Seç u bëmë me vet dëshirë
për të na bartur lumi
ee dëshirë shqiptarët të
bëhemi shkumë e sapuni,
rrahëm gjoks nëpër shumë
tubime
për çështjen shqiptare ne vet do bëjmë zgjidhje.
U betuam liderët shqiptarë në komb e fe
se do të japim jetën për
liri e atdhe,
do ta bëjmë thanë gjithkund
në këto troje shqiptari
e do të vdesim me lugën
futur thell në tagji.
E dhanë fjalën e besës se
do votojmë për shqiptarë
e kur nuk do e lejojmë
veten të bëhemi tradhëtarë,
ne veprojmë me vepra e me
fjalë kurr nuk lehim
vota e shqiptarit kurr
nuk do shkoj për Gruevskin e Zajevin
Seç na dolën ca
shqiptasrë-esëbashku me një çfarë Muki
Ujin e shqiptarëve në mulli
të Zaevit na e futi,
arat e shqiptarëve , o
Muki me farë Strumice seç na i mbolle
ia bëre të mundur Zaevit me në arat tona grurin të na e korre.
O ca vëllezër shqiptarë
seç u ndatë për intereset tuaja e duke u përçarë
njëri tjetrin nuk u
ndalët asnjëherë mes vete duke u sharë,
ndarja dhe përçarja juaj
do të na kushtoj shume neve si shqiptarë
veç pse ju deshët të
bëheshit të bëheshit pushtetarë yullumqarë.
A thuaa vallë kur do të
vetëdisohemi ne si shqiptarë.
Të vij Muki me Zaevin të
na i marr votat në shtëpi e mëhallë?!...
Aspak, o të mjerë kjo
punë që bërët nuk ju kishte fare hije
që si shqiptarë të na vijë në konak dikush e të na bëni si
hirrë gjize.
0 comments:
Post a Comment