Friday, December 2, 2016

Raimonda MOISIU - Thith hirin e djegur, të dashurive të mia…

Qëndroj para pasqyrës këtë mëngjes të hirtë,
Që nga dritarja vështroj qiellin- është i trishtuar,
Që nga pasqyra vështroj fytyrën time me rrudha…..
Vetëm dicka zbardh,ka një zbardhësirë kocke,
dhe… është bardhana e thinjave të mia….

Thith cigaren, sikur thith hirin e djegur,
të dashurive të mia që ikën,
ja si ky tymi që shkon i pashpirt lart…..!
Sa kam dashuruar unë kësaj jete,
Sa dashuri kam falur ngado,
I falte shpirt im i dhimbsur, i ëmbëlsuar nga
lulet dhe përkëdhelitë e fëmijërisë sime….

Rrah këmbët fort , mundohem t’ia ngjis tokës,
gjurmët e dëshpërimit, e të vrapoj drejt hapësirës,
e lirë,- duke cicërirë e shpenguar si zogjtë,
të arrij lartësitë e qiellit, aty ku hëna i fal argjënd,
oqeanit, e zbardhëllen fytyrën time me rrudha.
Zbardhëllen pasqyrën e kujtimeve që më ndjek,
si flaka e qiririt, dhe i bën dritë rrugës;
mes qiellit e tokës……
I bën dritë kopështit pa gardhe të kujtimeve,dhe
bilbilave të shushatur nga errësira….

Në heshtjen e natës cicërimat e tyre më
ngjajnë si tinguj funebre në homazh të kujtimeve,
ndërsa sytë e zemrës lodrojnë në varkën e wndwrrave.
Mundohem të fluturoj sa më lart, të rilind ndërr’ ëndrra
Të vallëzoj në delikatesën e qelqit të reve,
të marr frymë, ajër, të hap krahët,
të përqafoj qiellin blu……..

0 comments:

Post a Comment