Me thikën e tij të shurdhët vizatonte në anët e shpellës,
Kuaj,dema, luanë me krifën e tyre tronditëse,
Më pas vizatoi rrotën e zjarrtë të diellit,
Si gjahtar i shkëlqyer
majë shkrepave bridhte.
Mrekullohej me flakët e zjarrit që digjej,
Me hijet që vallëzonin përreth grindej pa pushim,
Pastaj mendoi që një shpellë tjetër të ngrinte,
Duke sklaitur gurët me më të madhin mundim.
Shpesh ulej i veçuar imagjinonte i shkujdesur,
Në vështrimin e tij,shtrihej para toka e panjohur,
Të mos harrojmë se ai ishte shumë i zbehtë,
Ëndërrat e jetës,përmes dashurisë ishin rrënjosur.
Pastaj filloi të bisedonte me erën që fryente përtej,
Se si mund të ishte gjithmonë i ri gjatë gjithë ditëve të
tia,
Si në celular iu përgjigj një zë: “si bandit përjetshëm,”
Orës dhe ajrit,rrugët e qytetërimit do tu’a vidhja.
Më pas shpellarët ngritën qytetrmin e tyre,
Në diskutimet që patën për perceptimin e qenies,
Filluan të zbërthejnë nga larg oshtimat e detit,
Ai iu përgjigj me këngë,nëpër dallgë valle hidhte.
Por ai s’mund të harronte diellin në lartësinë e tij të
nxehtë,
Ta pyeste se si ngrihej kaq i ndritshëm në agim?
Si një perëndeshë me faqe të artë ai iu përgjigj i qetë,
Dëgjoje shpirtin tënd më qartë se po të djeg,po të shkrin.
Hijet ishin të shpuara nga ëndrrat,
Alo-të këmbonin në një shurdhimë,
Lumenjtë dhe përrenjtë kanë ngrirë të përkulura hark,
Prej gjysmës së qiellit duke kërcyer valltarët ndrijnë…
0 comments:
Post a Comment