Nehat Jahiu - INTERSAT KOMBTARE MBI ATO PARTIAKE DHE...
A thua pas kaq kohe do të vijë një ditë që duhej të vijë patjetër dhe që të gjithë shqiptarët po e presin padurim. Tani më besoj edhe pse me një vonesë të madhe ka ardhur koha që liderët e partive poltike shqiptare të kenë një platformë të përbashkët dhe të ulen dhe të bisedojnë mes vetë që këtë platformë të ua afrojnë partive poltike maqedone me të cilat shqiptarët do të jenë pjesëmarrës i kësaj qeverie. Nëse një gjë e tillë nuk bëhet që të jenë të gjithë me një frontë të përbashkët, atëherë duhet të dalin publikisht të gjitha pa e përjashtuar asnjërën dhe ti thonë popullit se ne gjithnjë kemi punuar dhe jemi angazhuar për çështje partiake, bajraktarizmit, karrierizmit, interesi tpersonal, gruporë, klanorë etj. Pra, besoj se ja tani , ja kurrë nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë çështje më të volitshme që liderët partiak të bashkohen mes veti duke i hudhur në ujë që ti bartë të gjitha këto interese uji dhe ti kthehen interesit kruciail dhe shumë të rëndësishëm e ai ka vetëm një emër që quhet interes kombëtar dhe besoj tani e kanë shansin më të mirë të ulen të gjithë rreth një sofre të përbashkët që do quhet sofër shqiptare. Të ulen të gjithë sëbashku në këtë sofër për tu bashkuar dhe për tu betuar mes vete se vetëm në këtë mënyrë për hirrë të interesave shqiptare, pë hirrë të gjakut dhe jetërave që dhanë bijat dhe bijtë më të dashur të këtij kombi ndër shekuj me radhë për liri e atdhe që forca e tyre mos të shfrytëzohet aspak në të ashtuquajturin interes partiak, por të shfrytëzohet në interesin e ashtuquajtur kombëtar. Tani ka ardhur koha që të gjitha kapricat individuale, grupore, klanore, bajraktariste dhe... të hudhen me një anë dhe të kapen në një litar të përbashkët që do i shpie në zgjithjen përhershme të çështjes së shqiptarëve dhe me këtë platformë të përbashkët të cilën duhet ta pranojnë edhe pala maqedonese se ky atdhe është i të gjithëve dhe të gjithë duhet të jetojmë të parabartë, sepse këtë tokë dhe qiell edhe Zoti e ka krijuar për ta shfrytëzuar të gjithë në barazi të njejtë dhe të barabartë. Të gjitha inatet duhet të hudhen në harresë dhe tani e kanë rastin liderët partiak të bashkohen duke ia zgjatur dorën njëri tjetrit dhe duke i thënë njëri tjetrit se koha për të mos e lëshuar këtë rast siç janë lëshuar shunë raste pa u shfrytëzuar dhe që kanë shkuar ni interese partiake dhe iindividuale dhe kemi mbetur në këtë gjendje siç jemi ka kaluar dhe mos ta lëshojmë sëpaku tanikur është në favor të shqiptarëve për ta shfrytëzuar tani, por e gjithë kjo mund të realizohet vetëm e vetëm nëse ulen liderët partiak në një sofër të përbashkët dhe bëjnë një platformë të unifikuar për kombin e tyre dhe këtë platformë ia ofrojnë palës tjetër. Besoj se nëse përsëritet një gjë e njejtë dhe shqiptarët edhe tani nuk do të jenë të bashkuar mes vete për ta ndarë kulaçin me palën maqedone, por jo kulaçin e posteve, por kuleçin e hises së barabartë kombëtar njejtë dhe barbar me palën tjetër , sepse do të vijë një ditë që të gjithë këta lider që sot u ka ra hise të bashkohen dhe nuk do bashkohen për një qëllim të përbashkët që do jetë në interes kombëtar e jo partiak, individual, atherë jam i bindur që do të vijë një ditë jo që do ti mallkojë toka dhe qielli i këtij vendi, por do i mallkoj i tërë populli, do i mallkojnë gjeneratat që do vijnë brez pas brezi, por do i mallkoj edhe Zoti. Unë besoj se këtë mendim timin që po e shprehi në këtë rast kam bindje të plotë se këtë mendim e kanë dhe do e mbështes i tërë populli shqiptarë jo vetëm këtu në këtë vend të quajtur Maqedoni, por do e mbështesin të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trojet tona dhe në Diasporën Shqiptare. Do e mbështesin e tërë popullata e të gjitha moshave dhe gjinive, Do e mbështesin edhe foshnjet në djep, kështu që kjo shansë duhet të shfrytëzohet dhe pa asn jë dyshimi dhe hamendje liderët e subjekteve poltike me bashkëpunëtorët e tyre të përpilojnë një platformë të përbashkët për pjesëmarrje në pushtet, prendryshe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë shqiptarët nuk duhet ti përfaqësoj asnjë parti politike ku mbi të gjitha nuk kushtëzohen partitë poltike me interesat e kombëtare e jo partiake
0 comments:
Post a Comment