Friday, December 2, 2016

Bilall Maliqi - ERRËSIRË…

(Prozë poetike)

U errësua dita me ca re të zeza, dhe çdo çast pritej të pikojnë pikla shiu mbi hapësirën e djegur . Errësirëa vriste kudo, edhe në atë kthinë, ku nga frika fshihej një dashuri, aty qiriri grimconte ngapak terrin si ferr. Asnjë fjalë, e as psherëtimë s’u dëgjua në dhomën e boshatisur nga kujtimet e ëndërrta, veç ca ofshama të shpeshtuara prishinin heshtjen e vdekur. 
Të trishta ishin edhe shikimet e saj nga ajo errësirë tmerruese. Edhe qiriri gati i djegur, iu afronte shuplakës së tavolinës, për t’u shkrirë e shtrirë nëpër dërrasën e lëmuar.
Mërmërimat gjuanin flakë vetëtime kudo, dhe frika trashej. Kujtesa me fjalë të pazëshme thërret diellin që ta gjuaj errësirën e frikshme m’u në xingonë.
(Për)njëherë, në sytë e saj, u shkri një peizazh i bukur, që sapo e zbuloi drita, por ende drithërimat shëtisnin nëpër atë trup njomak, buza i dridhej, gati përvajshëm, e shikimet ngadalë liroheshin nga pamjet e zeza, për t’u shndërruar në shikime të dashurisë përrallore…
(02 dhjetor 2016)

0 comments:

Post a Comment