Monday, December 19, 2016

Anjeza Sakaj - libri poetik "Lumnie Vokshi Ramadani"

Recension


Një shprehje diku e shprehur për mësueset thotë:"Një mësues/e mirë është si qiriri që tretet vet për ti ndriçuar rrugën të tjerëve "e me këtë shprehje kaq domethënëse dhe të fuqishme po nis të shkruaj dy fjalë mbi veprën e radhës së poetit të njohur dhe mësuesit të nderuar z.Nehat Jahiu.Kur para pak ditësh mësuesi Nehat dhe unë po bisedonim rreth librit se si po shkonte ai më shprehu diçka që më la për disa momente pa fjalë.
    Anjeza më tha dëshiroj të jesh ti recezente për këtë libër,kënaqësia ishte shumë e madhe ,por përveç kënaqësisë përgjegjësia duhej të ish dyfish,por edhe duke pasur parasysh këto u ndjeva e nderuar dhe e respektuar dhe e pranova me kënaqësi se të shkruash për njerëz të mëdhenj e fisnik fjalët rrjedhin vet si lumi duke u renditur bukur dhe plot finese ashtu siç meritohen. E kështu me librin në desktop nisa të shfletoj në kujtimet e mësuesit Jahiu po jo vetëm,por edhe në kujtimet dhe mbresat e shumë poetëve dhe poeteve që kishin krijuar për këtë zonjë dhe mësuese fisnike,e në mendje më erdhi një shprehje që dikur kisha lexuar nga Zhan Zhak Russo ne librin e tij Emili:"Të ndikosh në formimin e një njeriu në radhë të parë duhet të jesh i formuar vet si njeri të gjesh në vetvete shembullin që do të propozosh ..."dhe me sa duket mësuese Lumnija e dinte këtë,duke e vendosur kështu veten e saj në vendin tonë duke u rikthyer çdo vit që merrte një klasë të parë pasi në fëmijërinë e saj duke u bërë kështu një me ne,duke ndier ate regetimin e zemrave tona të vogëla brenda zemrës së saj,ajo shpesh ulej në gjunjë për të treguar që ishim të barabartë dhe na shtrëngonte fort për të na qetësuar dhe për të na treguar se një mesuese nuk është vetëm një edukatore, por një nënë e dytë që nuk do të harrohet kurrë,ashtu si kurrë nuk do të harrohen këto shkronja të arta që ajo pati durimin dhe dëshirën të iamësonte nxënësve të saj.E një prej këtyre fëmijëve sot një mësues i nderuar i shumë e shumë brezave është edhe z.Nehat ,duke mbledhur buqeta vargjesh nga njerëz të penës për të shprehur mirnjohjen ndaj kësaj mësuese.Të shumta janë vargjet dhe unë po mundohem të shkëpus petale prej secilës lule për të bërë një kopsht të vockël nga ajo lulishte që të gjithë kanë lulëzuar.Poeti Nehat Jahiu ja si shprehet :

Dil në krua ,dil në male
Mos u tremb nga tufane ,
Po na vjen një zonjë si drita
Fjalë ëmbla, fjalë florinjta.

Vargje këto që tregojnë më së miri mirnjohjen dhe vlerësimin që mësuesi dhe poeti dhe ish nxënësi i mësueses Lumnije ruan në kujtesën e tij,Ja si shprehet një tjetër poet:

Nexhat Sadullahu
Herët e ndjeve etjen e popullit
Për dritë
Lumnije Vokshi

Erdhe nga jugu i nxehtë
Në vorbullën e ferrit
Aty ku çallmat e kuqe
Me zërat e minares
Të ndikuara nga kryqi
Mohonin çdo gjë ...etj
Se kurrë nuk ka qenë e lehtë për ta mabjtur të gjallë gjuhën shqipe se gjithmonë shqipatrëve u është kërkuar e imponuar ta harrojnë ,po kurrë nuk kanë arritur ti mposhtin dot as këta njerëz të dritës as fëmijët që ishin të etur për të mësuar gjuhën ëmbël shqip.
Agron Shele do të shprehte për mesuese Lumnijen :
Të arta gërmat e shqipes
Të ndritshme sa mijëra ylberë
Shkronja të shkruara me gjak
mbi faqet e dhembshme të atdheut.
E janë këto vetëm disa nga vargjet e shkëputura nga kjo vepër për mesuesen Lumnije Vokshin, për këtë zonjë fisnike dhe mësuese të nderuar për të treguar shembullin që ajo përcolli për tu skalitur thellë në zemrat e atyre femijëve atë kohë për të mos u fshirë kurrë nga kujtesa dhe për tu shprehur sot. Shfletoj dhe zemra më rrah fort nga emocionet se nuk është e lehtë të gjesh gjuhën e medndjes për të depërtuar kaq thellë dhe fort nëpër shpirtra brezash duke krijuar kështu kaq fuqishëm dëshirën për tu dëgjuar me ëndje.Të jesh edukator/e mësues/e është kaq bukur, por kaq e vështirë.Se të jesh mësues/e e të lësh gjurmë duhet të tretesh si qiriri për të ndriçuar rrugën për të tjerët.Falëminderit mesuese Lumnije! Falëminderit që na dhe mundësinë sot të tregojmë që do të vazhdojmë të ecim në hapat tuaja për tua lënë edhe ne mundësinë brezave që po vijnë e shkojnë se arti i dijës është arti i një prindi të dytë....





0 comments:

Post a Comment