OSMAN HASAN STOJKU MUNDËSI I PARË
GOLLOBORDAS NË AKTIVITETET ZYRTARE
Të "ngjallesh" të vdekurit në
kujtesën njerëzore është bekim. Ata që dinë dhe që mundin ta bëjnë këtë i bëjnë
nder vetes dhe krahinës. Ky shkrim konçiz ndezi një qiri përshpirtjeje në
zemrën e gollobordasve dhe sportadshësve të boksit e të mundjes! Jo vetëm kaq!
Faleminderit "Shoqata e Mundjes "Golloborda"!
..............
Të shkruash për njerzit që kanë lënë gjurmë nuk është e lehtë.Ata janë të
fushave të ndryshme,që me veprimtarinë e tyre kanë mbetur të pavdekshëm.Krejt
rastësisht,një ditë si të gjithë ditët e tjera do të më binte zilja e
celularit.E hapa telefonin dhe nga ai zë i njohur që ishte një nga të afërmit e
mi,pas përshëndetjeve të rastit më kërkoi nëse do të kisha mundësi dhe kohë të
lirë të takoja Hile Lushakun.Për disa çaste mbeta i befasuar.Ky emër më kujtonte shumë.Komandanti
Hile Lushaku tashmë në pension më kërkonte për një kafe! Po përse vallë? Shumë mendime
për momentin më vërviteshin në kokë.Edhe tani që është në pension do të më thërriste
për ndonjë detyrë? I habitur nga ky lajm,dhe pa ditur se për çfarë më kërkonte
komandanti,thashë se “Po”.Kur të kërkon një komandant a mund të mos i
paraqitesh atij? Kjo as që mund të diskutohej.Mendimet filluan që të vinin me
radhë, pa mundur që të bëja lidhjen e tyre.Megjithatë,pikërisht m’u në pragun e
dimrit,kur qielli sapo ishte i nxirë nga retë, dhe shiu binte si me gjyma,u nisa për
në vendin e caktuar...
Hile Lushaku është një nga ato personazhe që kanë lënë gjurmë në
veprimtarinë e tij.
Ai arsimin e ka mbaruar në vitin 1969 -1973,më pas vazhdoi studimet në
shkollën ushtarake “Skëndërbej”. Më pas shkollën e lartë ushtarake ku në vitet
1987 – 1989 u diplomua si oficer i zbulimit ushtarak.akademinë e Shtatmadhorisë e mbaroi në vitin 1993 – 1996.Kurse akademinë e Policisë
e ka mbaruar me vlerësimin”shkëlqyeshëm”,po me këtë vlerësim ka mbaruar të
gjitha shkollat.Ai fitoi gradën nënkolonel.
Eksperienca e komandant Hile Lushakut është e madhe.Që nga pedagog në e
deri drejtues i lartë në forcat e armatosura në Drejtorinë e Zbulimit.E,më pas
ai punoi në shumë sektorë të rëndësishëm me detyra mjaft delikate duke i kryer
të gjitha me sukses.
Autor dhe bashkëautor i shumë botimeve në fushën prefosionale.Kuadër i lartë
që e dallojnë pazëvëndësueshmërinë e tij në shumë kualitete.
E,pra shte ky njeri që më priste për takim...
U takuam...në një bar kafe të zakonshme,kurse shiu si për inatë, litarë –
litarë prej qiellit binte...Pas përshëndetjeve të rastit,ai hyri drejt e në temë.Deshte
të dhëna për një sportist,Osman Stojkun.Për disa çaste mbeta i
hutuar.Personalisht asnjë herë s’kam qenë i dhënë pas sportit.Emri që më përmendi
diçka më kujtoi...Pas një bashkëbisedimi të ngrohtë ai më tërhoqi në brendësinë
e tij...
......................................................................................................
Po kush ishte Osman Stojku?
Osman Hasan Stojku,
mundësi i parë gollobordas në aktivitete zyrtare.
Osman Hasan Stojku, u
lind në Tiranë, por është nga Lejçani/Okshtuni.Hasani, u martua me Beglie Teodorin nga
Smollniku, u trashëguan dhe patën 5 fëmijë.Osmani ishte me arsim 7-vjeçar,më i larti për kohën, në moshën e rinisë ka
qenë pjesë e njësiteve guerile në Tiranë, është kapur nga shërbimet e policisë
fashiste, është burgosur e dënuar me pushkatim, por i ati, Hasani, shfrytëzoi
njohjet e shumta që kishte në Tiranë dhe i shpëtoi jetën. Sapo u lirua nga
burgu, Osmani doli partizan, fillimisht në çetën partizane “Dajti”, me Beqir
Ballukun, pastaj u inkuadrua në batalionin e 4-të të Brigadës së Parë Sulmuese
Partizane. Në luftimet për çlirimin e Tiranës u takua në Kërrabë me Hajdar
Rexhep Stojkun, djali i xhaxhait të tij, i cili mbeti i vrarë aty. Flitet se
pas çlirimit i patën afruar detyra zyrtare, por ai nuk i ka pranuar se ka qenë
gagaç (i mbahej goja). Ka qenë në shoqëri me djem që dashuronin sportin, janë
stërvitur në grup pa trajner. Osmani ka patur grusht shumë të fortë. Ka punuar
në fabrikën e porcelanit, mjeshtër në furrat e pjekjes, deri sa doli në
pension. U shua në moshën 60 vjeç. Osman Stojku ishte sportist i madh, pionier
i boksit dhe i mundjes në Shqipëri, fillimisht pjesë e ekipit përfaqësues i
Tiranës, në janar 1947 u shpall nënkampion kombëtar, pesha e lehtë, 62 kg, në
boks dhe kampion kombëtar në mundje në peshën “pupël”; nënkampion në boks edhe
në vitin 1950 me ekipin e Durrësit, pas fitores me Petrit Shytin mbasi humbi në
finale me Stefi Mile, pesha gjysmë e mesme; kampion në mundje dhe në boks në
vitin 1951, mbas fitores në finale me mundësin Shabani të ekipit Tirana dhe
trajner i dalluar në boks me Durrësin. Miq të tij tregojnë se në vitin 1948,
kur shkoi vullnetar në Beograd për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Zagreb,
filloi të organizonte dyluftime me vullnetarët suedezë të cilët kishin marrë me
vete doreza boksi për argëtim. Ishte edhe Todi Janku, të cilin në viti 1952,
miku i tij, Osman Stojku e shtyn të përfaqësojë skuadrën “Puna Qendrore”, që do
të merrte pjesë në kampionatin kombëtar që do të zhvillohet te kinema
“Republika” në Tiranë. Osman Stojku rezulton të ketë qenë edhe trajner i ekipit
“Shoqëria Qëndrore-Puna” i Tiranës, në boks, i cili u shpall kampion në vitin
1955 me 6 kampionë kombëtarë (Emil Prenushi, Hilmi Reka, Nazmi Halili, Dervish
Etovia, Teodor Janku dhe Hysen Sharra). Në vitin 1954 publikoi shkrimin “Boksierët
në stërvitje”, duke sjellë përvojën e tij si trajner në drejtimin e ekipit të
shoqërisë “Puna” i Tiranës. Në vitin 1954, ekipi i boksit “Puna” fitoi
kompeticionet kombëtare të zhvilluara në maj e qershor dhe u shpall kampion
kombëtar edhe në vitin 1955. Osmani ka qenë i propozuar për nderimin me
titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste”, por nuk ia dhanë sa ishte gjallë.
Disa vite pati angazhime në kolegjiumin e gjyqtarëve të mundjes dhe herë-herë
edhe shkroi komente e vlerësime të garave të
mundjes. U shua në vitin 1983.
0 comments:
Post a Comment