(Çaste të leximit letrar), 1
Para tre vjetësh, më 1 dhjetor 2013, shkoi në amshim Abdullah Konushevci (1958-2013). Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë.
1. SHËNIM HYRËS
La pas vetes vepra poetike të vlerave të parme artistike: Vëllimet me poezi:
Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},
Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),
Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),
Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),
Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),
Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),
Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011)
Tekste shkollore dhe kritikë letrare:
Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},
Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),
Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),
Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),
Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),
Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),
Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011)
Tekste shkollore dhe kritikë letrare:
Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)
At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)
Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)
Përkthimet nga anglishtja
Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingëay: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, 2008.
[redakto]Përkthimet nga kroatishtja
Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)
[redakto]Të tjera
Meqë për nja dy-tri vite në rrejtin social komentoja shpesh poezitë e tij, ndër të tjera shënova: "Vlerat poetike-antologjike të Abdullah Konushevcit, nuk reshtin së krijuari e së shqiptuari thellë-thellë."
Kësaj radhe, u zgjodhën tri poezi, me tri komentime që i bëja aty për aty leximeve të krijimeve të tij poetike.
2. POEZIA LUTJA XXXIII
31.12.2010 në 3:21.PD
Zot, pikëpikë
po më shteron gjaku
Dhe pikë e fundit
Le të derdhet
Mua aq më bën
Po na kërcënojnë, Zot
Duan me na nxjerrë në gjyq
Me na vjerrë në litar
Fali, o Zot
Nuk e dinë ç’është me vuejtë
Nuk e dinë ç’është me dashtë
Vdekja është fytyra tjetër e dashnisë
Nuk kanë me mësue kurrë
Ata që nuk i preku dora Jote
Zot, ki mëshirë për dashninë tonë
Ajo është drita dhe rruga është
Deri te mbretëria Jote
Prej malli dhe dashurie
Ani, mua më merr
Ajo le të jetojë
po më shteron gjaku
Dhe pikë e fundit
Le të derdhet
Mua aq më bën
Po na kërcënojnë, Zot
Duan me na nxjerrë në gjyq
Me na vjerrë në litar
Fali, o Zot
Nuk e dinë ç’është me vuejtë
Nuk e dinë ç’është me dashtë
Vdekja është fytyra tjetër e dashnisë
Nuk kanë me mësue kurrë
Ata që nuk i preku dora Jote
Zot, ki mëshirë për dashninë tonë
Ajo është drita dhe rruga është
Deri te mbretëria Jote
Prej malli dhe dashurie
Ani, mua më merr
Ajo le të jetojë
(Prishtinë, më 31 dhjetor 2010)
KOMENTI:
Ne Lutje, Hyji është masë e të gjitha gjërave; është shumësi sprovash, në të cilat gjithëçak rrëfehet, paraqitet, shqiptohet, përgjërohet; është njaj froni i të gjitha gjykimeve qenësore, kundruall gjyqeve te tokës që kryqëzojnë Njeriun dhe Dashurinë, atë Vuajtjen e tij të shenjtë dahsurore; gjykim i përgjëruar hyjnor, i shtrirë kudo e mbi çdo gjë... Dhe, le ta themi, poeti arrin ta shqiptojë këtë thellësi të emocionit të dashurisë. Ai e ndien pikëtakimin e dy botëve: tokësores dhe hyjnores nëpërmes asaj Dore të Hyjit, aq metafizike e aq konkrete njëherësh. Poeti na e shqipton të vërtetën e vetëdijes sonë, se në tokë ka aq shumë moskuptime të vuajtjes dhe dashurisë (Fali, o Zot Nuk e dinë ç’është me vuejtë/ Nuk e dinë ç’është me dashtë"); pra, na e e tërheq vëmendjen, se ne tokësorët e vdekshëm vetë e
kërkojmë të largohemi nga të kuptuarit e dashurisë dhe vuajtjes sipas masës hyjnore e thellësisht njerëzore; të largohemi nga vetë ky realitet dhe prapëseprapë aty jemi, së andejmi mësyjmë ta kerkojmë, me jetën e vdekjen tonë, sepse, në fund të fundit, askund kjo qenie
njerëzore nuk mund të qëndrojë, përpos tek Absoluti Hyjnor... për t'i dhënë kuptim e qenësi dashurisë, si ë vetmes rrugë shpëtimi. Dhe për të cilën ia vlen edhe të vdiset (“Ani, mua më merr/ Ajo le të jetojë”)
Dy nga dhjetëra KOMENTE tjera të miat për poezitë-lutje të tij:
(LUTJA XXXII) KOMENTI:
E tash, poeti na fton ta lexojmë së bashku atë thirrmën biblike: Lavdi Zotit! Gjithnjë nëpërmes një rikrijimi lirik, aq jetësor e me aq përjetim të pamatshëm estetik. Njerëzit, femra, ngjarjet, na janë të kësobotshme, kurse Hyji është i përtejbotshëm, i mbibotshëm,
krejtësisht i pastër, i gjithëpushtetshëm mbi aq gjëra të pushtetshme mbi tokë... dhe të dyja këto botë (edhe bota poetike e kësaj Lutjeje), janë krejtësisht pranë: ato sikur preken me majat e gishtave, si në imazhin e përfytyruar hyjnor të dorës së Hyjit. Prandaj, një gloria biblike këtu lexohet si një himn edhe ndaj jetës së shpëtuar me dashuri, ndaj dorës shpëtimtare të Hyjit që nuk lejoi të plagosej a të tjetërsohej kjo dashuri... Në tryezën e tij të përjetimit, poeti i ka pranë
edhe Hyjin, edhe engjëjt e shenjtorët, edhe njerëzit, tokën dhe universin, para të cilëve na e rrëfen Lutjen e tij të dashurisë. (06.01.2011)
(LUTJA XXXVIII) KOMENTI:
Sigurisht që jeta nuk rrjedh krejtësisht e rrafshët, e hekurosur. Për këtë gjë është i ndërgjegjshëm subjekti lirik i kësaj poezie: është i ndërgjegjshëm se ka kohë vetërealizimesh dhe tensionesh, kohë boshllëqesh dhe dobësish,, ashti sikundër ekzistojnë edhe kohë e vetmive (izolimesh) dhe kohë çmendurish ("Zot, më shpëto këtë herë/ Të mos më dalin mendtë prej kresë"). Poeti i rifunskionalizon poetikisht idiomat gege që sugjerojnë këso situatash intime të dashurisë (në përqasje me ato të aktualitetit të përgjakshëm).
Së këndejmi, na vjen thirrja dramatikepoetike për ndërgjegjësim: emri Zot, këtu është semantemë lirikenjerëzore e THELBIT, e shpëtimit, e jetës, Zoti është edhe Atdheu... Prandaj poeti lektiset ndaj Zotit, gjakon atë shpëtimthelbpërndritjendërgjegjesim....( 30.01.2011)
3.
KËSHILLA TIM NIPI
(Mal Llozanës, që sot mbushi 3 vjet)
Nga Velipoja
M’u ngjitë në Shkodër
Pa t’u tremun syni nga i rrepti Agron
E ki lehtë tevona
M’u ngjitë re mi re e kodër mi kodër
Me ra në Shkodër
Nga Majë e Cukalit
E me i hy
Në loçkë të zemrës
Kânë me të thânë
Je i zog Shkodret
Me marrë në gji Shkodrën
Niqin herë âsht pak
Siç e merr Drini Bunën
Dhe e vjell n’Ulqin
Mos gabo me lânë Shkodrën
Pa e marrë fort ngryk
M’u da prej saj
âsht si m’u da dashnijet
M’u ngjitë në Shkodër
Pa t’u tremun syni nga i rrepti Agron
E ki lehtë tevona
M’u ngjitë re mi re e kodër mi kodër
Me ra në Shkodër
Nga Majë e Cukalit
E me i hy
Në loçkë të zemrës
Kânë me të thânë
Je i zog Shkodret
Me marrë në gji Shkodrën
Niqin herë âsht pak
Siç e merr Drini Bunën
Dhe e vjell n’Ulqin
Mos gabo me lânë Shkodrën
Pa e marrë fort ngryk
M’u da prej saj
âsht si m’u da dashnijet
(Prishtinë, gusht 2009)
KOMENTI:
Të duket sikur po ligjëron një PLAK ANTIK iliroarbërorshqiptar: ishte në traditën tonë që gjyshi t'i linte amanete nipit...t'i rrëfente histori, legjenda, bëma...
Sikur ti e lexon një DORACAK a Testament shpirtëror etnik për t'u gjendur në situatat e shtegtimit a të vetënjohjes legjendare...
Poeti ka shkëputur një ekzemplar të rrallë nga monumenti ynë MEMORIAL dhe na e vë përpara, si një monument ligjërimor etnik... të gdhendur aq poetikisht...
Sikur ky Doracak pushton hapësirat e kohëve; ka ngritjet e zbritjet, perigjeun e apogjeun e tij, ka VETIKALEN E ("M’u ngjitë re mi re e kodër mi kodër" ... ) dhe HORIZONTALEN ("Me ra në
Shkodër/ Nga Majë e Cukalit"), THELLESINE ("E me i hy/ Në loçkë të zemrës") dhe SHTRIRJEN tij neper toponimine e zemres shkodrane...
Dhe testamenti i lihet, gjithnjë, qenies më të dashur. E ku ka dashuri më të thellë zemre, se ç'e ka gjyshi për nipin! Testamenti, një si trashëgimi shpirti mbi dashninë etnike autentike, për DASHURINË E ETNISË që zë fill në Shkodër! (27.05.2011)
4.
KËNGA E DISIDENTIT
2010-08-05
Nuk mund të më shihni
Nga retë që kam nën këmbë
Nga retë që kam nën këmbë
Pse s’mund të më dëgjoni
Nuk keni dhe shumë faj
Kur ligjëroj zërin e ngjyej
Në qetësinë e qiejve
Nuk keni dhe shumë faj
Kur ligjëroj zërin e ngjyej
Në qetësinë e qiejve
Kam dhimbsuri
Sa pak shihni
Nga muga që u vesh sytë
Sa pak shihni
Nga muga që u vesh sytë
Jam shumë mëshirëplotë
Për këngën tuaj plot vaj
Që nuk e zbardh agimi
Për këngën tuaj plot vaj
Që nuk e zbardh agimi
Ju dua, ju dua shumë
Kur më therni në loçkë të zemrës
Kur më rrotulloni mbarë
Si të vrarin
Dhe thikën e ngulni në tokë
Nga frika mos u zë gjaku
Kur më therni në loçkë të zemrës
Kur më rrotulloni mbarë
Si të vrarin
Dhe thikën e ngulni në tokë
Nga frika mos u zë gjaku
Do t’ju dua, do t’ju dua shumë
Kur të ma hiqni kokën nga trupi
Kur të m’i këputni duart këmbët
Do të jem dhe unë një torzo
Një torzo si ju vetë
Kur të ma hiqni kokën nga trupi
Kur të m’i këputni duart këmbët
Do të jem dhe unë një torzo
Një torzo si ju vetë
Se kjo rënie teposhtë teposhtë
Është një ngjitje thikë përpjetë
Është një ngjitje thikë përpjetë
Prishtinë, më 5 gusht 2010
KOMENTI:
Aq zemërgjerë është DISIDENTI LIRIK i kësaj poezie, sa ngjet në një Jezus, do të thosha, nëë një Jezus Modern, dhe këtë Njeri Disident ne e injorojmë a e mohojmë posi Shën Pjetri mohues, edhe kur i besojmë, edhe kur është aq hyjnor "nëpër re", ("Nuk mund të më shihni. Nga retë që kam nën këmbë"). Portretizimi shtrihet tutje, me dhembshurinë e mëshirën e tij të plotë a me përmasat tejnjerezore të dashurisë kundruall këtyre thikave, mohuesve, frikanakëve etj etj ("Do t'ju dua shume...”) Sa shembuj të tillë burgosjesh, zhdukjesh a situatash para pushkatimit ka në historinë tonë dhe sa shqiptime faljesh të këtyre disidentëve për vrasësit mu në çastet e pushkatimit! ... Dhe kjo poezi na i sintetizon mrekullisht ato situata historike ....
Mandej, sot, nga veprimi i tillë mohues kolektiv (a publik, si thuhet sot), folësi lirik detyrohet të ligjërojë (në veten e parë - me kredon, brengën, vetëdijen për zgjim...) me një thirrmë drejtuar ndërgjegjësimit të kësaj "mase": situata tash e tutje është ajo e një cungimi (njerëzor a atdhetar...nuk ka rëndësi), është situatë e qenies pa gjymtyrë, pa kokë, situatë-torzo! Por, "harrohet", se te kjo rënie a cungim, DISIDENTI lartësohet me vizionin e tij tejkohor.
Kurse vetëcungimit i mbetet ende kohë për ndërgjegjësim!
Faleminderit për këtë dhuratë të bukur për lexim!
(Prend Buzhala 1 dhjetor 2016)
0 comments:
Post a Comment