Sa herë në çdo vit kur vijnë Krishtlindjet,
Qielli rëndohet nga festa e metalit të shkrirë,
Prej humnerave të largëta gjithë zjarr,
Burojnë shkulmat e përrenjëve,
Degët ëndërrojnë të srukura duke mërdhirë.
Rrezatimet e zjarrta mezi duken,
Nga akulli i murrmë plasariten ditët,
Të gjitha dhimbjet në këtë ditë zhduken,
Sytë e qiellit duke na vështruar rrinë.
Nga shtjellat e luleve shelgjet marrin frymë,
Pas shkrimeve të shenjta i zhytur në mendime,
Dëgjohen hapat e kristalta, dimri na e shkel synë
Tunden këmbanat e arta, lëshojnë tinguj magjepës,
Në vend të pikëllimit të rëndë,shpërthen demoni i zi.
Në prag të kësaj feste gjithmonë bëhen pritje solemne,
Një blu e kthjellët nga retë rritet me guxim,
Gjuha e flakëve të rrushit u ashpërsua,
Nga jashtë lulet,mbyturazi lëshojnë rënkim…
0 comments:
Post a Comment