtë zbardhi rrugën për Arafat
Këmbëzbathur mes rërës së nxehtë shkuat dikur
Kaluat mes shtegut mes sa e sa vështirësive.
Ju përcollën familjarët në Haxhin e Shenjtë
dolën në shesh nënat, bijtë, bijat dhe gratë
Uronin dikur ”vajtshi mos u kthefshi ”
Por ja që u kthyet mes lumturisë prapë.
Ju lumtë që rrugën e gjetët, u kthyet prapë nga atje
Detyrën e kryet me trup, me mendje dhe me shpirt
Mbajeni plisin si të ishte një ikonë e shenjtë
Mos vini tërllak të huaj mbi flokun me thinjë.
ÇAMËRIA
Asnjëherë s`t’i preka kullat
Po ato më prekën mua
Gjithë muret unë i humba
Kur një foshnjë ta masakruan.
Asnjëherë s`të preka pragun
Pashë një trup të flakëruar
Mbi rrënoja pashë oxhakun
Mbi një tokë të shkrumbuar.
Furkat, djepat u bënë hi
Fustanella mbet të zjarri
Shpirti im si humbëtirë
Sot u thinj si gur te varri.
Asnjëherë s`hyra në valle
Fustanella s’fërfërin
Presin pragjet, presin varre
Të mos kenë barin dhe hirin.
O, sa dua, Çamëri
Të shoh malin, të shoh diellin
Ta prek shkronjë me ëmbëlsi
Në dritare të shoh qiellin.
Do vallëzoj me to një ditë
Kur të puth ca abetare
Kur të eci nën ullinj
Kur në sofër të hedh valle.
Preka botën më udhë
Udhë preka qiej në agime
Po kudo s’harrova kurrë
Të kem ëndrra Çamërie.
Preka flladin që shkrin borën
Preka valë ku shkon anija
Kur e prek me këmbë botën
Më vjen pranë Çamëria
ATDHEUT
Atdhe t’i numëroj plisat mbi kokë
Jetoi me krenarinë për ty në vite
Oo, atdheu im i dashur, të lutem, dëgjon
T’i dua shumë shumë bjeshkët alpine.
Më është çati mbi krye ky mal i lartë
Hapat e viteve të shumta numëroj
Hallet në folenë e zemrës t’i mbaj
Si vargan plisat mbi kokë i rreshtoj.
Do të vijë një kohë, do të vijë patjetër
Njëri-tjetrit dhimbjet t`i dëgjojmë mirë
Nëse s’jam i gjallë ta puthi plisin e vjetër
Flamuri yt dheun të ma mbuloj një ditë.
Plagët e shumta trupin ma bëjnë me ethe
Gëzimet e tua më forcojnë hapin e udhës
Dhe këngën e thur pa droje ditëve netëve
Dhe më bëhet më e ëmbël kafshata e bukës.
ELEGJI
E NJË NATE
Buzëqesha në skenë para jush
Kur syri i shpirtit më lotonte
Gazin e buzës s`ua prisha kurrë
Edhe kur zemra më rënkonte.
Buzëqesha si një artist i vonuar
Qetësinë nuk doja t’ua prish
Dhe pashë qiellin e kaltëruar
Kur shpirtin e kisha kaq të brishtë.
Memec i heshtur jam mes jush
S’dua t’ua prish kurrë melodinë
Sytë i ktheva mes lotit si burg
U bëra lumë t`ju sjell blerim.
Gjithë vuajtjet i mbylla në qeli
Nuk doja t’ia marr dritën agimeve
Me trastën grykëhapur në errësirë
Natën dertet i qaja me yjet e qiejve.
Humbjet jo, s`i numërova në hapa
Fitoreve të mos u zbeh shkëlqimin
Qëndrova si shtyllë në muret e larta
E asnjëherë prapa s’e ktheva shikimin.
Dhimbjet i përtypa me dhëmbë të fortë
Mes plagëve klithma më mbeti te vatra
Me zogjtë e malit hallin e qava me lotë
Dhe asnjërin nga ta s’e pata kundërshtar.
Qëndroj krenar si një kullë trimërie
Prek vuajtjen, sfidën e dhimbjen.
I kam njohur mirë dikur nëpër vite
Si kalorës ndjek të ardhmen në shtigje.
VAJI I SHPENDIT
SHTEGTAR
Ç’ke që rënkon, ti o zog i moshuar shtegtar?
Në një mbrëmje vjeshte ta vranë cicërimën
Harrove vallë rrugën andej nga ke ardhë?
A mos dhomën e shpirtit ta dogji zjarr i vetëtimës?
Pse gjithë ky vaj, o shpend, pse, pse nuk cicëron
Mos vallë dora tinëzare krahët t’i preu, të zuri pritë?
Këngën e bukur të mëngjesit në sqep ta ndaloi
Gjithë këto dhimbje a do të harrohen një ditë?
FËMIJËVE TË
BRAKTISUR
(Elegji)
Bashkojeni lotin, o fëmijë të braktisur
E krijoni një lum plot dhimbje e derte!
Mesazhe shprese për ju kanë për të zbritur
Të shkruara për prindërit në varkëza letre.
Ju nxorën nga foleja e dëshirës dhe e ëndrrës
E ju braktisën pa asnjë formulë pagëzimi
Atëherë kur ju duhej përkëdhelje e nënës
Në pellgun e errësirës ju lanë te kryqëzimi.
Lamtumira e nënës fatin ju ka sosur
Asnjëherë s`do të merreni për dore e kraharor
Pa fajin tuaj erdhët në botën e lire, të vrerosur
Nga ai çast do jeni të burgosur përgjithmonë.
Një ditë dielli për ju do sjell agimet e brishta
Do t’ju mungojë përcjellja e nënës në shkollë
Do ju mungojë sofra e bukës tek shtëpia
Do t’ju mungojë bekimi i prindit në kurorë.
Sytë shkëlqejnë nga loti që s`ju lë të qetë.
Vaji përherë ndanë gurët në dysh menjëherë
Si një pagan i vogël perëndive ua kërkoj psetë
Pa bërë asnjë faj juve ju solli në jetë.
BISEDË ME PERËNDITË
Pellgut të
natës hapërova i verbër nën rrezet e hënës
Me sytë e
Homerit të lashtë u ngjita në qiparis,
Preka majën
lart mbështjellë mes reve e ëndrrës
Si shtëllungat
e leshit në furkën e gjyshes një ditë.
I preka një
nga një retë e bardha në lartësi
E qiellit
eca si apostull i qytetërimit në trishtim.
Si plisat i
numërova yllnajat në pellgun me kaltërsi
Në
arkitekturën qiellore ku sundojnë perënditë.
Me eho
zgjova Lugjet e Verdha si në Jutbinë
Kreshnik u
bëra e thirra perëndinë e dashurisë
E mallkova
pse e fali këtë dhimbje gjer në harrim
Qava si
zambaku nga vesa e mëngjesit në agim.
VJESHTA
Retë e
trishtuara
Yllësinë
qiellore pa fund mbulojnë.
Shkëlqimit
të tyre
I vunë
një plis bardhosh mbi kokë.
Pesha e
barrës
Në
trastë i
bën si të humbura në udhën e gjatë
Qielli
qan me lot
Këmbanat e përrenjve
gjëmojnë
E dielli
Ka
fjetur si gjysh në pellgun e errësirës
Retë
Gri i ka
venë si
jastëk me rrudha nën kokë
Erërat
Zgjohen
e shkundin fort gjethet e stinës
E
gjethet
Si
ushtarë mbulojnë blerimin në tokë.
YLLI
I VIRGJINJËS
Shoh hapësirën kaltërore mbi Gadishullin
Ilirik
Yllnajat trishtueshëm shkunden si lisat me
borë.
Nga arkitektura qiellore ulet Yll i Virgjinjës
Kokën mbështet tek Rrapi i vjetër Arbëror.
Gjashtëmbëdhjetë rremat shtriu si krahë
I mbështeti në kalatë shekullore ku shkruan
histori
Shandan i ndezur bëri miliona plisa të bardhë
Lundrojnë krenarë në pellgun e lashtë në
Iliri.
SHKEL MBI ËNDRRAT E VDEKURA
Prushi i
mallit për ty vitet m’i treti
Dua të
shkel sot mbi ëndrrat e vdekura
Në skenën e
tyre më shfaqet Hamleti
E unë si
aktor i tragjedive të paprekura.
Luajta
monolog për fatzinjtë në dashuri
Më duar një
krodhë shtrëngova fort
U nguta për
rrugë e lashë një porosi
Në hapa e
njoha vdekjen e ftohtë.
Unë tani po
vdes vetë nga zjarr i shpirtit
Zemra në
gjoks është bërë si zgërbonjë
Sytë e
hapur ju lutem, mos m’i mbyllni
Fjalën e
pathënë e të ëmbël dua t’ia lexoj.
GURËT
QË SKALITA
N`truallin ku linda
më zgjatet jeta, shtohet lumturia.
N`tokën e ftohtë ku preka
nga globi i nënës kur rashë
Ku ma mësoi fjalën dhe hapin e parë
e më s`është ajo
Ku babai më përqaf
me 9 dekadat në bastunin e thatë.
Ku gurët e murit që skalita
diç duan të më thonë
Ku pemët që shartova
më presin frytin t’u shijoj
Ku pjergulla më hijen saj
nga vapa më mbron.
Dhe nën ombrellën e saj
lëngun hyjnor në gotë ja shijoj.
Ku dita me përqafimet e ngrohta
të nipave, mbesave nis
Pellgut jetësor m’i dhanë
aromën e pranverës me petale
Ku me vëllezërit e mirë
ndërroj dy-tre fjalë të besës
Aty ku motrat më bëjnë të kuptoj
se janë ëmbëlsira e shtëpisë.
Aty ku uji kristal i pusit të thellë
ballin ia freskon nostalgjisë
Aty ku sofra familjare
më ngop me aromën e bukës
Aty ku lisat e shkurrat me njohin,
e unë në gji i mbaj
Aty ku të gjithë më duan
dhe i dua e kam mall për fis.
0 comments:
Post a Comment